Ndoka në Report Tv: COVID-in do e 'luftoja' më mirë se Manastirliu! Nëse marr më shumë vota se Basha, bëhem kryeministër

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka shprehet i hapur për të marrë çdo post politik që i ofrohet nëse opozita e bashkuar fiton zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për Report Tv, ai deklaroi se është i kënaqur vetëm me kontributin e tij pavarësisht nëse do të ketë një post të rëndësishëm.

Me batutë, Ndoka u shpreh se edhe nëse merr më shumë vota se Lulzim Basha do të ishte i gatshëm që të merrte postin e kryeministrit. I pyetur në lidhje me futjen në garë të Jozefina Topallit, Ndoka u shpreh se nuk e konsideron atë një aktor politik dhe se nuk ka se çfarë të ofrojë më.

"Unë e kam të vendosur. Do kandidoj në Shkodër. Nuk e tradhëtoj vendin tim. Ne presim 25 prillin. Unë kam shkuar shumë herë në Shkodër. Edhe largimi nga parlamenti na ka afruar më shumë me qytetarët tanë. Nuk e shoh si aktore politike. Mesa di unë nuk do kandidojë në Shkodër. Unë kam dëshirë ta shoh se sa do jetë e zonja për të marrë vota. Nuk pres ndonjë politikë të re nga zonja Topalli. Nuk besoj se është shumë e rëndësishme vendi ku do të më rendisin në Shkodër. I rëndësishëm është angazhimi ynë me qytetarët. Ne jemi politikanë që kemi një lloj mbështetje dhe një lloj epërsie me të rinjtë që futen.

Unë jap kontribut edhe pa qenë fare në listë. Ne kemi kryeministrin Rama që duhet të largohet sa më parë, renditja jonë nuk ka rëndësi. Basha ka treguar një lloj përgjegjshëmrie për vendin. Lënia e mandateve ka qenë më i duhuri. Nuk pati asnjë lloj pasoje. Ne përfaqësojmë qytetarët tanë. Ne kemi përfaqësuar zërin e tyre, opozita ka funksionuar si institucion. Unë kam një dëshirë të madhe për të dhënë një kontribut. Kjo është dëshira ime më e madhe. Unë nuk e refuzoj asnjë post politik. Edhe nëse marr më shumë vota se Lulzim Basha unë do bëhem kryeministër" - tha Ndoka.

Duke folur për pandeminë, sipas Ndokës, situata nuk është menaxhuar siç duhet. Ai tha se me nje kryeministër si Rama, nuk do të preferonte të mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë për faktin se ai nuk dëgjon asnjë prej ekspertëve, ndërkohë që beson se do e kishte menaxhuar situatën më mirë se sa Ogerta Manastirliu.

"Kontributi i opozitës mendoj se është maksimal. Mundohemi me të gjitha mjetet tona për t'i ofruar zgjidhjet tona. Ne nuk kemi parë që gjatë kësaj periudhe, kryeministri të ketë një këshilltar në krah. Berisha ka pasur një këshilltar që ishte i specializuar në shëndetësi. Ne kemi pasur një mbyllje dhe kjho pati një kosto të madhe për ekonominë, psikologjinë. Ne patëm një kosto të madhe dhe nuk bëmë asgjë për të parandaluar koronavirusin. Unë shoh që Rama duhet të kryejë detyrën e tij si kryeministër. Ai komitetin e ka antiligjor. Ky urdhëron siç i teket vetë. Kryeministri është pengesa e vërtetë dhe do ta kalojë me propagandë, demagogji. Unë nuk do ta pranoja postin e ministrit të shëndetësisë me një kryeministër si Rama. Unë kam menaxhuar dhe në kohë të vështira më parë. Do e kisha menaxhuar më mirë situatën se Ogerta Manastirliu" - u shpreh Ndoka.

Nard Ndoka u shpreh se mjekët e komitetit teknik të ekspertëve treguan muskujt kundër opozitës. Sipas tij, ata përdoren politikisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe se nuk është detyra e tyre për të bërë politikanin.

"Reagimi i mjekëve, treguan muskujt përballë opozitës. Gjithë ato mjekë që dalin nuk mbajnë përgjegjësi institucionale. Nuk është detyra e mjekut për të bërë politikanin, por Ministria po i përdor. I shërben publikut. Qytetarët duan të dinë numrin real të viktimave. Ata mund të marrin më tepër masa për të mbrojtur veten. Nëse qeveria i fsheh numrat për të qetësuar qytetarët atëherë të dalin dhe të thonë arsyet. Unë kur kam qenë në Ministrinë e Shëndetësisë jam munduar të jem sa më transparent. Ndërsa për fotot në morg, ne merremi më shumë me fotografin se sa me kryeministrin për situatën. Ne i tregojmë se ky është realiteti. Ajo nuk është nga opozita por nga një mjek që është i guximshëm. Edhe vetë Rama ka nevojë, ka më tepër se 3 muaj që nuk futet në zyrë. Është një burim që ka dalë nga kryeministria. Ka shumë rëndësi që kryeministri nuk futet nga dritarja. Është një kryeministër që punon mes rrjeteve sociale nga bunkeri i tij" - tha kreu i PDK-së.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/11/2020 04:27

    E shikoni c'bete ju me komentet tuaja? Keni kaq kohe qe i keni ngritur mendjen,tani ketij i ka hyre vetja ne qejf dhe i duket se vertet do behet kryeminister.

    Përgjigju
  • fisk fare: 24/11/2020 22:10

    mos e shani kaq shume ... ai e tha: ne jemi ne politike, kapim cfare ta dale... . Gje tjetr nuk dime te bejme prandaj dhe llapim gjithfare soj budallalliqesh.

    Përgjigju
  • Vau Dejes: 24/11/2020 20:07

    O zot i shkreti popull,cfare po i ndigjojne veshet,Nard Ndoka nje gomar e gjysem pretendon per kryeminister,po ky nuk e njeh veten sa bagazh ka ,ishte minister shnetesie e ndriti, vodhi sa mundi,o gomar,gomar,gomar...........

    Përgjigju
  • MIU MUTIT: 24/11/2020 19:14

    O miu mutit të dhkërdhefsha motrën nonën kurv e ça të mban prygu o qen bastard. U komentua u komentua u komentua o motër qir o ir kurve i zon në bordello. Ha ha ha ha hs ha a do mo o qen zgjebarak ? ?

    Përgjigju
    • Kocimou: 24/11/2020 20:02

      Per Nard Noken e ke fjalen o miu?

  • DELIRI MADHËSHTIS: 24/11/2020 19:12

    O sa kam qesh o ZOT kam qa me lot nard magjar ndoka do me u bo karministër i Shqipris. Për nardin do votojn gjith veshgjatët e Peqinit. O çi ka gjet Shqiptarët shikoni vesh gjati nard ndoka ka pretendime për karministër o o o Shqipria ka mar fund që një idjot i till pretendon për postin më të lart. O e mjera Shqpni që të kan gjet me kry në hi me të till delenxhi. Po ne më mir bëjm gent çafajn kryeministër se ai flet të paktën 6 gjuh të huaja. Asnjëher në bot o nard veshgjati ti sbohesh kryeministër ti smer as 5 vota o nard kapota.

    Përgjigju
  • Besi: 24/11/2020 19:06

    Fol bir fol se vetem ti ke ngel. Jeni bere si gramafon i prishur nje llaf sorrollatni gjithe diten. Fol se dhe pak e kape kryeministrin per nja 120 vjet

    Përgjigju
  • Njoni: 24/11/2020 18:53

    E imagjinoni dot sa gri do ishte bota po mos ta ngjyroste Nard Ndoka me budallallëqet e tij.

    Përgjigju
  • gomari: 24/11/2020 18:37

    Ne se gomari Ndoka behet kryeminister une do behem president dhe te gjith do ti bejme te hane bar.....

    Përgjigju
    • Haha: 24/11/2020 19:27

      Ka ngel ti porositim samarin tani magjar Nokes

  • ndoka: 24/11/2020 18:36

    Ndoka .... o budalli i fshatit Shqiperi, mos ja *i mamin. po u bere ti kyeminsister kemi mare fund... po fare fare fund. Basha po perdor cdo lloj gje qe te behet Kminister, sepse tashme ky ehste jo vetem obsesioni i tij, por i vetmi shans qe te lere nje shenje ne historine e piste shqiptare. Dhe nuk ka me keq. Si qershi mbi torte ... vjen dhe ky hajvani na jep mend te tipit: po nuk more dot votat, kjo dmth qe nuk behesh dot Kminister!

    Përgjigju
  • redu: 24/11/2020 18:35

    Me te be ty kryeminister Shqiperia perzehwt dhe nga OKB dhe jo me te hy ne BE.A ke fjet mur Nard apo je ne anderr

    Përgjigju
  • ben: 24/11/2020 18:24

    Hahaha.Per te qesh dhe per te qare,Nard Ndoka ka qene Minister Shendetesie.

    Përgjigju
  • Fran Uci: 24/11/2020 18:15

    Rralle i vin Shqipnis figura te tilla si Nard Noka i mencur i ditur i pashem gjuhetar vecse pak rrote c*r

    Përgjigju
  • Fitore......,: 24/11/2020 18:06

    ... Nard Noka mer me shume vota se Luqime Basha dhe automatikisht Karminister....

    Përgjigju
  • Kavidhe: 24/11/2020 18:04

    Haha..... Nard Noka i madhi te medhenjve Krytar i Budallenjve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur