Nis punën komisioni hetimor për ndërhyrjet në ‘TIMS’! Salianji: Do të shikoni spektakël të zi! Të thirret Rama! PS: Edhe Basha edhe Berisha

Pas atij që heton kontratat koncensionare në Shëndetësi, në Kuvend nisi punën edhe komisioni që do të hetojë rrjedhjen e të dhënave nga sistemi 'TIMS'.

Veç planit të punës mbi të cilin do të veprojë ky komision, Ervin Salianji në cilësinë e kryetarit bëri publike edhe listën e dëshmitarëve që kërkon opozita, duke nisur nga kryeministri Edi Rama e deri tek drejtues e ish drejtues të policisë, SHISH, AMP e institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend.

Socialistët nga ana tjetër e pasuruan listën me emra të tjerë, po aq të rëndësishëm, politikanë që akuzat e bëra me deklarata në media do t’i duhet t’i sqarojnë edhe para komisionit.

‘Dëgjova që donit të thërrisni dhe ish drejtues të policisë së Shtetit ndër vite. Unë mendoj se duhet të thërrasim edhe Berishën si ish-kryeministër dhe z. Lulzim Basha ish-ministër i Brendshëm dhe ç’kanë qenë të gjithë ish-drejtorët e policisë së shtetit. Të hyjmë që nga fillimi e këtej. Që nga dita kur e kanë ngritur amerikane. Si ka funksionuar dhe ku ka çeduar funksionimi.'- tha Gjylameti.

I bindur se një pjesë e tyre janë përfshirë në ngjarje kriminale, Salianji premtoi se puna e komisionit dhe nxjerrë të dhëna të rëndësishme për publikun dhe prokurorinë.

‘Të gjithë personat thirrur janë persona që kanë lidhje me ngjarjet. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt.’- tha Salianji.

"Prezumimi i pafajësisë është shumë i rëndësishëm dhe kur themi diçka duhet ta mbështesim me prova. Këtu sundon prova! Provat duhet ta sundojnë këtë sallë. Këtu provat, atje llogjet”- u shpreh deputeti i PS-së, Toni Gogu.

Për hetimin parlamentar do të kërkohen dokumente dhe informacione shtesë nga një sërë institucionesh shtetërore si kryeministria, ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, SPAK dhe Trupa Diplomatike e akredituar në Shqipëri.

Lista e dëshmitarëve të lexuar nga Salianji që do të thirren për të dëshmuar

Edi Rama- Kryeministër

Taulant Balla- Minister i Brendshëm

Muhamet Rrumbullaku- drejtori i Pergjitshem i Policisë së Shtetit

Florian Sulejamani- Kreu i AMP

Beldi Cuci- në cilesinë e ish-ministrit të Brendshëm

Gledis Nano – në cilësinë e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

Ardi Veliu – në cilësinë e ish-kreut të AMP

Zef Laska- Drejtor i Burimeve Njerëzore ne Policinë e Shtetit

Neritan Nallbati-  Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale në Policinë e Shtetit

Dorian Tola- Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

Ervin Muça- Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit

Ervina Gjana- Drejtore e Krimit Kibernetik

Besjan Tanuzi- Ish-drejtor i sistemeve në Policinë e Shtetit

Enri Ndoni- Drejtor i sistemeve në Policinë e Shtetit

Ardit Muça- Shef i sektorit të Departamentit të IT në Policinë e Shtetit

Elona Gogo- Ish-drejtore në Drejtorinë e Programimit dhe Bazave të Dhënave, në Departamentin e IT të Policisë së Shtetit

Eraldin Ndreca

Enkli Hoxha

Ergis Hidri

Lubica Dervishaj

Xhuljeta Çollaku

Albana Vrapi

Arben Babaj

Elvis Hysi

Ermal Beqiri nga kompania Soft

Nevila Xoxa

Administratorë të kompanisë 'Horizont'

Propozime nga PS
Sali Berisha- ish kryeministër
Lulzim Basha- ish-ministër i Brendshëm

Pyetja e dëshmitarëve do të bëhet brenda datës 5 qershor 2024. Propozimet e Komisionit do të prezantohen më 15 korrik.

Perberja e komisionit hetimor 
  1-Ervin Saljanji  - kryetar
  2-Toni Gogu -Nënkryetar PS
  3-Nasip Naço  - Anëtar PS
  4-Blerina Gjylameti - Anëtar PS
  5-Etilda Gjonaj - Anëtar PS
  6- Xhemal Qefalia - Anëtar PS
  7- Antoneta Dhima - Anëtar PS
  8- Bardhyl Kollçaku - Anëtar PS
  9- Denis Deliu - Anëtar PS
10- Lindita Metaliaj - Anëtar PD
11- Lefter Gështenja - Anëtar PD
12- Asllan Dogjani  - Anëtar PD
13- Ramadan Lika - Anëtar PD
14- Luan Baci - Anëtar PD
15- Elda Hoti  - Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
 1- Bledion Nallbati- anëtar zëvendësues PD
 2- Isuf Çela - anëtar zëvendësues PD
 3- Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS
 4- Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Salianji përplaset me Gogun: E keni qeverisjen si fytyra e 'Shrekut'

1712063497_komisioni.jpg

Gjatë mbledhjes së komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, pati edhe një përplasje mes deputetëve Ervin Salianji dhe Toni Gogu.

Deputeti i PS-së, akuzoi Rithemelimin për qëndrimin e mbajtur ndaj SPAK-ut duke u shprehur se në mëngjes e mburrin punën e Prokurorisë së Posaçme ndërsa në darkë ndryshonin mendim poshtë ballkonit ku Sali Berisha mbante fjalimet e tij.

“Ne nuk sillemi si Fiona te Shreku që një mëngjes të themi shiko sa mirë SPAK-u dhe në mbrëmje, në rrugicë të shpërfytyruar, të thoni ja SPAK-u i partisë. Nga agimi në muzg mburret SPAK-u dhe nga muzgu në agim mallkohet SPAK-u”– u shpreh Gogu.

Përgjigjen e mori nga deputeti i Rithemelimit Ervin Salianjin, i cili e krahasoi qeverisjen e socialistëve me personazhin vizatimor të Shrekut dhe zemrën e princit, po te ky film vizatimor.

“Ju qeverisjen e keni si fytyra e Shrekut. Aq të zezë e keni qeverisjen dhe mirë që e përmende. Është kryeministri I kësaj republike që urdhëron administratën në këtë vend që kur nuk e kanë një favor të mos zbatojnë ligjin. Keni parë një thirrje të tillë ju në çdo vendi demokratë në botë? Ju jeni parti që bëni sikur jeni në amnezi. A ka përgjegjësi kryeministri për të gjithë këto afera që janë kapur apo jo?”- tha ndër të tjera Salianji.

Ora 16:10
Salianji: Ndërhyrja në sistemin TIMS për llogari të grupeve kriminale

1712067044_qefalia.JPG

Ka nisur punë komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Gjatë mbledhjes së komisionit ka pasur një përplasje ndërmjet kryetarit të komisionit Ervin Salianjit dhe deputetit të PS-së Xhemal Qefalia.

‘Kryetar mos u përfshini politikisht. Kjo marrëveshje mes PS dhe PD-së keni qenë kundër dhe keni thënë se çfarë janë këto dy komisione... ju sfidoj a keni seriozisht këtë punë?’- tha Qefalia.

Salianji, tha se është bërë një ndërhyrje në sistem që i shërben grupeve kriminale. Duke ju përgjigjur Qefalisë, ai tha se dëshmitarët do t’i gjejnë dhe ata nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë.

‘Kjo nuk ka asnjë lidhje me rritjen  çmimit të sheqerit. Të gjithë personat thirrur janë persona që kanë lidhje me ngjarjet. Nuk e di pse përmendja e emrave ju shqetësoi, secili prej tyre do të përgjigjet për shqetësimet që ne kemi. Një gjë ju them për aq sa do lejohemi, por edhe nëse nuk lejohemi ne do ti gjejmë ata do ti kapim ata para publikut dhe do ti çojmë aty ku e kanë vendin për aq sa na takon ne. Përgjegjësitë e kësaj situata nuk do shpëtojnë, kanë bërë një ndërhyrje që i shërben grupeve kriminale. Këtu do jemi dhe do ti dëgjoni si janë të përfshirë. Do të shikoni, nuk dua të them spektakël, sepse është spektakël i zi në fakt, është një ngjarje e keqe për Shqipërinë, por do shikoni përfshirjen deri në çfarë niveli ka ndodhur në këtë vend”, tha Salianji.

Ora 16:00
Komisioni për TIMS, Gjylameti: Meqenëse do thërrisni ish funksionarë, të vijë dhe Basha e Berisha

 

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në Komisionin hetimor për sistemin TIMS tha se meqenëse do të thirren ish-funksionare, duhet të vijë edhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

'Unë kuptoj sa herë që ngrihet një komision hetimor ju shërben si mënyrë për tu kapur tek arsyeja se pse humbët. Unë them tani meqë e kemi në mbledhjen e parë. Unë mendova se Luani do merrej me mua dhe jo ju të tjerët. A do mundemi të jemi strikt tek ajo që ligji na ka ngarkuara a do merremi me komisionin hetimor që ju keni kërkuar me sistemin TIMS që do të thotë me të dhënat e qytetarëve në dalje dhe hyrje nga kufiri shqiptar. Tani çlidhje ka ptronazhimi me kufirin e Shqipërisë unë nuk e di.

Çfarë lidhje ka TIMS me patronazhimin dhe mënyrën si funksionoi PS. Patronazhimi është një koncept që ka dalë nga vendi i zhvillimit më të lartë të demokracisë që janë SHBA. Mënyra e funksionimit që ne kemi është një mënyrë funksionimi që ne kemi andej. Duhet të qëndrojmë në respekt të objektit të këtij komisioni hetimor. Dëgjova që donit të thërrisni dhe ish drejtues të policisë së Shtetit ndër vite. Unë mendoj se duhet të thërrasim edhe Berishën si ish-kryeministër dhe z. Lulzim Basha ish-ministër i Brendshëm dhe çkanë qenë të gjithë ish-drejtorët e policisë së shtetit. Të hyjmë që nga fillimi e këtej. Që nga dita kur e kanë ngritur amerikane. Si ka funksionuar dhe ku ka çeduar funksionimi.'- tha Gjylameti.

Ora 16:00
Komisioni ‘TIMS’, Salianji replika me Gogun: Kujt i djeg marmita le të përgatitet

1712068722_gogu.jpg

Kryetari i Komisionit hetimor Ervin Salianji është përplasur me nënkryetarin e komisionit deputetin Toni Gogu, gjatë mbledhjes së parë të këtij komisioni.

Tonin Gogu tha se në planin paraprak i komisionit hetimor nuk kishte asnjë provë dhe në përgjigje Ervin Salianji u shpreh se provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi nis hetimi.

'Do ta marrim planin, do ta shikojmë,. Në planin paraprak nuk ka asnjë provë. Ka shumë emra aty, nëse doni mund të shtojmë dhe Bardhin sepse ka informacion për rrjedhjen e të dhënave.'- tha Gogu.

Ndër të tjera Salianji u shpreh me ironi se kujt i ‘djeg’ marmita në lidhje me këtë hetim, duhet të përgatit mirë.

'Ju e dini që provat nuk paraqiten në këtë fazë, por pasi të nisë hetimi. E kuptoj shqetësimin, kuptoj se kujt nga ky hetim i djeg marmita, duhet të përgatitet mirë.

Po bëjmë një hetim parlamentar të ngritura nga shqetësimi publik. Faktet janë sic janë të paraqitura në kërkesë. Nuk e di çfarë ju ka ndodhur sot. Këtu do të jemi dhe do ta shohin që do të dakordësoheni me në për të patur një rezultat të punës dhe për të vënë para përgjegjësisë të përfshirët.

Për të shtuar personat në listë, jemi të hapur. Jo vetëm për personat që kanë denoncuar i Bardhi, por edhe për ata që janë të akuzuar.'- tha Salianji.

Ora 15:48
'Këtu sundon prova', Toni Gogu i tregon Salianjit dy parimet që PS nuk i neglizhon te komisioni për "TIMS"

 

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit "TIMS",  Toni Gogu, tha se dy parime nuk mund të neglizhohen nga mazhoranca.

