THETH- Kryeministri Edi Rama u rikthye në Theth, një vit pas operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, por kësaj radhe për të diskutuar me banorët për një tjetër nismë që synon zhvillimin e kësaj zone, Paketa e Maleve. Shumë e kontestuar nga protestuesit të cilët prej 52 ditësh kërkojnë shfuqizimin e saj me argumentin se nisma lejon “shitjen e Shqipërisë”, shefi i qeverisë theksoi edhe një herë se në asnjë rast ligji nuk do të anulohet pasi është zhvillim për turizmin në zonat malore.
“Thonë nuk duam të investime të huaja, nuk duam të shesim Shqipërinë. Kush po e shet, kush po e blen Shqipërinë. Ata që janë në investimin e shumë diskutuar të Katarit, që sot kanë blerë çerekun e Parisit, kanë marrë Francën me vete në Katar. Si funksionon?”, theksoi Rama.
Kryeministri hodhi poshtë edhe akuzat se toka do tu falet oligarkëve, duke thënë se të drejtën për të ndërtuar e kanë vetëm banorët në tokën e cila është e pakontestuar.
“Paketa e Maleve nuk është për uzurpatorë, as për biznesmenë që nuk kanë marrëveshje me ju, as për oligarkë, përveçse për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtareve të pronave në territore ku toka nuk është ndarë sipas 7501 sepse ju dhe të tjerët në këto territore nuk e kanë pranuar 7501 dhe e kanë ndarë tokën mes veti me kufijtë e vjetër dhe përgjithësisht nuk kanë konflikte. Por për të adresuar dhe aspektin tjetër që ka të bëjë me territore ku nuk ka asnjë mundësi zhvillimi përveç turizmit. Kjo është Paketa e Maleve", tha Rama.
Për Ramën, tashmë ka ardhur koha që turizmi në Shqipëri të kalojë në një tjetër nivel, duke e krahasuar Shqipërinë e pas Paketës së Maleve me “Zvicrën e vogël”.
“Synimi është të rriten të ardhurat. E keni nisur me një turizëm për bukën e gojës, keni mbërritur te një turizëm për mirëqenien e familjes. Tani duhet të kaloni te një turizëm që krijon pasuri. Zvicrën e vogël e keni këtu. Mundësinë për të zhvilluar turizëm luksi e keni këtu. Ato "plisa" që kthehen në vila e shtëpiza janë luks, janë eksperiencë; nuk është thjesht të futesh në një shtëpi dhe të flesh”, vijoi Rama.
Kryeministri u tha banorëve se magjia e Thethit prishet nga ndërtimet pa kontroll, duke mbrojtur operacionin për prishjen e ndërtimeve pa leje. Të cilat siç tha Rama, lulëzuan menjëherë pas premtimit të tij se do të legalizojnë ndërtimet ekzistuese, aq sa u arrit të goditej edhe kartolina botërore e Thethit duke iu referuar ndërtimeve te kisha.
“Unë nuk kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se i legalizojmë. Se nuk kam pasur si ta them se do isha në shkelje të ligjit. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do legalizojmë këto ekzistueset”, theksoi Rama.
Që nga tetori 2025 e deri më tani qeveria ka miratuar zonat prioritare në 49 bashki të vendit, ndërsa interesi për zhvillimin e tyre ka qënë i lartë. Nga 1318 aplikime, 3 bashkitë me interesin më të lartë rezultojnë ato verioret, kryesuar nga Shkodra me 192 aplikime, Vau i Dejës me 126 dhe Bulqiza me 103 aplikime.
Rama lajmëroi se në dy javët e ardhshme do të nisë edhe rruga e Dukagjinit, ndërsa deri në korrikun e vitit të ardhshëm pritet mbyllja e rrjetit të energjisë elektrike.
Nga Thethi i Shkodrës, kryeministri Edi Rama lajmëroi se brenda 2 javësh do të nisë ndërtimi i rrugës së Dukagjinit.
"Për dy javë rruga e Dukagjinit nis me fondin e zhvillimit. Është dashur kohë të bëhet projekti, patjetër që gjërat bëhen sipas mundësive. E kemi nisur punën në krye të këtij vendi kur treçerekun e komunave i kishte PD, e kemi nisur me pak se 10 miliardë euro prodhim të përgjithshëm të Shqipërisë, e kemi çuar 27 miliardë e më shumë, duhet ta çojmë në 35 miliardë. Na duhet ta çojmë në 35 miliardë të financuar më shumë gjëra. Si çohen fondet? Fondet vijnë nga investimet",- tha Rama.
Një banor të cilit iu prish ndërtimi pa leje në Theth vitin e kaluar, është një nga përfituesit e Paketës së Maleve. Me batuta e zhvilloi kryeministri Edi Rama bisedën më të, duke i thënë “koka bën, koka pëson”. Rama u tha banorëve të zonës se zhvillimi i pakontrolluar prish magjinë e Thethit, duke theksuar se ka ardhur koha për turizëm luksi. Zvicrën e vogël e keni këtu, u tha Rama banorëve.
Banori i Thethit: Jam një nga të dëmtuarit e korrikut të kaluar. Ju falënderoj për mundësinë që po na jepni në mënyrë të ligjshme. Nusen e kam nga Ukraina, jetoj në Angli. Kam vendosur që me këtë mundësi të vazhdoj përpara. Pas çdo të keqeje vjen një e mirë. Jam optimist që të kthehem në vendin tim.
Rama: Thotë një shprehje: ‘Koka bën, koka pëson’. Duke të parë ty, them se koka e fortë bëhet edhe më e fortë kur e pëson. Do të të mbështesim me gjithë zemër që të bësh diçka fantastike. Më vjen keq, sepse në atë periudhë kam marrë plot mesazhe nga ata që u turrën të hidhnin llum e gurë këtu.
Çështja është shumë e thjeshtë. Ju jeni të bekuar që keni fatin të jeni trashëgimtarë të kësaj zone, sepse magjia e këtyre maleve dhe historia e tyre ju japin mundësinë ta nisni një sipërmarrje turistike sikur ta nisni një ndeshje me rezultatin 3 me 0. Por duhet të jeni shumë të vetëdijshëm: po u prish magjia, nuk do ta keni më këtë perspektivë. Magjinë e prish zhvillimi i pakontrolluar.
Nëse ne nuk do të kishim ndërhyrë dhe shëruar atë plagë në zemër të Thethit, që ua mori të gjithëve ju dhe fytyrës së Thethit, që është fytyra e maleve të Shqipërisë në sytë e gjithë botës, atëherë të jeni të sigurt se do të binte edhe numri i turistëve.
Duhet të jeni veç në sipërmarrjet tuaja, por bashkë në produkt. Produkti juaj nuk është vetëm kulla, por Thethi. Ju nuk shisni kullën, ju shisni Thethin. Duhet të jeni shumë solidarë.
Duhet të jeni si korsikanët. Në Corsica nuk ndërton dot ku të duash. Ata shesin Korsikën, jo thjesht hotelin e tyre. Po të jetë Korsika rrëmujë, nuk vjen njeri në hotel.
Synimi është të rriten të ardhurat. E keni nisur me një turizëm për bukën e gojës, keni mbërritur te një turizëm për mirëqenien e familjes. Tani duhet të kaloni te një turizëm që krijon pasuri. Zvicrën e vogël e keni këtu. Mundësinë për të zhvilluar turizëm luksi e keni këtu. Ato "plisa" që kthehen në vila e shtëpiza janë luks, janë eksperiencë; nuk është thjesht të futesh në një shtëpi dhe të flesh.
Kryeministri Edi Rama sqaroi funksionin dhe përfimet e Paketës së Maleve për aplikantët, duke marrë shembullin e 3 vëllezërve në Theth, të cilët do të përdorin ligjin për ndërtuar në tokën e të parëve të tyre në fshatin turistik të Shkodrës, por të cilën ligji e njeh si tokë shtet aktualisht.
"Marjani dhe 2 vëllezërit e tij, të cilët jam shumë i lumtur që po vijnë nga Italia për t’u kthyer prapë, ndërtuar dhe punuar bashkërisht këtu, janë pronarë të këtij territori me zakon, por kjo pronë sot është shtet. Janë pronarë që nuk e posedojnë pronën e tyre në kuptimin e ligjit, pra kadastra nuk ka në këtë territor asgjë tjetër veçse pronë shtet. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Dhe kjo shpjegon pse nuk kemi vendosur atë 1 euro, sepse kur Marjani dhe vëllezërit do marrin lejen, do të marrin dhe pronën me 1 euro në pronën e caktuar dhe kur ndërtimi do të mbarojë ata do të marrin hipotekën dhe prona do të bëhet e tyre. Dhe ky proces",- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me banorë të zonës në Theth tha se Paketa e Maleve do ta çojë zhvillimin në një nivel tjetër dhe me projekte cilësore, jo më “hajde të ndërtojmë” madje edhe pa leje.
“Kush rrinte këtu në dimër s’kishte shans as të dilte as të priste njeri. Zoti me ju, kur binte ndonjë hall i madh në shtëpi. Erdhëm për të thënë tani do ta çojmë në një nivel tjetër zhvillimin, duhet të rrisim cilësinë, me leje, me projekte cilësore, jo hajde ndërto”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorë të Thethit për të diskutuar mbi Paketën e Maleve. Gjatë fjalës së tij, Rama risolli në vëmendje aksionin e prishjes së dhjetëra ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Shkodrës, verën e vitit të kaluar.
Kreu i qeverisë tha se ndërtimet pa leje shpërthyen pasi banorët keqkuptuan premtimin e tij për legalizimin e objekteve në Theth të cilat ishin ekzistuese. Sipas Ramës, thethianët filluan të ndërtojnë masivisht pa leje, me shpresën se do të arrijnë të përfitojnë në procesin e legalizimeve të objekteve të mëhershme.
"Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni dëshmitarë. Unë nuk kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se i legalizojmë. Se nuk kam pasur si ta them se do isha në shkelje të ligjit. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do legalizojmë këto ekzistueset. Do legalizojmë duke filluar nga ndërtimet e vjetra. Edhe ata që kanë trashëguar kulla në një zonë si kjo, nuk kishin letra. Nuk ia vinte njeri kullën në hipotekë se i thoshin në një zonë të mbrojtur, dhe duke qenë në zonë të mbrojtur mbaje kullën, nuk vjen njeri ta prishë, por nuk bëhet pronë e jotja. Pastaj realiteti i krijuar nga ata që ndërtuan më pas pa leje në kushtet kur këtu nuk kishte asgjë.
Do legalizohen ata që ekzistojnë. Ajo që ndodhi ishte që pas vizitës sime shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme aty, meqë po e legalizojmë thanë hajt se po futemi. U arrit të goditej kartolina botërore e Thethit. Po të shkosh e të shkruash Theth në të gjitha gjuhët e botës, është kisha me lëndinën e gjelbër. Lëndina e gjelbër u zaptua, u vunë e shtëpiza druri, u rrethua, u shtrua me zhavorr dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit. Si mund t’i lejonim ne këto?",- tha Rama
Komente











POPULL MOS I BESO KETIJ PLEHRE...KESHTU THA KY ZAGAR PER ZVERNECIN..DO JETE INVESTIM I MIRE..POR VETEM PER VAJZEN E TRUMPIT...KURSE POPULLIT ATJE NE ZVERNEC I JANE VJEDHUR TOKAT NGA ARTUR SHEHU....DHE RAMA BEN SIKUR NUK DI GJE...KU ESHTE PARE NE EUROPE QE KRYEMINISTRI TE MIRATOJE LEJE NDERTIMI RESORTESH MBI TOKA TE VJEDHURA...NE CILIN SHTET EUROPIAN...?????..
PërgjigjuPARODI APOLOGJIA E RAMËS – PAKETAT E SHPOPULLIMIT Të dashur protestuesit e mi, Prapë dolët atje në shesh, Po mirëqenia s'bie nga qielli, Pra, mos e merrni me stres. Mos bërtisni, o protestues, Se po humbni energjinë, Më thoni si bëhet mirëqenia, Pa shitur pak Shqipërinë? Po me ç'do jetoni ju vallë, O patriotë plot krenari? Që thoni "Shqipërinë s'e shesim", Si do çoni bukë në shtëpi? Ju zemërakë të flaktë thoni, "Shqipërinë s'e japim kurrë", Po me ç'do mbushni xhepat vallë? Me këngë, valle dhe flamur? Do shisni qeleshe nëpër botë? Apo do shisni çifteli? Do eksportoni shqiponja, Apo do rrini papunë në shtëpi? Po kështu nuk mbahet shteti, As nuk rritet ekonomia. Prandaj shpikëm paketat tona, Kjo është gjithë filozofia. Patriotizmi është i bukur, Kur trumbetohet në televizion, Por zhvillimi do investim, Dhe ekonomia do beton, Prandaj bëmë paketën e bregut, Se deti rrinte kot pa zot. Sot ka trarë, roje e resorte, Kjo quhet zhvillim në botë. E nisëm dikur me bregdetin, Një sukses që s'ka të sharë. Marina, vila e plazhe private, Luks i madh si kurrë më parë! Disa thanë "na zunë bregun", Të tjerë "s'ka më hyrje pa lek", Po ç'rëndësi ka kjo për kombin, Kur pamja del bukur në internet? Pastaj erdhi paketa tjetër, Për zonat e mbrojtura me ligj. Mbrojtëm natyrën me beton, Se me natyrën jemi miq. Investorët strategjikë erdhën, Pa projekt por me vizion, Mos kini merak për flamingot, Lagunat do mbeten atraksion. Betonin e quajmë zhvillim, Kullat i quajmë progres. Kur s'ka pyll, nuk ka zjarr, Kështu do kemi veç sukses. Më pas menduam për arat, Se fshati mbeti pa rini. Djemtë ikën në emigrim, Dhe toka mbeti pa njeri. Ç'do bëjë fshatari i shkretë? Me kë do e lërojë atë dhe? Prandaj ia japim investitorit, Se ai e lëron më mirë se ne. Do mbjellë resorte mbi grurë, Dhe sera me pishina plot. Domatet s'kanë më rëndësi, Se te importi mbështetemi fort. Po mos mendoni se do ndalem, Kam ende plot ide pa fund. Po punoj për paketën e maleve, Që zhvillim të ketë gjithëkund. Na duhet paketa e maleve, Që mali të mos rrijë kot. Për dhitë do paguani qira, S'do kullosin më si sot. Ju thoni mali është i popullit, Unë them është kapital. Po s'e dhamë për zhvillim, Do mbetet vetëm me bar. Që në male të kemi rilindje, Mali nuk duhet lënë i shkret. Për çfarë na duhen ato pisha, Kur mund të sjellin më shumë lek? Do ngrihen vila panoramike, Spa, kazino dhe restorant. Edhe ariu po deshi shëtitje, Të blejë biletë për në park. Po kam dhe një ëndërr tjetër, Që askush s'e ka menduar. Paketën e ajrit do ta sjell, Kur mirë ta kem studiuar. Kush do të marrë frymë lirshëm, Do paguajë një tarifë të lehtë, Ajri është një aset kombëtar, S'mund të thithet sikur s'ka shtet. Ajrin ende s'e jap dot, Do pastruar, ka rëndësi. Pak e ndotën kullat tona, Dhe karburanti pa cilësi. Mos u mërzisni për parqet, Se kullat sjellin qytetari. Hijen e pemës e zë betoni, Se ai ka më qëndrueshmëri. Ju vazhdoni me protesta, Me pankarta e zemërim, Unë vazhdoj të bëj paketa, Se kështu ju sjell zhvillim. Sot paketë për malet tona, Nesër qiellin me koncesion. Pasnesër ndoshta edhe retë, Me partneritet dhe me vizion. Ju thoni "mos e shit vendin", Unë ju them "mos kini merak". S'e kam shitur Shqipërinë, Veç sa e kam paketuar pak. Prandaj mos kërkoni dorëheqje, Me protesta mos u lodhni shumë, Sa kohë ka ende ç'të paketohet, Unë kam ende shumë punë.
PërgjigjuDo me pelqente me mire male me paket malesh se sa male te mbushura me hashash!Kemi shume te fort e dembela qe i bien shkurt mbjell 10 fara qe te fitoj 10.000 euro sic i mashtrojn e ne fund kalojn rinin neper burgje e para burgime!!Ligji eshte ligj nuk shkelet dhe ato vezet qe hedhin quhen tentativa dhune ne momentin qe ngrejn doren, nuk ka rendesi se cfare ka dora!
Përgjigju