Për Partinë Socialiste kërkesa e Partisë Demokratike për të bashkuar propozimin socialist për zgjatjen e afateve të KPK--së për të vijuar vettingun me propozimet demokrate për ndryshe kushtetuese është e gabuar. Sipas tij Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri vetingu në gjyqësor është një marrëveshje e arritur më parë.
"Për mendimin tim, qasje e cila ka qenë edhe nga komuniteti ndërkombëtar, është që ccështjet nuk duhet të përzihen. E para një herë Vetingu në gjyqësor është një marrëveshje e arritur kohë më parë, tashmë është një normë kushtetuese dhe ka dalë si nevojë e skadimit të një afati që kemi rënë të gjitha palët dakord. Kështu që është vazhdimësi"
Për vettingun në politikë, Gjiknuri nuk i mbyll dyrt demokratëve për diskutim por nënvizion se kjo kërkon shumë kujdes.
"Ndërsa çështjet e tjera që kanë dalë rishtazi për nevoja të ndryshme politike, ne duhet të shikojmë kuadrin aktual ligjor. Nuk jam kundër që të negociohet, por nuk mund të them nëse është e nevojshme për nivel kushtetues. Kjo sepse Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që bënë të mundur kontrollin e figurës së politikanit, si ligji për deklarimet e pasurive, kemi një ligj të antimafias dhe pastrimit të parave si dhe ligjin për dekriminalizimin që është ndër ligjet me të ashpra. Ne kemi legjislacion të plotë por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të diskutojmë për gjëra të cilat janë të bëshme, ka eksperienca dhe nuk vënë në rrezik arritjet e deritanishme. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të kryer atë që quhet kontrolli i pastërtisë së figurës së politikanëve. Të përziesh gjyqësorin në procese administrative është një eksperiment që asnjë shtet nuk ka guxuar ta bëjë. Vettingu në gjyqësor erdhi si nevojë edhe për shkakun se ato janë ato në një profesion për jetë dhe nuk i japin llogari askujt. Në rastin e politanëve është ndryshe", tha ai.
I pyetur se ç'ndodh nëse propozimet për zgjatjen e afateve të KPK nuk miratohen Gjiknuri tha se do ishte një dëm që shkaktohet por Kushtetuta e ka parashikuar vazhdimësinë.
"Nëse votimi dështon sigurisht që do të bëhet një dëm por në fund të fundit Kushtetuta e ka parashikuar. Me këtë nuk dua të them që nuk kemi nevojë për konsensus apo kompromis por pa vënë në rrezik institucione", tha Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste.
Damian Gjiknuri është propozuar nga socialistët që të jetë bashkëkryetar në komisionin e posaccëm për reformën zgjedhore që pritet të miratohet në Kuvend së shpejti. Ai tha se po presin demokratët që të propozojë emrat.
"Unë në fakt pres që të vijë opozita për fillimin e punës së komisionit pasi ata të caktojnë edhe njëherë anëtarët. Ka një eksperiencë se si trajtohet reforma zgjedhore, gjithmonë fillohet nga rekomandimet e OSBE ODIHR, besoj fokusi aty duhet të jetë. Nëse ka element të tjerë, që mund të gjejmë kompromis jemi të hapur për përmirësim procesit jemi të hapur", tha Gjiknuri.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese që kërkojnë në thelb zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, kërkojnë ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re. Propozimi më i rëndësishëm i PD ka të bëjë me propozimin për veting të politikanëve. Një nismë deri diku të ngjashme me vitin 2018, që u kritikua dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, duke vënë në diskutim vlerën e propozimit dhe theksuar rrezikun për shkeljen e të drejtave të themelore. Megjithatë, tre vite më pas, Lulzim Basha ka rikthyer draftin për Vetingun e politikanëve, përmes disa amendamenteve kushtuese, më të zgjeruara dhe të detajuara. PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Edhe pse për t’i shkuar deri në fund propozimeve që kanë bërë për ndryshime kushtetuese kanë nevojë për votat e njëri-tjetrit kjo nuk i ka ndaluar PD-në dhe PS-në që ta nisin me sherr diskutimin e parë për këtë çështje, diskutim i lidhur me propozimin e socialistëve për zgjatjen e afateve të vetingut në sistemin e drejtësisë.
Në mbledhjen përbashkët dje të Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve u debatua ashpër, pasi Partia Demokratike kërkoi që mbledhja duhet të shtyhet pasi kjo çështje duhet të diskutohet së bashku me propozimin e demokratëve për ndryshime kushtetuese. Pasi nuk morën mbështetjen e socialistëve për këtë PD braktisi mbledhjen, dhe nënkryetari demokrat Rushaj jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit e cilësoi sjelljen e socialistëve të palogjikshme.
Kujtojmë se ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.
Me kujdes vettingun per veten. Ashtu duhet. Te pakten sa te beni dhe keto koncensionet 2 bilion euro. Se gjyqesori dhe prokurorine e keni nen kontroll tani, keshtu qe keni garanci per nja 20 vjet nuk u gjen gje. Pervec nese nuka ua keput ndonje si Vasil Laci.
Përgjigju