Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Repolitix

TIRANË - Një deklaratë e kryeministrit grek Mitsotakis ditën e sotme se Greqia do i vendos kushte Shqipërisë për rrugëtimin e saj në BE, ka ngjallur diskutime dhe debate në studion e ‘Repolitix’. Sipas Mitsotakis Shqipëria duhet të përmbush detyrimin ndaj minoritetit grek, përfshi edhe të drejtën për ‘Vetëvendosje’.

Pikërisht kjo fjalë e fundit u bë kryefjala e debatit të sotëm. Rezart Kthupi tha për Denis Mingën se Mitsotakis po e trajton këtë çështje sikur është diskutuar më parë mes Greqisë dhe Shqipërisë.

'Vetëvendosje do të thotë, autonomi ndaj pushtetit qendror. Mitsotakis ka pretendime për etninë greke në Shqipëri, janë pretendime territoriale dhe të drejtash. Kur flasim për vetëvendosje nga një kryetar shteti nënkupton mbrojtje e veçantë përtej mbrojtjes së shtetit shqiptar. Mitsotakis e trajton sikur vetëvendosje është trajtuar më parë dhe tani po kalon në marrëdhëniet multilaterale.'

Gazetarja Esiona Konomi e konsideroi këtë një provokim politik të brendshëm në Greqi, duke shtuar se integrimi i Shqipërisë në BE varet nga Brukseli, jo nga Athina.

'Integrimi ynë nuk varet nga Athina por Brukseli, pavarësisht se Athina tenton të bëhet faktor. Në progres raport, flitet për gëzim të të drejtave të minoriteteve që Shqipëria vlerësohet. Nuk ka në atë dokument asnjë pretendim të fshehur se një minoritet i caktuar nuk ka pasur formalisht ndonjë kërkesë për vetëvendosje. Nuk ekziston asnjë dokument. Për mua është provokim politik, retorikë politike në Athinë. Sado që bën grindavece telefonon Franca dhe gjermania dhe bëjnë hap pas. Është hera e parë e një pretendimi të tillë. E shoh si aventurë politikë për nevojat që ai mund të ketë në Athinë. Kemi kritika për pronësinë por nuk janë specifike për minoritetet, por për të gjithë shqiptarët.'

Edhe Pano Soko mendon se është një deklaratë politike pa referencë juridike.

'Ka folur për konsum politik të brendshëm. Ka dhe arrogancë, që Rama i mëshon herë më tepër pastaj bëhet ky. Dialog ndërpersonal mes dy kryeministrave. Konteksti i vetëvendosjes nuk ka kuptim. Nuk ka analogji me Serbinë dhe Kosovën. Nuk shqetësohem. Më vjen për të qeshur. Autonominë e kuptoj. Vetëvendosje? Vetë vendosin ata. Kemi 2 bashki minoritare. Të vizatuara posaçërisht për respektimin e të drejtave minoritare. Në këto kushte vetëvendosje është përmbushur. Por është më tepër një kthim restoje. Greqia ka një rol në BE, por është aty si një ndër vendet me më pak peshë.'

Deputeti socialist Lavdrim Krashi thekson se Shqipëria gjithnjë ka respektuar të drejtat e minoritetit aq më tepër atij grek.

'Në Dibër kemi një shprehje. Komshiu respektoje por një gardh vendose. Nuk jam azhurnuar me politikën greke. Por është për konsum politik të brendshëm. Në kuadër të këtij gardhi që them unë. Lajmi sot është hapja e grup kapitullit të gjashtë, politikën e jashtme, mbrojtja dhe siguria. Kjo ka ngjallur reagime në Greqi. Shqipëria nga vendet e vetme që kemi respektuar 100% minorite etnike. Kjo nuk e zbeh bukurinë e ditës së djeshme.'

Kthupi shton se deklaratat e Mitsotakis janë me shtypin dhe jo në tryeza politike.

'Ka dalë në një takim inaugurues, janë me shtypin. Janë qëndrime deklarative, jo zyrtare. Jemi në rafshin e diskutimeve politike. Do ishte shqetësuese nëse do thuhej në një tryezë me lidera europianë.'

Juristi Alban Daci paralajmëroi se kjo mund të jetë pjesë e një projekti më të gjerë të Greqisë, duke e krahasuar me modelin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

'Kam qenë ndër të paktat që me Belerin kam thënë se Greqia ka projekt serioz për të kopjuar asosacionin e komunave në Kosovë. Absurditeti jonë është që e shohim fqinjin me syrin tonë. Jo më themi nuk e ka Greqia me këtë synim. Të duket shaka? Pse nuk duhet të jetë serioz kur Greqia ka doktrinë Vorio Epirin. Vetëvendosje nuk është autonomi, as pushtet lokal. Fjala vetëvendosje është politik, por është vetëm juridik. Bazohet në Kartën e OKB për krijimin e një shteti që në kohën e Uilson. Term juridik. Krijon sovranitet. Autonomia jepet nga një shtet sovran. Vetëvendosje është kundërshtim me rendin ekzistues, për të shpallur një rend kushtetues. Autonominë e japim vetë atyre, vetëvendosjen e marrin vetë. Kur kryeministri e përdor këtë term përdor termin e marrjes së një vendi. Vetëvendosje është lëvizje që vjen nga poshtë, njerëzit. Do të thotë që ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Vijon projekti politik në jug të Shqipërisë. Greqia është në kohën e mesjetës.'

Në përgjithësi, pjesëmarrësit në debat theksuan se Shqipëria ka respektuar të drejtat e minoriteteve dhe nuk ka asnjë bazë për pretendime të tilla. Deklarata u interpretua si një lëvizje politike me synime të brendshme dhe pa ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve