TIRANË - Komisioneri për të Drejtat e Njeriut të KiE Nils Muiznieks në një intervistë për gazetaren Erjona Rusi në A1Report ka nënvizuar faktin pozitiv se Shqipëria e ka kaluar klasën, por ka ende detyra shtëpie për të bërë sa i përket integimit të Shqipërisë në BE. Muznieks tha se fokusi i kësaj vizite ishte administrata gjyqësore dhe aksesi në sistemin e drejtësisë si dhe dhuna e policisë dhe një prej çështjeve shqetësuese për ne është aksesi i kësaj shtrese pra personave me aftësi të kufizuara.
Z. Muzhnieks faleminderit që pranuat të jepni këtë intervistë për A1 Report.
Faleminderit juve, jam i kenaqur që jam këtu.

Besoj e dini që komiteti i të drejtave të njeriut të OKB-së ka ngritur shqetësimin për ekzistencën e ligjeve diskriminuese ndaj personave me aftësi të kufizuara. A jeni edhe ju i mendimit që ligjet e miratuara nga qeveria e mëparshme janë diskriminuese ndaj kësaj shtresë të shoqërisë?
Fokusi i kësaj vizite ishte administrata gjyqësore dhe aksesi në sistemin e drejtësisë si dhe dhuna e policisë dhe një prej cështjeve shqetësuese për ne është aksesi i kësaj shtrese pra personave me aftësi të kufizuara. Mbase ndryshimet e bëra në ligjin për ndihmën ligjore ndaj tyre të miratuara në maj ishin një hap i mirë përpara por ka ende shumë persona me aftësi të kufizuara që nuk kanë akses në sistemin e drejtësisë, dhe jo vetëm nga jashtë por edhe brenda sistemit. Dhe ky ishte aspekti që kishim në focus të diskutimeve tona mbi administratën gjyqësore.
Ka shumë shqetësim brenda vendit dhe nga institucionet ndërkombëtare mbi dhunën brenda familjes. A jeni i shqetësuar për nivelin e vrasjeve që po ndodhin në familjet shqiptare dhe a ka qënë kjo temë e diskutimeve me autoritete këtu?
Mendoj se është një zhvillimisht shumë i mirë që autoritetet shqiptare ratifikuan konventën e Stambollit të Këshillit të Europës që ka të bëjë me dhunën dhe dhunën kundër grave. Në focus të vizitës tonë ishte misconduct i policisë. Pra ne jemi tepër të interesuar për mënyrën se si policia ka menaxhuar ankesat për dhunë brenda familjes apo vrasjet dhe se si janë zhvilluar hetimet, se sa profesionistë janë dhe jemi ende duke mbledhur informacion në lidhje me këtë cështje.
A duhet që transparenca e pronësisë së medias të diskutohet në këtë konferencë që përmendet dhe a përbën një cështje shqetësuese?
Oh po padyshim që do të diskutohet, madje është një prej problemeve kyce jo vetëm në këtë rajon por edhe në shumë vende të Këshillit të Europës. Mungesa e transparencës, përqëndrimi i medias tek duart e vetëm një grupi njerëzish, ndërhyrjet politike nga oligarkët e biznesit që kanë lidhje me politikën. Ky është një shqetësim serioz në të gjithë rajonin.
Pse mendoni që Shqipëria është kaq vonë sa i përket përballjes me të kaluarën komuniste dhe nuk ka bërë thuajse asgjë për hapjen e dosjeve?
Kjo është një cështje e vështirë në shumë vende dhe madje edhe ata që janë përballur me të kaluarën në fillim të viteve 90, kjo cështje vazhdon të rikthehet.
Po, por, me falni që po ju ndërpres, por vendet e tjera në rajon kanë bërë disa hapa ndryshe nga Shqipëria.
Mendoj që kjo është një ccështje e rëndësishme e të drejtave të njeriut sepse llogaridhënia për krimet që kanë ndodhur gjatë asaj periudhe përbën një cështje të rëndësishme në vetvete. Pse shqipëria ka qënë më e ngadaltë se të tjerët, kjo mbase sepse Shqipëria e ka rinisur disa herë rrugëtimin e saj pas rënies së komunizmit, ngjarjet e fundit të viteve 90 dhe mendoj se Shqipëria tani po kthen një faqe të re të historisë pas këtyre zgjedhjeve, kështuqë kjo do të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve, pra përcaktimi i të vërtetës mbi të kaluarën, të ndihmojmë viktimat, të dëgjojmë historitë e tyre, përkujtimi i të kaluarës dhe ndëshkimi i atyre që kanë kryer këto shkelje në mënyrë që njerëzit ta dinë se kush janë fajtorët.
E di që do të përgatisni një raport pas kësaj vizite, por nëse do tju kërkoja cfarë note do ti vinit Shqipërisë lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut?
Unë nuk vendos nota, por nëse e bëj është vetëm e ka kaluar ose jo klasën.
Pra e kemi kaluar klasën kësaj herë?
E keni kaluar por keni shumë punë për të bërë. Dhe mendoj se Shqipëria ka nevojë për disa leksione shtesë dhe duhet të bëjë shumë detyra shtëpie.
A do të ndikojnë vlerësimet tuaja në progres raportin e KE-së për Shqipërinë?
Une mendoj se raporti ynë do të dalë pas progres raportit të KE-së por jemi në kontakt të ngushtë me BE-në ndaj dhe disa prej vëzhgimeve tona të mëparshme padyshim që do jenë pjesë e progres raportit. U takova edhe me delegacionin e BE-së këtu dhe ndava me ta vëzhgimet tona pra me pak fjalë punojmë sëbashku. Ne do të përpiqemi të reflketojmë punën e tyre dhe shpresojmë që edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.
Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Muzhnieks: Autorët e 21 Janarit të vihen para drejtësisë