Federico Alessandrini, 54- vjeç nga Verolanuova, në Bresciana e Poshtme, Itali ndodhet prej një jave në burgun e Durrësit në Shqipëri me akuzën e vrasjes me automjet, pas përplasjes fatale të një këmbësori.
Alessandrini ndodhet në Shqipëri së bashku me një person tjetër, pasi të dy ishin larguar pak ditë më parë nga aeroporti i Bergamos për të ardhur me pushime në Shqipëri.
Por, si ndodhi ngjarja?
Sipas mediave italiane, Alessandrini ishte në makinë natën me shokun e tij nga Manerbio dhe një shtetas shqiptar pronar i makinës Volksëagen Golf, kur goditi dhe vrau një këmbësor shqiptar në Durrës.
Të tre personat që ishin në makinë, nuk ndaluan për ti dhënë ndihmën e parë, por pas përplasjes fatale, vëllai i pronarit të makinës, ka denoncuar ngjarjen dhe ka ndihmuar në kapjen e dy personave nga Breshia. Në momentin e arrestimit, Alessandrini doli pozitiv për alkool dhe drogë, ndërsa tashmë është në burg në Durrës.
Sipas policisë shqiptare, ishte ai drejtonte makinën, por ai e ka mohuar këtë dhe as nuk ka treguar se kush e drejtonte në të vërtetë mjetin kur ndodhi aksidenti.
Ndër të tjera, 54-vjeçari nuk dispononte as lejen e drejtimit, pasi i është hequr në Itali.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
35.6%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
53.7%
Vota total: 6233
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari
5 Gusht, 12:12
-
Dënohet me 4 dekada burgim klani italo-shqiptar i narkotrafikut! Drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë, vendimi dhe emrat
5 Gusht, 11:37
-
Punëtorët e fshatit e gjetën gati pa ndjenja në pishinën e vilës, aksidentohet në Ibiza aktori Zac Efron! Ja si paraqitet gjendja
5 Gusht, 10:41
-
Vrau prindërit e ish-të dashurit, Elona Kalesha thyen heshtjen për vrasjen e tyre! Rrëfehet 7 orë para prokurorëve italianë
4 Gusht, 18:52
-
Elbasan/ Mjeti del nga rruga, plagosen 4 persona
4 Gusht, 17:13
-
Shkodër, i moshuari humbet kontrollin e motorit dhe del nga rruga, përfundon i plagosur në spital
4 Gusht, 12:36
-
Durrës/ Kërcënojnë me thikë taksistin dhe i marrin xhiron ditore, në pranga një djalë dhe një vajzë (EMRAT)
4 Gusht, 11:12
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
Rrufeja godet në plazh, plagosen 3 pushues, Këshillat se si të ruhemi nga shkarkesat elektrike
3 Gusht, 20:47
-
Kamioni shtron karrexhatën e Napolit me domate, 8 km radhë mjetesh në pikun e vapës
3 Gusht, 19:36
-
Aksident tragjik në Itali! 21-vjeçarin shqiptar e zë gjumi në timon dhe përplaset për vdekje! Shkrumbohet nga flakët brenda automjetit (EMRI)
3 Gusht, 16:23
-
Makina përplas të miturën në Shkodër
3 Gusht, 14:12