Nekro-fantazia me mijëra të vdekur e Bashës, alibi për të harruar Bellanicën, e cila shkakton karantinimin fatal të Shqipërisë

Nekro-fantazia me mijëra të vdekur e Bashës, alibi për të harruar Bellanicën, e cila shkakton karantinimin fatal të Shqipërisë

Dje Lulzim Basha gjeti mënyrën më të poshtër për të spostuar akuzat e kosovarëve që ai bashkëpunim me Serbinë.

Nuk kish si ndodhte ndryshe. Lulzim Bashës i duhej një lajm bomb që të shpërqendronte debatin.

Tema iu ofrua nga nekrofilët që drejtojnë Partinë Demokratike. Dje Lulzim Basha plasi tymnajën e mijëra të vdekurve nga Covid.

Me pak fjalë, zgjodhi rrugën e izolimit të Shqipërisë, si e vetmja mënyrë që askush mos ketë vëmendjen te e kaluara e tij e ndyrë që filloi me financimet e shkollës nga SOROS, vazhdoi me veprimtarinë kundër UÇK dhe u mbyll me shitjen e hapsirës detare Greqisë.

Tre ditë më parë Gjermania si drejtuese e radhës së BE, vendosi të mbyll përkohësisht shërbimet konsullore me Shqipërinë. Pas Gjermanisë, të gjitha ambasadat e BE pritet të mbyllin konsullatat.

Shqipëria është në kufijtë e rrezikshëm të standardit europian për infeksione për banore.

Një shtim artificial do ketë dy pasoja fatale:

1- Karantinën totale dhe shtetrrethim të qytetarëve dhe bizneseve në çdo cep të Shqipërisë,

2- Mbylljen e kufijve pa afat deri në vaksinim të gjithë vendeve europiane që do zgjas dy vjet.

Demokratët dje festuan se lideri i tyre paska zbuluar nje skandal të madh.

Luli paska zbuluar mbi 1000 te vdekur nga Covid por pa emra.

Të vdekurit nuk janë as mace dhe as qen, por kane identitet. Madje dhe qentë e Gjirit Lalzit kanë emra dhe kartel mjekësore.

1000 të vdekur nuk mund futen në xhepin e doktor Kalos  apo Piperos.

Demokratët mund të festojnë një lajm, që po përdoret si alibi për tu harruar kaseta e gazetarit kosovar Bellanica, por mos harrojnë që një izolim total i Shqipërisë, do ishte shërbimi më i madh që i bëjnë Edi Ramës dhe partisë.

Nekro fantazia e Luli Bashës mund të fundos Shqipërinë dhe partinë.

Një karantinë e dytë do shkatërronte zgjedhjet e 25 Prill dhe karrierën qyl, të Luli Bashës.

Por Luli është aq gomar sa nuk mund ta kuptoj, që rritja e numrit artificial të viktimave e favorizon Edi Ramën dhe i sjell Lulit, dramën.

Uroj, që Shqipëria mos futet në një shtetrrethim dhe karantinë të dytë, bazuar mbi lajmet dhe përrallat e Lulzim Bashës, sepse në të kundërtën “tymi” do duket aq larg sa do përvëlohet, Luli, partia dhe Shqipëria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 20/11/2020 21:01

    Ti thua Lulu eshte gomar atehere ti porositim samarin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)