"Prezumimi i pafajësisë është shumë i rëndësishëm dhe kur themi diçka duhet ta mbështesim me prova. Këtu sundon prova! Provat duhet ta sundojnë këtë sallë deklaroi", deklaroi Gogu.

Më tej ai i sugjeroi kryetarit Ervin Salianji që nëse duan le ta sjellin edhe Gazmend Bardhin si dëshmitar se kishte dëgjuar që ka informacion për këtë çështje.

"Tani në planin paraprak të veprimtarisë së këtij komisioni që unë kam parë ju s'keni asnjë provë" theksoi Gogu.

Ora 15:30
Rrjedhja e të dhënave të TIMS, Salianji: Do kërkojmë informacion e dokumente nga SHISH, Kryeministria dhe SPAK

 

Ka nisur punën komisioni hetimor për të dhënat TIMS. Në fjalën e tij, kryetari i komisionit hetimor Ervin Salianji parashtroi edhe planin paraprak të hetimit për komisionin TIMS.

‘Do hetohet sistemi për patronazhistët e Partisë Socialiste. Dolën të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës. Do hetohen listat e pagave për më shumë se 600 mijë qytetarë. Dolën të dhënat e automjeteve dhe bankave. U ndërhy në TIMS, tërhoqi dhe vëmendjen e ambasadës së SHBA.

Hetimi do të përqendrohet nëse pasur shkelje të kuadrit ligjor për mbrojtjen dhe sigurinë e sistemit TIMS. Si i kanë kryer këto organe funksionet, a kanë kryer shkelje, cilat janë këto shkelje.

Të garantohet mbrojtja e të dhënave të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Komisioni miraton planin e hetimeve, thërret dëshmitarë për të sqaruar rrethanat.

Do kërkohet informacione dhe dokumente nga kryeministri, ministria e Brendshme, SHISH, SPAK, dhe trupat diplomatike. Çdo informacion tjetër të nevojshme për përmbushjen e punës së këtij komisioni.

Përfundimet e komisionit do të prezantohen me 15 korrik. Do nxjerrim para përgjegjësisë të gjithë shkelësit.’- tha Salianji.

Ora 15:27
Nga Rama, Balla, Gledis Nano e Ardi Veliu, lista e dëshmitarëve që do të thirren në komisionin Hetimor ‘TIMS’

Ervin Salianji, kryetar i Komisionit Hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, lexoi listën e zyrtarëve të lartë që do të thirren për të dëshmuar në komisionin hetimor.

Lista e dëshmitarëve
Edi Rama- Kryeministër
Taulant Balla- Minister i Brendshëm
Muhamet Rrumbullaku- drejtori i Pergjitshem i Policisë së Shtetit
Florian Sulejamani- Kreu i AMP
Beldi Cuci- në cilesinë e ish-ministrit të Brendshëm
Gledis Nano – në cilësinë e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
Ardi Veliu – në cilësinë e ish-kreut të AMP
Zef Laska- Drejtor i Burimeve Njerëzore ne Policinë e Shtetit
Neritan Nallbati-  Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale në Policinë e Shtetit
Dorian Tola- Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar
Ervin Muça- Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit
Ervina Gjana- Drejtore e Krimit Kibernetik
Besjan Tanuzi- Ish-drejtor i sistemeve në Policinë e Shtetit
Enri Ndoni- Drejtor i sistemeve në Policinë e Shtetit
Ardit Muça- Shef i sektorit të Departamentit të IT në Policinë e Shtetit
Elona Gogo- Ish-drejtore në Drejtorinë e Programimit dhe Bazave të Dhënave, në Departamentin e IT të Policisë së Shtetit
Eraldin Ndreca
Enkli Hoxha
Ergis Hidri
Lubica Dervishaj
Xhuljeta Çollaku
Albana Vrapi
Arben Babaj
Elvis Hysi
Ermal Beqiri nga kompania Soft
Nevila Xoxa
Administratorë të kompanisë 'Horizont'

Por lista nuk përfundoi me kaq pasi socialistët shtuan se do të thërrasin edhe Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 02/04/2024 16:29

    po Babalen kur do ta hetoni mor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë