Spartak Ngjela thotë se kanë nisur hetimet për 300 subjekte të korrupsionit të lartë në Shqipëri.

Ai shkruan në Facebook se do ndëshkohen të gjithë të korruptuarit dhe se askush s'do mundet të dalë mbi ligjin. 

"Historia nuk mund të përsëritet dy herë kundër moralitetit në Shqipëri.

Shqiptaret nuk i ndëshkuan dot krimet e komunizmit; sepse gjithçka ishte një stafete: nga Ramizi Alia te Sali Berisha.

Korrupsionin do ta ndëshkojnë plotësisht. Të gjithë të korruptuarit do të ndëshkohen. Budallenjtë e gjykatave kot shpresojnë.

Hetimet kanë filluar intesivisht për 300 subjekte të korrupsionit të lartë. Do të ndëshkohen që të gjithë.

Vendosja e moralitetit në drejtimin e shtetit, dhe drejtësia nëpërmjet një gjykatë krejtësisht të pakorruptuar, do të jetë çlirimi real i shqiptarëve.

Shqiptarët ranë nga dhuna e diktaturës hoxhiste, të dhuna e një shteti tërësisht të korruptuar. Por këndej e mbrapa demokratiksht iu duhet të sjellin në drejtim njerëzit e ditur dhe jo badakçinjtë injorantë si deri tani…

Shqiptarët më në fund hynë në historinë e tyre të vërtetë. Kjo duhet të na gëzojë të gjithëve në këtë Vit të Ri….
", shkruan Ngjela. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com