VAU I DEJES - Përmes meshës së salikimit në të cilen moren pjesë dhjetra ipeshkvinj, qindra meshtarë dhe mijëra besimtarë, Ipeshkvi i ndjerë i Sapës, monsinjor Simon Kulli u përcoll për në banesen e fundit.
Kreu i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë monsinior Gjergj Meta drejtoi ritualin e shenjtë. Mes dhimbjes së madhe që ka kapluar kishen zevendësi i monsinior Simon Kullit, Rober Kola ne emer të meshtarve të dioqezës i dha lamtumiren ipeshkvit të ndjerë.
Mesazhi i ngushellimit nuk mungoi as nga Papa Leoni përmes të ngarkurit me pune të Vatikanit në Shqipëri. Ipeshkvi Simon Kulli kaloi në amshim në moshën 52 vjecare, mengjesin e të shtunes se 29 Nëntorit si pasoj e një arresti kardiak. Ai prehet në kriptën e katedralës “Nënë Tereza”, në Vaun e Dejës brenda se cilës prehet dhe Ipeshkvi i mëparshëm Luciano Avgostini.
Komente












