Ngjyrat e garderobës së Golden Globe
ishin “metalizato” dhe e bardha 

Ngjyrat e garderobës së Golden Globe<br />ishin “metalizato” dhe e bardha 
Përpos garës kinematografike, eventi Golden Globe ka “derdhur” mbi tapetin e kuq edhe garën e look-ut.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera” ngjyra e mbrëmjes ka qenë metalizato me kolorin e saj prej argjendi dhe e bardha.

Fituesja si aktorja më e mirë për kategorinë dramë me filmin “Still Alice”, Juliane Moore ka preferuar një fustan kryekëput metalizato të markës Givenchy Couture të dekoruar në gjysmën e poshtme me pendë.



Dakota Johnson me fustan të Chanel Couture, Diane Kruger me fustan të Emilia Wickstead, Jennifer Lopez me fustan të dizenjuesit Zuhair Murad, Reese Witherspoon me fustan të Calvin Klein etj, kanë preferuar të vishen kokë e këmbë metalizato.

Ndërsa, Emma Stone, Sienna Miller, Rossamund Pike, Kate Hudson etj, shihen të veshura pjesërisht me ngjyrën argjend ose tërësisht në të bardhë.



Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

6/2
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor