Një ditë pas takimit për ‘bashkim’, deputetët e Bardhit refuzojnë ftesën e Berishës! S'marrin pjesë në takimin për humbjen e 14 majit, 'besnik' vetëm Meta

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha mblodhi sot të deputetët e tij në një tjetër takim për humbjen e 14 majit, duke thënë se Rama vodhi zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Takimit ju bashkua vetëm aleati i humbjes Ilir Meta, ndërsa edhe pse një ditë më parë, në takimin që u mbajt për bashkim, i ftoi publikisht, deputetët e Bardhit nuk morën pjesë.

“Ju ftoj nesër në prezantimin e raportit për farsën elektorale të 14 majit. Unë nuk dua të zgjatem më shumë, por edhe njëherë shpreh vlerësimin tim. Ftoj ju sipas kohës së lirë që keni, nesër në një paraqitje që ne i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 majit. Është bërë një punë mendoj unë, shumë e çmuar”, tha Berisha një ditë më parë.

Duke shfrytëzuar takimin e përbashkët mes deputetëve kreu i Rithemelimit u përpoq të legjitimonte mes tyre veten si drejtues, por në prezantimin e asaj që e quan prej muajsh farsë elektorale, deputetët e lanë vetëm me të tijtë.

Njëjtë si nga selia e ish Shqupit që zaptoi, edhe në sallën që kishte marrë me qira, Sali Berisha përsëriti se zgjedhjet Edi Rama ia vodhi. Këtë herë, e vetmja që ndryshoi, ishte se akuzat i kishte printuar në një libër.

“Nga fillimi e deri në fund me vendim qeverie vendosi tu dërgojë pensionistëve zarfin 50 mijë lekë, 683 mijë pensionistëve. Me vendim qeverie, të gjitha në kundërshtim me ligjin shpalli rritjen e rrogave në mes të fushatës  elektorale. Shpërndau miliona e miliona para për tërmetin. Vetëm në Peshkopi shpërndau 400 mln lekë për personat më aftësi ndryshe. 13 mijë pensionistë shtoi në lista pa kontribute. Këto janë të gjitha veprime zyrtare dhe nuk janë veprime me Bajrët, Bandën e Durrësit, Elbasanit etj. Janë veprime nga zyra.

Nuk regjistroi partinë kryesore opozitare në listë. U diktoi asaj kryetarin e koalicionit. 61 përfaqësuesve të koalicionit në garë u dha zero investim, kundër 1.2 mln eurove që u dha 12 të aleatit të tij të ri. Ato janë aspekte terroriste.

E vërteta është se administrata u shndërrua në polici politike dhe dihen më se cili është dallimi mes policisë partiake, policisë së fshehtë dhe administratës. Që të gjithë terror mbi zgjedhësit. Pra këto janë të gjitha me dokumente zyrtare, janë kryer në një sfidë absolute ndaj votës dhe qytetarëve shqiptar. Pastaj ushtria e nëndheshme e krimit, hanxharëve, vrasësve duke terrorizuar në mbarë vendin qytetarët”, tha Berisha.

Në përfundim të takimit, kreu i Partisë së Lirisë e quajti pozitive mbledhjen e Berishës me deputetët e Gazment Bardhit dhe aleatët. Në mbledhjen mes 43 deputetëve të opozitës, deputetët e Partisë së Lirisë munguan, por Meta paralajmëron se 3 deputetët e tij do t’i bashkohen unifikimit të qëndrimit opozitar në parlament.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • @ ame rika: 07/09/2023 05:56

    Saliu vazhduesi i VEPRAVE te shokut ENVER HOCHA por me i " moderuar ,, DO to Lexojme KONSPEKTOJME me LAPSE ne DORE dhe do ti diskutojme ne "( UZINA FABRIKA SHKOLLA FERMA KOOPERRATIVA ne USHTRI POLICCI DREJTESI SPAK KBH po dhe ne SHIK a SHISH .

    Përgjigju
    • Vranakonti: 07/09/2023 12:51

      I gjithe diskutimi i Saliut ishte shpifje. Duket qe Salin e ka zene tartakuti,i ka hyre frika dhe mbsn me genjeshtra elektoratin. Nuk pati vjedhje votash.

  • @ ame rika: 07/09/2023 05:47

    Saliu vazhduesi i VEPRAVE te shokut ENVER HOXHA dhe ne do to Lexojme , Studiojme me LAPES ne DORE dhe do I KONSPEKTOJME . P.SH.: LIGJIN 24/1 24/2 7501 PIRAMIDAT GERDECIN 21 JANARIN 6 JANARIN po dhe 26 MAJ 1996 FENOMENIN DUSHKU etj po pse dhe 7501 ku jane sofistikuar mijera te VRARE per PRONAT e KALVARI SKA FUNDE .

    Përgjigju
  • @ ame rika: 07/09/2023 05:34

    VEPRA e Saliut vazhdim i VEPRAVE te ENVER HOXHES do e lexojme KONSPEKTOJME e do TA DISKUTOJME : LIGJIN 7501 LIGJIN 24/1 24/2 DO VEMI NE " EUROPE ,,? FIRMAT PIRSMIDALE ZGJEDHJET ZE 26 MAJ FENOMENI DUSHKU 1997 VRASJA e AZEM HAJDARIT 14 SHTATOR 1998 NDRYSHIMET KUSHTETUSE 2008 VDEKJA e SOKOL OLLDASHIT VDEKJA e TREBICKES GERDECI 21 JANARI E shume e shume te tjera pa permendur : DROGEN KRIMET SHTETERORE e POLITIKE TRAFIKIM I "(MISHIT te BARDHE ),, TRAFIKU ME EMIGRANTET nga TOKA e DETI SHKATERRIMI i mbi 500 NDERMSRRJE UZINA FABRIKA FERMA e KOOPERATIVA SHITJE e PRIVATIZIM PA KRITER LIGJORE te TOKAVE e BREGEDETIT KU BEMAT nga VITI 1992 e gjer .... eshte nje LISTE e pa FUND

    Përgjigju
  • Hahaaaaa: 06/09/2023 17:06

    Berish mavria sikur e ka pshurr dhia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur