Mori kritika për performancën në Eurovision, reagon Ronela Hajati: Ore shqipe, këndoni ndonjë këngë tjetër!

Ronela Hajati duke performuar në Eurovision

Ronela Hajati duke performuar në Eurovision

Këngëtarja Ronela Hajati mori kritika të shumta për performancën e saj në Eurovision, ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën "Sekret" dhe nuk arriti të kualifikohej për natën finale. Me ironi, ajo ka vendosur që t'i përgjigjet komenteve negative me një status në rrjetet sociale.

"Ore shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Ca të mil që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! Shqipe deri në vdekje. Askush nuk të do sa shqipet", shkruan Hajati në Instagram.

Me këtë i referohet edhe postimeve në rrjete sociale pasi ndjekësit po bëjnë shumë video dhe në sfond është kënga e saj, ndërsa nuk kanë munguar meme-t. Performanca e saj në gjysmë finalen e Eurovision ka marrë 1.7 milionë klikime në Youtube deri në këto momente.

Postimi i Ronela Hajatit në Instagram

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipja: 12/05/2022 15:49

    Moj vajze moj, moj aguridhe, po nuk e kupton ti moj se vetem shqipe nuk ishe aty??? Ku i ke pare moj vajze ato shqipet me breke qe ulerasin e gerthasin me sa kane ne koke??? Ku i ke pare ti moj vajze shqipet te shetisin doren aty perpara e te sperdridhen pa turp??? Na turperove ne si shqiptare dhe emrin e tet eti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që pagat e shqiptarëve të bëhen publike një herë vit?



×

Lajmi i fundit

John

Parashikimi i motit për sot, temperaturat arrijnë në 31 gradë