Thirrja e zyrtarit të SHBA-së: Opozita brenda institucioneve, protesta të jetë paqësor

Thirrja e zyrtarit të SHBA-së: Opozita brenda institucioneve, protesta të jetë paqësor

Philip Reeker

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Philip Reeker  duke komentuar situatën në Shqipëri tha se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit dhe të reformohet gjyqësori.

“Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Ambasadori Reeker tha se të gjitha partitë duhet të tregojnë se ndajnë synimet e njëjta. Referuar protestës së opozitës nesër para parlamentit ai tha se duhet që të jetë paqësore. “Opozita doli në rrugë dhe i dogji mandatet; duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike.

U kërkojmë të gjithë drejtuesve politikë që të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore” tha zoti Reeker.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erion: 05/03/2019 02:41

    Meqenese PD dorezoi mandatet e Deputete te saj Kjo nuk eshte deshire e saj qe te mos kete me deputete se sovrani ka votuar dhe pushteti I tij nuk mund te shuhet sic kane bere ata në kete rast. Pas kesaj kjo force duhet te shuhet meqenese ajo nuk eshte e after te bej oppzite dhe sigurisht te bej poziten do te jete akoma me shume e pafte. Kjo Parti Politike eshte e destinuar te shuhet meqenese nuk ka me deputete në Parlament. Nuk mund te marre financimet etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?