TIRANË, 1 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar edhe sot punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, në të gjithë vendin kanë vepruar 105 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 16 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 7 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
Janë shpallur në kërkim 7 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona të tjerë. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 1.531 raste, si dhe janë ndërprerë 800 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë. Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 105 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE, theksojnë se do të vijojnë punën deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme dhe përballjen me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së. /a.ke/
/Shqiptarja.com