Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Spiropali: Dhimbje pafund për të vrarët dhe pengjet, të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme

Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Spiropali: Dhimbje pafund për të vrarët dhe pengjet, të kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme

Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në një vjetorin e sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit ka bërë thirrje për paqe.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Spiropali shprehet se lufta që i ka marrë jetën dhjetëra mijëra qytetarëve civilë, duhet të mbarojë sa më parë.

“Sot është përvjetori i parë i një akti të shumëfishtë terrorist që goditi Izraelin, me kosto të jashtëzakonshme njerëzore; dhjetra mijëra jetë qytetarësh civilë, që janë viktimat e para të një lufte, e cila e kishte nisjen një vit më parë, por që duhet të përfundojë një orë e më herët.

Dhembje pafund për pengjet njerëzore ende në robëri, për të vrarët dhe të dhunuarit e sulmit barbar, për viktimat e luftës dhe për pasojat gati të pakthyeshme që e bënë edhe vetë paqen e brishtë në rajon, një viktimë direkte të luftës që godet gjithëkënd!

Është koha që të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve si edhe të kontribuojmë për një paqe të ndershme, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, që do të mund të garantonte siguri dhe stabilitet për rajonin e gjithë botën”, shkruan Spiropali në Facebook.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro