Gjyqi ndaj Leonard Dukës nis me tensione e përplasje në GJKKO! Nëna e Santiago Malkos: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç! Si del ti aty, dënojeni me vdekje!

Tirane- Gjykata e Posaçme nisi sot mes tensioneve dhe përplasjeve seancën për të pandehurin Leonard Duka, i akuzuar si kreu i grupit të quajtur “Klani Duka” dhe organizatori i vrasjes së ish-policit Santiago Malko, në muajin Gusht të vitit 2019 në zonën e "Porcelanit", në Tiranë.

Për Leonard Dukën seanca e sotme ishte e para në procesin gjyqësor ndaj ish policit Santiago Malko, dy muaj pasi u ekstradua nga Belgjika në Shqipëri. Përballja e parë e të pandehurit me nënën e viktimës, Bukuri Malko krijoi tensione dhe përplasje të forta në sallë, ku u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë të mbanin situatën nën kontroll.  Mamaja e të ndjerit ka shpërthyer në ulërima dhe fyerje ndaj të pandehurit, duke ndërhyrë disa herë gjatë procesit, madje edhe pasi seanca përfundoi, duke i shkuar Dukës te kafazi

“O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, o qen! Si del ti aty...?!”, ishin akuzat e saj drejtuar Dukës.

Mes ulërimave ajo iu drejtua togave të zeza dhe kërkoi dënim me vdekje për të pandehurin. që akuzohet se i vrau djalin. 

U desh ndërhyrja e punonjësve te sigurisë dhe e disa punonjësve të gjykatës, të mbanin në kontroll nënën e Malkos, e cila dëshpërimisht kërkonte drejtësi për djalin e saj.

Kryesuesja e seancës Rudina Palloj e pyeti Leonard Dukën nëse donte të jepte dëshminë e tij në lidhje me vrasjen për të cilën akuzohej, duke qenë se ishte hera e parë që paraqitet në këtë seancë dhe ai kërkoi kohë të njihej me aktet, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Deklarimet do i jap një herë tjetër. Dua më shumë kohë” tha ai.

Kurse prokurori i dosjes së SPAK, Behar Dibra, u shpreh:

“E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai të fliste sot”.

Këtu ndërhyri përsëri mamaja e Santiagos

“Nuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje!”

Gjyqtarja Rudina Palloj i tërhoqi vëmendjen:

“Kërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit!”

Avokatja e Dukës shprehu dakordësi me klientin e saj. 

'Sot nuk jemi gati, por seancën e radhës vijojmë prapsimet dhe kur klienti të jetë gati të përgjigjet”.

Nga ana e saj Gjyqtara u shpreh se meqenëse i pandehuri shfaqi pëlqim për t’u pyetur, por kërkoi kohë, vlerëson se nuk mund ta detyrojë atë të pyetet

“Është çështje vullneti. Në këto kushte do i jepet kohë”, tha gjyqtarja e çështjes.

Nga kafazi i qelqtë ai pati edhe një mesazh për prokurorin e çështjes, Behar Dibra,  i cili sipas tij po e dënonte pa prova.

“Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator i vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam vënë re që do të më dënojë… Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të bëjë detyrën. Po kërkon të më dënojë pa fakt, pa asgjë”  tha Duka.

Teksa seanca u shty për më 24 Tetor, në orën 12:30, që i arrestuari të japë shpjegimet e tij në lidhje me ngjarjen. ndodhi edhe incidenti i radhës.

Në fund të seancës, mamaja e Santiago Malko u ngrit nga vendi dhe iu drejtua kafazit ku ishte Leonard Duka. Në këto momente ndërhyri dhe siguria e togës së shoqërimit, duke e ndaluar. E pranishme në sallë ishte edhe motra e të ndjerit, e cila u konfrontua me dy avokatet e Leonard Dukës, pas përfundimit të seancës së sotme.

Leonard Duka akuzohet si organizator i vrasjes së Santiago Malkos i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt në muajin gusht të vitit 2019 në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ka ardhur pas konfliketeve që Duka kishte me Martinajn. Duka u ekstradua në 2 Gusht të këtij viti nga Belgjika në Shqipëri. Anëtarët e tjerë të grupit janë gjykuar dhe hetuar në mungesë, teksa ai pritet të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK, në këtë dosje.

Raportoi: Gazetarja Keti Banushi

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lil: 03/10/2024 11:26

    Djali i vet gjithe diten ne biblioteke rrinte gjynah

    Përgjigju
  • Iris: 03/10/2024 01:46

    Per nje nene femija i mire, i keq mbetet per te /bir i dashur/ dhe per humbjen e tij nuk gjen ngushellim,s.d.q nen driten e historise te te birit dhe personat me te cilet mbante shoqeri,do te ishte mire qe kjo nene te permbante veten,pasi djali i saj mund te ishte me i miri ne bote per te,por per boten nuk ishte /engjell/!

    Përgjigju
    • Tur tur tirona: 03/10/2024 13:03

      O ylli e di ckan bo keto ne tirane apo jo. Tmerr dilnin e vrisnin e prisnin kudo te shkonin. Leje mo mbreti lojerave te fatit nese shikonte ndonje vajze qe e pelqente shkonin keto zagaret e tij e merrnin me dhune nga te dashuret e vet. Keshtu qe ai qe u gropos shkofte andej nga ka dalur edhe ky mbase gabel eshte por mir ja beri atyre se u ben te pa kontrollueshem fare fare ne tirone kudo ishin martinaj e keto bastardet e tij.

  • Toni: 02/10/2024 21:54

    Po kur I mori peng prindërit atij?tju kishTe shuar të gjithve si rrac e do pastrohej ajri i shqipris 1%

    Përgjigju
  • Ligji: 02/10/2024 21:42

    Duka do denohet me te perjetshem dhe pak e ka por prokuroria duhet te konfiskoje edhe pasurite e krimit te killerit Santiago Malko. Kjo duhet te jete drejtesia.

    Përgjigju
  • Aldo: 02/10/2024 20:28

    Edhe djali jot ka bere shume nena per te qare

    Përgjigju
  • bani: 02/10/2024 18:52

    ata kushedi sa veta kane vrare....enveri i rregullonte keta....

    Përgjigju
  • Koli: 02/10/2024 16:29

    E Ka pas hallall djalin jot zonje Po tani rri Mir e mundohu te rrisesh niprit Jo si djalin tat

    Përgjigju
    • Loli: 02/10/2024 17:33

      Po se ty ta ka parku mamicen ske faj

  • End Nano: 02/10/2024 15:31

    Po mamaja cfare kerkon a e di mamaja sa ka futur ne dhe djali ??

    Përgjigju
    • Ora: 02/10/2024 16:55

      Te erdh era keqe mos e hap halen fundrrin

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'