Mish me bishtaja nga zonja Vjollca

Mish me bishtaja

Përbërësit:

500 gr mish viçi ose qingji

1 qepë të thatë

4 qepë të njoma dhe 2 thelpinj hudhër

2 domate

1 lugë kafeje piper të kuq

800 gr bishtaja ( jeshile)

kripë dhe piper të zi

2 lugë gjelle majdanoz

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin sat ë zverdhet pak. Shtojmë qepët dhe I kaurdisim sëbashku me mishin deri sa qepa të zbutet dhe hudhrat të prera në feta. Domaten e kemi qëruar nga lëkura dhe prerë në kubikë të vegjël e shtojmë në tigan dhe I përziejmë duke e lëmë të ziejë për 10 minuta dhe shtojmë piperin e kuq. Shtojmë bishtajet të freskëta ose të frigoriferit I përziejmë me kujdes dhe vendosim kapakun. Shtojmë kripë, piper të zi dhe shtojmë ujë, jo më shumë se niveli bishajave dmth  mos të dal uji mbi to I lëmë të marrin një valë, ulim temperaturën nën mesatare dhe I lëmë për 30 minuta deri sa bishtajat të ziejnë 5 minutat e fundit shtojmë dhe majdanozin. Fikim zjarrin dhe e lëmë gatimin të qetësohet dhe e shërbejmë për 30 minuta.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump