Nga se vuani dhe a rrezikoni? Përgjigjet mjeku, pse fëmijët janë imunë, astmatikët të bëjnë kujdes! Shenjat e para të koronavirusit

TIRANE- Mjeku epidemiolog Alban Ylli, shef Departamenti në ISHP i ftuar në studion e emisionit Repolitix përballë gazetarit Denis Minga u ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të qytetarëve të interesuar nisur nga frika dhe paniku për shkak të koronavirusit. Ylli ka sqaruar kategoritë që janë më me rrezik dhe shenjat e para që paralajmërojnë se jeni i prekur me koronavirus.

I pyetur mbi lajmin që njerëzit me grupin e gjakut "A" mund të jenë më të ekspozuar nga infeksioni i koronavirusit, ndërsa ata me grupin "O" duken më rezistentë, ai tha se "E kam dëgjuar këtë lajm, por është shumë herët për të dhënë një këshillë për publikun, jam lajme të publikuara nga Kina. Disa janë edhe tërhequr, pasi nuk ka pasur kohë për të kaluar në të gjitha proceset e veta, të shikohet nga kolegët".

Por sa % e popullit mund të infektohet nga koronavirusi? "Një virus i kësaj natyre që popullata nuk e njeh me gjasë do të përhapet deri sa të arrijë rreth 60% të popullatës, pra në Shqipëri të prekë rreth një milion. Por që të prekë një milion i duhet shumë kohë.

Disa janë në mënyrë të natyrshme të mbrojtur dhe masat drastike nuk e pengojnë. Do të pengojmë njëherë epideminë dhe pastaj virusi do të vijojë të qarkullojë në mënyrë të fshehtë dhe të padukshme. Unë nuk e përjashtoj mundësinë e një vale të dytë.

Ka një parim i cili thotë se një agjent i ri në një popullatë të pa mbrojtur do të sillet në varësi të aftësisë për të infektuar të tjerët dhe nuk matet në mënyrë matematike. Ky arrin të infektojë 2.5 persona  nga një i vetëm. Nëse shoqëritë do të ishin si akuarium, ky virus do të prekte 60% të kësaj popullate. Me kalimin e kohës kur shoqëria imunizohet bëhet më e vështirë. Me masat që merren kufizohet mundësia" tha mjeku Alban Ylli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Mjeku tregon se përse fëmijët janë më imunë ndaj koronavirusit

"Njerëzit të shmangin vizitat te mjeku i familjes nëse nuk janë të domosdoshme. Risku te fëmijët është shumë i vogël, askush nuk e di përse. Në informacionin e parë, një nga arsyet ishte se fëmijët janë më të mbrojtur për arsye sociale, janë larg spitaleve, janë në shkollë dhe se të rriturit sëmuren se janë në punë. Mund të ketë shumë arsye, sjella e tyre imunitare..." tha Alban Ylli.

Ora 22:41
Shenjat e para që tregojnë se je i prekur me koronavirus? Mjeku: Këto s'duhet t'i neglizhoni

1584481812_1584480303ylloiii.jpg

"Temperatura është shenja e parë kryesore. Temperatura është e ndryshe, nëse e ke 37.8 e sipër mund të konsiderohet si shenjë e virusit, por ka edhe grip që qarkullon. Po ashtu edhe një kollë e thatë, me gjasë e shkaktuar nga një ngacmim respeirator, mund të jetë risk. Pra nëse keni temperaturë dhe kollë, me risk janë ata  me sëmundje kardiovaskulare dhe me diabet, por edhe të moshuarit. Pra temperatura e shoqëruar me kollë" tha Alban Ylli.

Ora 22:40
Drejt shërimit pacienti i parë i prekur me koronavirus, mjeku: Ishte me risk të lartë

1584481843_1584475515ylli2.jpg

Referuar lajmit se pacienti i parë me koronavirus është drejt shërimit, mjeku Alban Ylli tha se "Pacienti i parë ka qenë në risk më të lartë për shkak të moshës se është i ati, pacienti zero është më i ri. I ati ka qenë në gjendje të mirë. Jam optimist se ky ka qenë në rrezik më të madh".

