Jose Mourinho pretendon të ndërtojë një ekip me pretendime të mëdha për sezonin që nis në gusht dhe për këtë arsye i ka kërkuar Romës që të forcohet edhe në mbrojtje. Një sinjal i qartë se ‘special 1’ nuk mbështet te Marash Kumbulla, i cili ka shumë gjasa që të shitet pasi Fiorentina e ndjek me interes.
Gjithsesi sipas ‘Corriera dello Sport’ nuk ka kusht largimin me patjetër të futbollistit shqiptar. Sipas kësaj gazete sportive edhe nëse Marashi qëndron Mourinho do me patjetër një tjetër përforcim në mbrojtje.
Portugezi në rastin më të mirë do ta përdorë Kumbullën për rrotacion, por peripecitë e një sezoni ndoshta edhe mund ti vijnë në ndihmë shqiptarit për më shumë minuta.