TIRANË- Në 2 mujorin e parë të vitit 2021 ka pasur më shumë viktima se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, bëhet me dije se në janar-shkurt të 2021 kanë ndërruar jetë 40 persona, ose 11 më shumë krahasuar me 2020.
"Në muajin Shkurt 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona nga 12 persona të vdekur në Shkurt 2020. Në dymujorin e parë të vitit 2021, numri i të vdekurve është 40 persona nga 29 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të vitit 2020", njofton INSTAT.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, më konkretisht në 81% të rasteve. Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, INSTAT bën me dije se janë ulur aksidentet e kësaj moshe.
"Në muajin Shkurt 2021, aksidentet rrugore, në 81,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 31,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 10,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë", thuhet në shifrat zyrtare të INSTAT.
Tirana mban numrin më të lartë të aksidenteve të regjistruar gjatë muajit shkurt. Plot 38 aksidente janë regjistruar në kryeqytet gjatë kësaj periudhe, për t'u ndjekur nga Lezha, Fieri dhe Elbasani. Report Tv ka trajtuar më herët si temë shtimin të aksidenteve rrugore, ku sipas ekspertit një ndikim pa pasur edhe pandemia që ka rritur stresin.
Qytetet ku janë regjistruar më shumë aksidente rrugore
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.5%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1308
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje
25 Prill, 13:19
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg
23 Prill, 10:24
-
Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë
22 Prill, 07:25
-
Më shumë të rinj të papunë, Pedagogu: Nuk studiohet nevoja e tregut! Rinia të mbështetet me grante
17 Prill, 16:52
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51
-
Aksident i rëndë në Kroaci, 29-vjeçarja shqiptare përplas për vdekje motër e vëlla
16 Prill, 16:03
-
Kush është 24-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Prrenjas! Shoferi i dehur u la i lirë dhe u arrestua pas vdekjes, video kur i bëhet testi i alkoolit
15 Prill, 09:10
-
Aksident i rëndë në aksin Çermë-Divjakë, furgoni përplaset me motorin! Humb jetën 44-vjeçari
11 Prill, 07:31
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
EMRI/ Po lëvizte me shpejtësi 'skëterrë' me 'Porsche', shqiptari përplaset me disa makina dhe humb jetën në Itali! 7 të plagosur
8 Prill, 08:30
-
Zaloshnja: Dy faktorët kryesorë që ndajnë jetën nga vdekja në një aksident rrugor
3 Prill, 13:05
-
Tragjedia me 8 të vdekur në Këlcyrë, arrestohen 2 trafikantë nga Shkodra! Emigrantët nga Pakistani, identifikohen 3
3 Prill, 10:29