Ora 22:36
Rreziku nga koronavirusi/ Mjeku: Astmatikët janë më të rrezikuar, anemikët...

Po anemikët a janë më shumë të rrezikuar?
Alban Ylli: Jo në mënyrë tipike për këtë, por këshilla është sikur ka qenë i kujdesshëm të vijojë të zbatojë të njëjtat rregulla si më parë.

Po personat me astmë?
Alban Ylli: Ata me astmë janë më të rrezikuar. Kapaciteti i tij adaptues është i ulët, do ta quaja person me rrezik më të lartë.

Ora 22:34
A janë gratë shtatzëna të rrezikuara nga koronavirusi? Dëgjoni këshillat e mjekut

"Jo në mënyrë specifike. E vetmja këshillë është që të tregohet e kujdesshme si deri sot, të vijojë që të marrë të njëjtat masa. Pra se si natyrë një grua shtatzënë është më e kujdesshme" tha Alban Ylli.

Ora 22:31
A rrezikoheni nga bagëtitë? Mjeku: Njerëzit në fshat janë më të sigurt me një kusht

"Jo! Njerëzit që jetojnë në fshat janë më pak të rrezikuar me kusht se një person nga Tirana të mos shkojë atje" tha mjeku Alban Ylli.

Ora 22:31
Sa kohë jeton koronavirusi? Mjeku në Repolitix: Lexoni këto këshilla

1584481698_1584481393mjeku.jpg

"Arsyeja kryesore e shpërndarjes është kolla, spërklat, prekja me dorë. Në ajër qëndron në mënyrë të shkurtër. Ky është më i fortë se grupi, por jo sa fruthi, që ka një shpërndarje 6 herë më të madhe. Nuk përjashtohet mundësia e një vale të dytë në dimrin e ardhshëm. Për momentin kam përshtypjen se jemi në parametrat e duhur. Komenti im është i tillë, Shqipëria ka mbyllur jetën drastike, po izolojmë të gjithë personat edhe ata që nuk janë infektuar. Në ta ardhmen ndoshta mund të ketë nevojë për më shumë teste. Deri para tre ditësh e kishim pozitivitetin me Italinë 8%, sot e kemi 9%, sa më i ulët aq më shumë teste bën. Amerika e kishte 23%" tha Alban Ylli.

Ora 22:26
A transmetohet koronavirusi nga miza apo kafshët shtëpiake te njeriu? Flet mjeku

"Kjo është interesante, nuk ka rekomandime për masa nga OBSH, por në Amerikë, po, për të mbajtur distancë. Koronavirusi ende nuk dihet nëse qarkullon në kafshët shtëpiake, me gjasë jo, nuk është tipike, por viruset e reja mund të kenë sjelle të pazakontë. Nuk ka fakte shkencore" tha mjeku Alban Ylli. Po nga miza a rrezikohemi? "Nuk ka asnjë fakt shkencor për këtë" tha mjeku. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ajka: 18/03/2020 19:37

    Nderime per mjeket tane,,JANE NJEREZ TE MREKULLUESHEM POR QEVERITARET E KORRUPTUAR NUK I MBAJNE DOKTORE E INFERMIERE ME RROGA 2000 DHE 1000 EURO,,KETU NE SHQIPERI..PO NA MBAJNE DROGMENET,,,KORONA JU ZENTE O POLITIKANE TE NDYRE...

    Përgjigju
  • Aleks: 18/03/2020 08:31

    Perxaktoi shifen nje milion. Pa kapacitet fare. Paske kohe tè japesh intervista te gjata. Shko ne spital

    Përgjigju
  • Loni: 17/03/2020 23:49

    Idotsi totale dalin nga usa e canada e Germany qe skan nje ide te qarte cfare eshte e si luftohet na dalin ne shqiperi! Ore sensibilizoni popullaten mos Dali te mos perhapet por lejini lloqet I Kam ndjekur me vemendje te gjitha emisionet si globale e si shqiptare ne jemi ne advance totale! As globalet e as ju skeni nje version faktit fjal fjale edh vetem fjale hipotezash! Sensibilizoni popullin qe nuk eshte loje edhe duhet te rrijne ne shtepi edhe situata nuk ka filluar akoma ketu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri