Dështon raundi i parë për presidentin e ri, në Kuvend nuk shkon asnjë emër! Rama: Nuk shoh vullnet nga pala tjetër, do e votojmë vetë në raundin e 4-t! Alibeaj: Propozimi të jetë i opozitës

TIRANË- Pa një emër për Presidentin e ri të Republikës, parlamenti u mblodh sot në seancë plenare, ku u konsumua raundi i parë për zgjedhjen e kreut të Shtetit. Kjo do të futet në historinë e parlamentarizmit, si ndër seancat më të shkurta, e cila zgjati gati 5 minuta, aty ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, raportoi se në në mbledhjen që u zhvillua mëngjesin e sotëm nuk u dorëzua asnjë emër nga asnjëra palë. Edhe pse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera.

Kryeministri Edi Rama në përfundim të seancës tha se nuk sheh asnjë vullnet nga pala tjetër për këtë proces. Ai shtoi se shumica do të presë deri në raundin e tretë për një dakordësi, në raundin e katër do e zgjedhin vetë, duke evidentuar që në këtë proces mazhoranca po has vështirësi sepse nuk di kë ka përballë e me kë duhet të negociojë, referuar opozitës së përçarë.

"Pse duhet PS që t'i dorëzojë të drejtën që të marrë në proces dhe t'ia kaloj këtë të drejtë kujt, ne s'po dimë më se kë kemi në anën tjetër se kemi lloj-lloj copash dhe çikash, e kemi kaluar këtë proces kur kemi qenë opozitë. Nuk e kuptoj këtë që ne duhet ta vendosim vetë, po mirë vendosni vetë!", iu përgjigj Rama.

Teksa Enkelejd Alibeaj nga PD-ja, vijon të këmbëngulë që propozimi duhet të jetë i opozitës dhe se presidenti duhet të zgjidhet në 3 raundet e para, sepse socialistët sipas tij nuk kanë legjitimitet për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

"Propozimi ynë, të zgjidhet në tyre raundet e para, ku propozimi të jetë i yni. Jemi në pritje të qëndrimit të mazhorancës. Propozimi të jetë i opozitës! Presidenti nuk duhet të zgjidhet në raundin e 4-të dhe të 5-të", tha Alibeaj.

Do të jetë konferenca e kryetarëve e cila sipas burimeve do të mblidhet nesër dhe do të vendosë datën e mbajtjes të raundit të dytë i cili pritet të zhvillohet brenda 7 ditëve. 

Si zgjidhet presidenti i ri
10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret maksimumi duhet të ishte data 24 maj, pasi mandati i Metës mbaron më 24 korrik.

Tashmë është koha e propozimit zyrtar të kandidaturave, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës maksimalisht në gjysmën e dytë të muajit qershor do të jetë i zgjedhur, duke qenë se data e fillimit të procesit është konsideruar data 10 maj. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
President nga grupi i PD? Rama: Nëse kanë një emër që i plotëson kushtet, të na e thonë

1652715414_edirama.jpg

"Nëse opozita ka ndonjë emër nga parlamenti që maxhoranca nuk e ka dhe që i plotëson nevojat që ka sot vendi për një President le të vijnë dhe ta thonë". Kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama në përfundim të seancës parlamentare. Ai shtoi se socialistët nuk kanë vënë kushte dhe se thjesht kanë deklaruar që presidenti nuk do jetë nga grupi parlamentar i PS.

"Nuk kemi vënë kushte të tjera. Sigurisht kur hedh sytë nga lëndinat e tjera të parlamentit e vështirë të identifikosh ndonjë president të mundshëm. Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që është aktualisht në parlament dhe që i plotëson nevojat që ka sot vendi për një President le të vijnë dhe të na e thonë cili është dhe ta shikojmë. Mbase në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pazbuluar, po nga sa ne i shohim janë jo vetëm të zbuluar, por edhe të pambulueshëm”, deklaroi Rama.

Ora 17:42
Presidenti i ri, Rama: Nuk negociojmë me Berishën, nëse palët e tjera nuk propozojnë emër e zgjedhim vetë në raundin e katërt

 

Ndonëse opozita nuk ka propozuar asnjë emër për presidentin e ri, Kryeministri Edi Rama e ka të qartë se PS nuk do të negociojë me Sali Berishën për procesin e zgjedhjes së presidentit. Nëse nuk do të ketë asnjë propozim nga opozita, Rama thotë  se nuk iu mbetet gjë tjetër përveçse të presin dhe ta votojnë presidentin në raundin e katërt me votat e moxhronacës.

S’kemi, megjithatë presim, nuk i ndajmë ne se kush është kush, dihet se kë ne refuzojmë ta marrim në konsideratë. Jemi të gatshëm të flasim me çdo palë pjesë që do donte të fliste me ne, nëse nuk duan të flasin nuk kemi mundësi tjetër përveçse të presim dhe kur të futemi në raundin e katërt për përdorim mandatin që na jep kushtetuta për të zgjedhur presidentit. Është një proces që mund të ishte më i kulturuar më i edukuar, më i harmonizuar në aspektin e ballafaqimit të shkëmbimeve të idesë, për më tepër një një kohë si sot kjo kur ne nuk kemi nevojë të shpikim hendegje ekstra se boll janë ato që ajnë të trashëguara.

Kushtetuta parashikon që presidenti i ri në raundin e katërt zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pra me 71 vota, të cilat maxhoranca i posedon. 

Ora 17:33
Opozita kërkon që presidenti të jetë propozim i saj, Rama: Nuk e dimë kë kemi përballë! Nuk shoh vullnet nga pala tjetër

 

Kryeministri Edi Rama tha se nuk po sheh vullnet nga ana e opozitës për të zgjedhur presidentin e ri.

"Pse PS duhet të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në proces, dhe t’ia kalojë këtë të drejtë kujt, se nuk po dimë më kë kemi në anën tjetër se kemi lloj lloj copash. Nuk e shoh se ku qëndron logjika në këtë. Ne kemi kaluar në këtë proces kur kemi qenë në opozitë, dy herë, në kohën të drejtimit tim të PS.

Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-n, pavarësisht se si shkuan gjërat pas, dhe njëherë tjetër kur nuk i kishim numrat. PD i kishte numra për presidentin. Ne u ulëm në proces bëmë përpjekjen tonë dhe shkuam përpara, pavarësisht se shumica e asaj kohe ishte nga radhët e partisë së asaj kohe. Ku është roli që ka pakica të gjejë rrugë për konsensus dhe të jetë i hapur për dakordësi për një emër të propozuar nga shumica", tha Rama. 

Ora 17:29
Raundi i parë për presidentin, Alibeaj: Propozimi duhet të jetë i opozitës, kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur

 

Pas përfundimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit i cili zgjati vetëm disa minuta, kryetari i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj deklaroi se kandidati duhet të jetë një emër i propozuar nga opozita.

"Ishte një raund 27 sekonda, kuptohet çfarë qëndron pas kësaj. Ne e bëmë detyrimin tonë. Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin. Qëndrimi ynë është i qartë, e kemi çuar deklaratën zyrtarisht. Nëse do të duhet të zgjedhim presidentin e shqiptarëve, duhet të jetë proces konsensual. Që të jetë një proces i besueshëm dhe jo farsë. Kemi qenë në pritje të qëndrimit të mazhorancës. Propozimi ynë, të zgjidhet në tyre raundet e para, ku propozimi të jetë i yni. Jemi në pritje të qëndrimit të mazhorancës. Propozimi të jetë i opozitës! Presidenti nuk duhet të zgjidhet në raundin e 4-të dhe të 5-të. Nuk duhet të jetë një proces kam një emër, të jap një emër. Ky do të ishte turpi i parlamentit. Kemi një derë kriteresh që duhet të plotësojë. Një nga kërkesat që e kam thënë, mos prisni nga unë dhe i kolegëve të mi, që të bëhet një proces i dhomave të errëta. Me karta të hapura duam të propozojmë.", u shpreh Aliebaj. 

Ora 17:15
Ezaurohet raundi i parë për presidentin pa kandidatë, nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar raundin e dytë

1652713763_kuvendi.jpg

Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit është ezauruar, pasi palët nuk kanë paraqitur asnjë emër kandidati.

Ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar datën për raundin e dytë, i cili duhet të jetë brenda 7 ditësh, pra deri më 24 maj.

Ora 09:36
Presidenti i ri/ Bylykbashi-mazhorancës: Nëse po përpiqeni të ndërtoni matematikë të thatë numrash, do shtyni vendin drejt krizës

 

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për presidentin e ri, Oerd Bylykbashi tha se kreu i ri i shtetit duhet të përdoret për rikthimin e balancave në vend. Një mesazh të prerë e kishte edhe për mazhorancën duke i thënë se nëse po përpiqen të ndërtojnë matematikë të thatë numrash, nuk do bëjnë gjë tjetër vecse të shtyjnë vendin drejt krizës.

"Sot është një seancë e rëndësishme për ne. Pa i hequr asgjë asaj që tha Mediu, rëndësia e presidentit të republikës është ajo që të gjithë ne e lexojmë shpejt. Presidenti pavarësisht se në 2016 u zhvesh nga tagra të rëndësishme kushtetuese, u zhvesh nga roli i tij duke u hequr nga kreu i KLSH, duke u hequr nga kompetencat e tij për emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, propozimin e 9 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Atëherë u bë presidenti edhe më i dobët, megjithatë rolin e madh e ka si kreu i shtetit dhe duhet të shërbejë si mekanizëm që ta përdorim në kuadër të rikthimit të balancave në vend.

Duhet të reflektojë vullnete politike që vijnë nga vota. Nëse do të përpiqeni si mazhorancë që ta ndërtoni si matematikë e thatë numrash për të arritur tek 84 ose 71, kjo do t'i kontribuojë krizës, kështu që të përpiqemi që të gjejmë jo thjesht emra dhe kritere, por të shkojmë drejt një figure që përfaqëson popullin. Përndryshe veprimet tuaja shtyjnë drejt një krize të zgjatur në këtë vend", tha Bylykbashi.

Ora 09:30
Presidenti i ri/ Mediu: Opozita të gjejë konsesusin, duhet të flasim për emra konkret! Ndreca i kërkon palëve të mos braktisin tryezat politike

 

Deputeti i PS, Eduard Ndreca i ka bërë thirrje palëve që të mos pengojnë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri dhe të mos braktisin tryezat politike. Të njëjtën thirrje bëri edhe Fatmir Mediu, kreu i grupit parlamentar "Aleanca për ndryshim" duke i kërkuar opozitës që të gjejë konsensusin.

"Një proces nuk mund të pengohet nga tekat politike. Ju bëj thirrje të mos i braktisni tryezat politike", tha Ndreca.

"Mendoj që çështja e diskutimeve solemne rreth presidentit ka ardhur në një fazë konkrete. Si opozitë dhe pozitë mendoj që nuk duhet të humbasin kohë dhe kriteret t'i përcaktojmë për figurën dhe të kuptojmë mirë që nuk jetojmë me faktin që ka 5 raunde dhe kjo i jep të drejtën mazhorancës të zgjedhë presidentin. Është momenti i reflektimit të opozitës që duhet të gjejë konsensusin. Shpresoj që palët të lënë retorikën, të flasim për emra konkret, ka ky vend njerëz që mund të bëhen President të Republikës dhe të japin dinjitet. Shpresoj që ky diskutim i përgjithshëm të jetë i fundit dhe herën tjetër të diskutojmë për kandidaturat", tha Mediu.

Ora 09:21
Nuk ka kandidaturë për president, Alibeaj: Ky është dështim që qëndron mbi supet e socialistëve! Procesi farsë dhe hipokrit

 

Dështimin e seancës së parë për zgjedhjen e presidentit të vendit, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ja ka faturuar mazhorancës, për të cilën tha se qëndron mbi supet e saj. Procesi sipas Alibeajt është farsë dhe hipokrit.

