TIRANE- Dy të rinj që i kanë vendosur gjobë një biznesmeni janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Altin Valisi 21 vjeç dhe Durim Dervishi 19 vjeç janë vënë në pranga në operacionin e koduar “Last Night”.
Dy të rinjtë nëpërmjet telefonit i kërkuan biznesmenit që merrej me shitjen e xhamave Piro Zoto 10 mijë euro.
“Na jep 10 mijë euro ose të vramë” ishte një nga mesazhet që ka mbërritur në telefonin e 55-vjeçarit, i cili ka bërë kallëzim në Polici. Por për ta trembur biznemenin Altin Valisi dhe Durim Dervishi në mesazhet që i dërgonin atij i hiqeshin sikur ishin të afërm të Shullazit.
“Jam Altin Shullazi” shkruhej në mesazhin që kishte mbërritur në telefonin e Piro Zotos, ku ky i fundit ka bërë menjëherë kallëzim në Polici.
Nga verifikimet ka rezultuar se mesazhi ishte dërguar nga telefoni i një prej të afërmeve të Altin Valiasit. Gjithashtu policia la zbuluar se Altin Valisi dhe Durim Dervishi ishin persona që kishin blerë xhama te biznesi i Piro Zotos.
Gjartë kontrolleve këtyre të rinjëve u është sekuestruar edhe një automatik, 11 telefona si dhe 5 karta sim. Dyshohet se këtë skemë të rinjtë e kanë përdorur edhe në raste të tjera.
Ata do akzuohen për "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", por edhe për armëmbajtje pa leje.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
arrestohen dy të rinjtë gjobëvënës">