Mjekuan autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç, lirohen dy mjekët

TIRANË-  Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar nga burgu dy mjekët që mjekuan Viktor Lamaj, autori i vrasjes së dyfishtë në Laç në 30 maj. Trupa gjykuese e kryesuar nga Ridvan Hado ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në "detyrim paraqitje në policinë gjyqësore " për dy bluzat e bardha Viktor Marku dhe Besim Lama.

Burimet bëjnë me dije, që pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit. Një gjë e tillë, do t'i hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin se nuk kanë kryer asnjë vepër penale. Ndërkohë, më herët Marku është shprehur se ka qenë i detyruar që të ndërhynte pasi gjendja shëndetësore e Lamajt ishte e rëndë, e ndërsa Lama ka deklaruar se nuk ka ndërhyrë, pasi nuk është specialist i fushës.

 ‘Isha i detyruar të ndërhyja menjëherë në operacion, pasi ai rrezikonte të humbiste jetën. Nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi’, ka thënë me hërët Marku.

 ‘Unë jam endokronolog. Nuk jam i specializuar për ndërhyrje. Më kërkuan ndihmë, ku ta çonin për operacion, u sugjerova klinikën private në Qytet Studenti’, ka deklaruar Lame.

Eduart Lamaj, mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama

Mjekët u arrestuan nga policia, pasi kishin pranuar që të mjekonin Eduart Lamaj kundrejt një shume parash prej 10 mijë euro në spitalin privat "Amavita". Lamaj kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë për shkak të plumbit që kishte marrë në këmbë, pas plumbave të marra nga Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Sipas dëshmisë së Lamajt, ai ku kishte qëllim që të vriste Gjergjin dhe Likën, por që të sulmonte hotelin, për shkak se pronari i saj i kishte lekë borxh pas prishjes së pazareve të drogës. Për këtë ngjarje aktualisht në burg ndodhet Eduart Lamaj, Ilir Xhepaj, një njeri me të shkruar kriminale,  teksa në kërkim vijojnë që të jenë Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrema: 13/07/2020 11:30

    Po shum mire o bab se kshu qarkullo ene leku , ai ka marr lek me vra ate, I ka dhan lek doktorave per tu mjeku, doktori I ka dhan lek gjykatesit mu liru, eee muhabet I gjate mer daj po ju vazhdoni me maska se ne rregull jeni

    Përgjigju
    • Nami: 13/07/2020 14:42

      Hahahhaha e bukur, je I madh

  • Gerdeci: 13/07/2020 11:20

    Liroi shoku Ridvan liroi te gjithe perpara se te shkarkoje vetingu. Mos lini asnje kriminel brenda. Mbase zoti te sjell ndonje hal, te tille ne familjen tende dhe te shohim si do ndihesh. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës