PD në dorë të Celibashit, Gështenja në Report Tv: Nuk është çmendur të mos na regjistrojë, të respektojë ligjin! Krashi: Opozita, peng i përplasjeve të brendshme

Ilirjan Celibashi pritet të vendosë nesër nëse do ta regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme duke pranuar apo jo kërkesën e grupit të Alibeajt, edhe pse këta të fundit nuk e kanë sjellë letrën me firmën e Lulzim Bashës. Për deputetin demokrat Lefter Gështenja do të ishte çmenduri nëse PD nuk do të regjistrohej. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv të gazetarit Arbër Hitaj ai akuzoi Celibashin se po bën politikë.

“Asnjëherë nuk e kam besuar që Celibashi do ta lërë Partinë Demokratike pa regjistruar. Ende nuk e kam kuptuar bazën ligjore se pse nuk duhej regjistruar Partia Demokratike. Si mundet një kryetar i KQZ të bëjë analistin, duke folur me gjuhë perceptimi. Nuk i lejohet një drejtuesi të një institucioni të pavarur. Ai duhet të respektojë vetëm ligjin. Bëjnë lojëra dhe makinacione që nuk i shërbejnë një institcuioni si KQZ. Unë jam i bindur që kjo i shërben Edi Ramës. Ai ka qenë ministër i Ramës por duhet të respektojë ligjin. Unë jam i bindur që nesër PD do të regjistrohet në zgjedhje. Dhe nuk mendoj që Celibashi të jetë çmendur dhe të mos e bëjë një gjë të tillë”, tha Gështenja.

Ai mori edhe një shembull që sipas tij e bën edhe më absurd vendimin e Komisionerit Celibashit.

“Ai po të dojë të ikë nga ai vend dhe të bëjë analistin, të bëjë gazetarin, të bëjë çtë dojë.  Na thotë që duhet ta firmosë kryetari i Partisë. Po ja të marr një shembull. Larg qoftë vdiq kryetari në detyrë, kjo parti politike nuk do të regjistrohet në zgjedhje. Ky zotëria i shërben Edi Ramës dhe vetëm kaq”, tha Gështenja, i cili nënvizoi gjithashtu se janë të gjitha shanset që Partia Demokratike të fitojë zgjedhjet dhe demokratët të dalin të bashkuar.

I ftuar në debat ishte edhe deputeti socialist, Lavdrim Krashi. Duke komentuar këtë situatë në PD Krashi tha se është fatkeqësi që opozita ndodhet në këtë lloj situate të rëndë.

“Nuk mund të kemi një mendim  Është i detyruar të ndjekë një procedurë të detajuar. Nuk mendoj se ka lidhje me makinacionet. Është një problematikë e brendshme e Partisë Demokratike që fatkeqësisht e ka bllokuar një viti e gjysmë tashmë”, tha Krashi.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stefan: 14/03/2023 08:08

    Qe në momentin kur keta te Lulit deklarojn qe Celibashi po perdoret nga rama duket sa dhjaksa jan. Celibashi eshte vendosur ne ate posht nga Berisha po i sherben qellimeve te berishes dhe kjo eshte jo vetem logjike por dhe e qarte. Keta nuk guxojn te thone esht i berishes. imagjino sa trima jan kta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik

Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik