S'ka surpriza në Vlorë, Anduel Tahiraj rizgjidhet në krye të degës së PS-së, Peza: PD-ja në krizë, ne jemi më të fortë se kurrë

S'ka surpriza në Vlorë, Anduel Tahiraj rizgjidhet në krye të degës së PS-së, Peza: PD-ja në krizë, ne jemi më të fortë se kurrë

Anduel Tahiraj

Anduel Tahiraj është rizgjedhur kryetar i degës së PS-së në Vlorë për një mandat të dytë. Në garë përballë tij ishte Albana Hodaj. Pas votimit, nga numërimi ka rezultuar se Tahiraj mori 298 vota, ndërsa rivalja e tij 10 vota dhe 15 fletë dolën të pavlefshme, nga 323 anëtarë që morën pjesë. Pas zgjedhjeve për kryetarin, do të bëhen edhe për të gjitha forumet dhe strukturat e partisë në Vlorë. Në fillim të këtij procesi zgjedhor foli Damian Gjiknuri i cili u shpreh se këto zgjedhje janë transparente dhe brenda procedurave të statutit. Partia Socialiste vijon zgjedhjet brenda degëve në të gjitha rrethet, teksa në 29 shkurt është Kongresi.

Alfred Peza, i deleguari i PS në Pukë dhe Vaun e Dejës, për zgjedhjet brenda strukturave të PS tha se i gjithë procesi ka qenë transparent dhe demokratik, duke shtuar se tashmë PS është gati për një mandat të tretë në 2021. “Ishte një proces demokratik, në bazë të vendimit të PS, qoftë në bashkinë e Pukës, qoftë në Vaun e Dejës.

Ishte një proces demokratik dhe transparent, morën pjesë në maksimumin e tyre anëtarët e mbledhjes së zgjeruar të asamblesë së PS, dhe Kristian Shkreli fitoi në bashkinë e Vaut të Dejës, ishte një proces që e bënë organizatat e PS dhe strukturat drejtuese në këtë bashki që të punojnë së bashku për etapën tjetër, pasi PS në 29 shkurt ka Kongresin, prej nga do zgjedhim Asamblenë e re Kombëtare të PS, dhe më pas sekretariatin dhe kryesinë e re. Në këtë mënyrë PS fillon punën për tu bërë gati për fitoren e mandatit në 2021”, tha Peza.

Peza sqaroi dhe problemet e hasura gjatë procesit të votimit në Pukë.  “Pjesëmarrja ishte shumë e lartë, nga 51 anëtarë morën pjesë 47, por në votim 23 vota fitoi kandidati dhe 24 ishin jo. Për 1 votë kandidati I përzgjedhur nuk arriti të marrë mandatin. Në këto kushte kryesia komandon një kryetar të përkohshëm”, sqaroi Peza.  Sa i përket situatës politike në vend, Peza tha:

PS është më e fortë se kurrë, në krizë është PD, pasi për herë të parë në historinë e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, opozita më e madhe në vend ndodhet jashtë parlamentit, jashtë sistemit politik, nuk ka asnjë pushtet as në qeverisjen qendrore dhe as atë lokale, pasi lidershipi i tyre kërkuan në mënyrë artificiale të injektonin krizën e tyre në sistemin e vendit, gjë që nuk e arritën sepse procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit u zhvillua me sukses, dhe vendi ecën përpara”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
Eduard Ndreca merr mandatin e dytë në krye të PS-së në Lezhë

Socialistët e Lezhës kanë zgjedhur pasditen e së dielës kryetarin e tyre për një mandat 4 vjeçar. Në këtë post është rikonfirmuar kryetari aktual, Eduard Ndreca i cili në këtë garë u përball me Taulant Malshin. Në përfundim të votimit ku morën pjesë 254 votues nga 274 më të drejtë vote, Ndreca mori  173 vota, ndërsa Malshi 65 vota .6 vota rezultuan të pavlefshme.

Proçesi i votimit brenda Partisë Socialiste është ndjekur nga i deleguari i këtij qarku Ministri i Brendshem Sander Lleshaj. Ministri vlerësoi procesin zgjedhor në Lezhë si dhe vuri në dukje shtimin e grave në radhën e përfaqësuesëve.

“Procesi i mirë, dinjitoz që tregon nj impuls të ri në Partinë Socialiste dhe për faktin që ka një numër të shtuar të grave që do të përfaqësojnë në Lezhë. Dau të falënderoj të dy kandidatët që zhvilluan një garë të ndershmë dhe te drejtë dhe së fundi falënderoj fituesin Eduardin i uroj suksese të cilit i kemi dhënë një barrë sot”,  tha Sander Lleshaj Minister i Brendshëm

Pas rikonfirmimit si kryetar i Partisë Socialiste Eduard Ndreca e konsideroi proçesin si mjaft pozitiv.

“Jemi një familje, të gjithë jemi votues të PS dhe midis nuk ka ndarje. PS në Lezhë tregoi pjekuri dhe këtë nuk e them për rezultatin por për njerëzit që ka, anëtarë të vjetër që na japin përvojën e tyre dhe të rinjtë që na japin forcë për t’i bërë punët më mirë. Të tjerët që zgjasin dorën për të përfituar nuk janë Partia Socialiste”, tha  Eduard Ndreca Kryetar i PS Lezhë

Pas riformatimit të strukturave Partia Sociliste pritet të nisë punën në terren për betejën e radhës elektorale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arta@Zare: 12/01/2020 22:33

    Dele beeeee beeee beeee

    Përgjigju
  • Ard Skendaj: 12/01/2020 22:07

    Perpara per fitore te reja.Delegatet e thane fjalen e tyre.Rrofte Partia,Rrofte Pushteti Popullor

    Përgjigju
  • Vlora: 12/01/2020 19:18

    Si ne kohene xhaxhit te gjithedakort

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari