Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami

Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami

Ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi

TIRANË - Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervis Lamit , i cili kundërshtoi vendimin e Apelit të Posaçëm për rikthimin e tij në qeli.

Ervis Lami i cili u arrestua me urdhër të SPAK bashkë me ish drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe Valter Begajn, u la i lirë nga Gjykata e Posaçme në datë 14 qershor të këtij viti.

Vendimi i shkallës së parë u ankimua nga Prokuroria e Posaçme në Apel. Shkalla e dytë ne datë 25 korrik vendosi rikthimin e Lamit në qeli. 

Rrëzimi i rekursit u bë treshja gjykuese ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi.

Ervis Lami, administronte firmën ‘DAAM’, e cila sipas SPAK ishte në pronësi të kreut të ARRSH-së Evis Berberi. SPAK thotë se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë 'DAAM' shpk. janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Berberi dhe 2 biznesmenët u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. SPAK po heton Berberin për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Sipas akuzës Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tenderë kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj  “NET - GROUP”, sh.p.k.  Të paktën 2.2 milionë euro ka qenë përfitimi i drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i prangosur së bashku me Valter Begajn dhe Elvis Lamin, nga bashkëpunimi me këta të fundit në tendera dhe shitje fiktive.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin