Tre persona të arrestuar dhe 8,5 kg kanabis të sekuestruar, është ky bilanci i aksionit të policisë së Shkodres mbrëmjen e së shtunës në aksin nacional Shkodër- Muriqan. 

Pas marrjes së informacioneve nga policia e Shkodrës së 3 të rinjve nga Mirdita po udhëtonin drejt Muriqanit ndërsa po transportonin lëndë narkotike, efektivet e policisë kanë vendosur një postbllok pranë urës së Bahçallëkut për të ndaluar automjetin. 

Pasi automjeti tip benz me targa LE 7958 A është afruar, drejtuesit të automjetit i është bërë më shenjë për t’iu ndaluar postbllokut të policisë. Në këtë moment drejtuesi i automjetit i ka dhënë gaz autoveturës duke thyer postbllokun dhe duke dëmtuar 2 automjetet. 

Menjëherë, automjete të tjera të policisë që kanë qenë në postobllok, janë vënë në ndjekje të Benzit me targa të Lezhës, ndërsa nuk kanë munguar edhe të shtënat me armë zjarri. 

Pas rreth 1 km, automjeti i 3 të rinjve ka përfunduar në ujrat e lumit Buna. Çdo gjë ka ndodhur pranë kthesës së Zuesit ku autovetura që transportonte lëndën narkotike ka humbur drejtimin sipasojë e shpejtësisë dhe ka dalë nga rruga. 

Për pasojë 3 të rinjtë kanë marrë plagë të lehta ndërsa janë arrestuar në flagrancë nga policia e Shkodrës. 

Burime nga blutë e Shkodres bëjnë të ditur se të rinjtë kishin si destinacionin transportin e lëndës narkotike drejt Malit të Zi e më pas drejt vendeve të BE- së për ta shitur atë.

[gallery]20578[/gallery]

muriqan
muriqan

Redaksia Oline
l.q/Shqiptarja.com