Këngëtarja Ronela Hajati mori kritika të shumta për performancën e saj në Eurovision, ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën "Sekret" dhe nuk arriti të kualifikohej për natën finale. Me ironi, ajo ka vendosur që t'i përgjigjet komenteve negative me një status në rrjetet sociale.

"Ore shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Ca të mil që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! Shqipe deri në vdekje. Askush nuk të do sa shqipet", shkruan Hajati në Instagram.

Me këtë i referohet edhe postimeve në rrjete sociale pasi ndjekësit po bëjnë shumë video dhe në sfond është kënga e saj, ndërsa nuk kanë munguar meme-t. Performanca e saj në gjysmë finalen e Eurovision ka marrë 1.7 milionë klikime në Youtube deri në këto momente.

Postimi i Ronela Hajatit në Instagram