Murrizi në Report TV: O referendum, o ndryshim sistemi, opozita parlamentare nuk voton reformë tjetër! Një takim Rama-Basha do ishte i vlefshëm

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi tha në emisionin "Repolitix" në Report Tv se opozita në Kuvend kërkon ndryshim sistemi dhe se marrëveshja e arritur për zgjedhoren për të nuk ka asnjë vlerë. Murrizi tha se nuk heq dorë nga ndryshimi i sistemit dhe për këtë arsye është dërguar dhe letra e sotme ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ati të BE, Luigi Soreca.

Murrizi bëri një deklaratë të fortë duke thënë se e vetmja mënyrë që vota e tyre të anashkalohet në Kuvend është përmes referendumit dhe të vendos populli, por nëse kjo nuk ndodh atëherë Kuvendi ka 39 deputete që kërkojnë ndryshim sistemi dhe nuk do japin votën për atë draft që është arritur nga konsultat dy ditore ne rezidencën amerikane.

"Dua si qytetar të di kë deputet të zgjedh dhe kjo është kauza që unë luftojë në mandatin tim dhe i kam bërë thirrje dhe Bashës. Pyesim qytetarët se çfarë duam, ne nuk kemi marrë asnjë draft por duhet t'i drejtohemi sovranit. Unë nuk marr urdhër për atë që jam ngrit në fillim të viteve '90 për të luftuar që të jem qytetar i lirë.  Që të na anashkalojmë ne dhe votën tonë ka vetëm një mënyrë të shkohet në referendum, nëse nuk shkohet atëherë ata që bënë këtë draft duhet të bindin 39 deputet të firmosin, pasi opozita parlamentare kërkon ndryshim sistemi  dhe për këtë ishte dhe letra e dërguar sot BE dhe SHBA. Unë jam kundër koalicioneve, ku sot kemi 63 parti që nuk iu gjendet as zyrë dhe as vulë", tha Murrizi.

Duke komentuar negociatat në rezidencën amerikane, për Murrizin nuk kanë pse të jenë 4 anëtarët në takim, por do të ishte më e dobishme një takim Rama-Basha me ndërkombëtarët, por jo takim me dreka e darka por për të arritur një marrëveshje të vlefshme.

"Këta zihen se nuk duan të prishin çifliqet e dy kapove. Shumë mirë është të takohen Rama e Basha me ndërkombëtarët,  por jo të mbyllen për dreka e darka dhe jo më 17 maj se është datë tersi, dhe të vendosin pikat mbi i për atë që shqiptarët presin", tha Murrizi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 05/06/2020 10:37

    Takim me qellim te mire e me paramendim pozitiv per zgjedhjen e problemit,padyshim eshte I dobishem.Por, takim me parakushte te tjera-te kunderta me kete,eshte vetem takim formal e populist, sa me u takau, eshte mashtrim sa me u "çfajesuar"para popullit.

    Përgjigju
  • vjosa: 05/06/2020 00:20

    BRAVO MURRIZI ,,JEMI DAKORT ME MENDIMET E TUA ,,,DUAM LISTA TE HAPURA,,,KETO DY PARTI E KANE MARRE NE QAFE SHQIPERINE ME LISTAT E MBYLLUARA ,,,DUKE FUTUR NE PARLAMENT,,HAJDUTE,,KRIMINELE E SHARLATANE,,,,FORMO PARTI TE RE O MURRIZI DHE UNE TY DO TA JAP VOTEN,,....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni