Modelja e njohur Oriola Marashi ka marrë ftesën për të qenë pjesë e ‘Big Brother Vip’, përgjigjen për të e ka dhënë e ëma e saj pedagogia, Xhoi Jakaj në një intervistë.
E ftuar në një emision Jakaj ka zbuluar se vajza e saj ka marrë një ftesë nga spektakli i BBV të cilin e ka refuzuar. Për shkak të angazhimeve në karriere, modelja Oriola Marashi nuk ka pranuar për të qenë pjesë e BBV. Falë një kontrate pune që Marashi ka firmosur ajo nuk mund të ketë dalje të tjera mediatike, sqaroi e ëma.
‘Oriola ka dy kontrata dhe ndaj nuk ka pranuar ftesën. Në kontratat që ajo ka bërë ka firmosur se nnuk do të ketë asnjë dalje tjetër mediatike, megjithatë angazhimi i duhej aty. Oriola ka shumë projekte të mëdha që nuk mund t’i linte pa zbatuar.’, u shpreh Jakaj