‘Nga ana jonë i është bërë me dije mazhorancës që ky proces do të duhet të përmbushë dhe të ketë disa kritere në mënyrë që ty japë shqiptarëve njeriun e popullit dhe që përfaqëson unitetin e popullit. Para se të arrihet në një produkt të tillë ne si parlament kemi ca detyrime dhe detyrimi i parë është ai i një procesi të sinqertë. Duhet një president i gjithëpranuar. Ky proces duhet të zhvillohet në bazë konsensuale. Opozita duhet të ketë një rol substancial, pasi mazhoranca nuk ka numrit të vazhdojë e patrazuar për zgjedhjen e njëanshme të presidentit. Tre raundet e para të jenë të tilla. Jeni ju për zgjedhjen e presidentit sipas frymës së kushtetutës. Por që të tregojë që po keni dëshirën për ti dhënë shqiptarëve qytetarin e parë. Ky dështim i këtij raundi të parë, ky dështim qëndron mbi supet tuaja. Një orë e më parë duhet të mbani një qëndrim. Procesi ka qenë farsë, jo i sinqertë dhe hipokrit.’- tha Alibeaj.

Ora 09:16
Mblidhet komisioni i ligjeve, Bushka: Nuk ka asnjë kandidaturë për president

Komisioni i Ligjeve ka konstatuar se nuk ka asnjë kandidaturë për president.

‘Komisioni i Ligjeve mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese pas paraqitjes së emrave. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse Kuvendit deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për president të Republikës. Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. Për efekt të rregullores ne do të na duhet që ta konstatojmë këtë fakt, për t’ja paraqitur më par Kuvendit.’- tha Bushka.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 17/05/2022 07:08

    Pra kapsit e shtetit e modifikuan kushtetuten ne menyre qe votimi quhet thote edhe kur ska kandidat. Po ckuptim kane raundet pa kandidat? Mjafton te jete vetem i fundit, qe zgjidhet me shumice te thjeshte. Pse e lodhni kaq shume? Ju e keni shkerdhatuar dhe masakruar parimin kushtetues. Tani del sa njeri veshgjate dhe sa tjetri. Dhe pellasin. Dhe mendojne qe kane lezet se edhe gomar gri e ka mjekrren si keta!

    Përgjigju
  • Iris: 17/05/2022 02:42

    Z.Alibeaj sill nje emer,nuk mund t'a quash deshtim te maxhorances kur ata po ju presin dhe ju nuk gjeni dot nje emer te respektuar nga te gjithe.Kjo eshte nje arsye me shume qe kushtetuta duhet nderuar dhe presidenti te zgjidhet nga populli duke ruajtur modelin e republikes parlamentare,duhet gjetur nje vije e mesme,sepse keshtu sic po veprohet deri tani duket se presidenti zgjidhet per te kenaqur njeren pale,ose per te kenaqur pazaret e politikes,jo te perfaqesoje unitetin e kombit.

    Përgjigju
  • andi: 16/05/2022 21:01

    cfar perfaqson ky alibeu se me shum e shof me antaret e qeverise se sa me koleget e vet te opozites.

    Përgjigju
  • Hasan: 16/05/2022 19:38

    Kemi besim se vendimi per presidentim e ri do jete pozitiv per te gjithe ne,pasi na keni vertetuar se me ane te bashkebisedimeve, dialogjeve dhe puneve te mira qe po beni kane qene e do vazhdojne te jene per te miren e te gjithe ne

    Përgjigju
  • Ramona: 16/05/2022 19:35

    Po nuk ka konkurenc per kete pjese. Ps ska per te nxjerre asnje kandidat sepse ka perfunduar si parti me ata te cilet ka pasur si kryetar

    Përgjigju
  • Besnik zani: 16/05/2022 19:22

    Le ta vonojne mjafton qe ne fund zgjedhja te jete e sakte dhe jo si iliri qe turperoi shqiperine ne sy te nderkombtareve

    Përgjigju
  • erind: 16/05/2022 18:33

    Ish president si meta e ish kryeminister si Berisha mos i rafte me ketij populli.

    Përgjigju
  • Suela: 16/05/2022 18:27

    Kemi besim qe ju do te beni zgjedhjen e duhur duke paraqitur nje person sa me te denje per postin e presidences. Koha e krimineleve me me fund po mbaron. Respekte

    Përgjigju
  • Flavio: 16/05/2022 18:25

    Me vjen keq qe kemi nje opozite te tille qe nuk di te mbaje vendin e saj por kerkon gjera qe e di qe nuk do te plotesohen kurre

    Përgjigju
  • vali: 16/05/2022 18:24

    Me mir te deshtoi rauondi i pare dhe i dyte sesa te bashkpunoin me njerez non grada qe nuk i kan sjelle asnje te mire shqiperise ne gjithe keto vite.

    Përgjigju
  • suel: 16/05/2022 18:24

    Kemi besoimin e plote se do zgjidhni nje presidente te denje.

    Përgjigju
  • Kleis: 16/05/2022 18:21

    Zgjidhni ke t doni se me i mire se meta do jete o edo

    Përgjigju
  • Sabian: 16/05/2022 18:18

    Perjashtoni pd nga zgjedhja se ato spo zgjedhin dot kryetarin e vet e jo me te zgjedhin presidentin

    Përgjigju
  • boli: 16/05/2022 18:14

    shpresoj qe zgjedhjet per presidentin tmos jen ne doren e opozites se kan ber zgjedhjet me te kqija, ata e kan deshmuar qart qe kan ber zgjehdjet me te gabuara si me ilir meten dhe pervecse sjellin vetem problem nuk bejn asgje tjeter

    Përgjigju
  • Xhulio: 16/05/2022 18:13

    Presidenti i ri duhet te jet i denjt per popullin dhe kemi besim qe kryeministri yne do jet i afte

    Përgjigju
  • besnik: 16/05/2022 18:11

    nuk mund ta propozoj opozita presidentin, ata nuk kan kryetar per vete duan te zgjedhin presidentin, i kemi par zgjedhjet e tyre skandaloze. ne postin e presidentit duhet nje njeri i denj

    Përgjigju
  • Kristi: 16/05/2022 18:10

    Mire do ishte ta zgjidhnit vetem ju sepse me ato te pd nuk behen zgjedhje

    Përgjigju
  • Turi: 16/05/2022 17:50

    Presidenti i ri duhet te jet nje zgjdhje perfekte per popullin tone pasi ky i fundit na ka len shume per te deshiruar

    Përgjigju
  • Mala: 16/05/2022 17:48

    Vetem sipas Kushtetutes, deri sa nuk nderron Kushtetuta Presidenti do zgjidhet nga votat e Kuvendareve-depupteteve.Andaj edhe kesaj here Kuvendi ta zgjedh Presidentin,pra pozita qe ka shumicen e votave,Lenia e Presidentit ,opozites eshte praktike e deshmuar keq,rasti me Ilir Meten,Presidenti me i lige qe eshte munduar jashteligjshem te pengoje cdo ecje te shtetit perpara.

    Përgjigju
  • Xheni: 16/05/2022 17:48

    Shpresoj qe te vij nje president i punes

    Përgjigju
  • Geri: 16/05/2022 17:47

    Shpresoj te zgjidhet nje president i denje per vendin tone kemi besim tek ju

    Përgjigju
  • Anais: 16/05/2022 17:46

    Sigurisht qe sdo negocjoj me nje njeri si sala, merr vendimin e duhur si gjithmon

    Përgjigju
  • Flamur: 16/05/2022 17:46

    Po rrini te qete o njerez se te dyte si Iliri nuk ka keshtu qe eshte e sigurt qe do zgjidhet president nje me i mire

    Përgjigju
  • Megi: 16/05/2022 17:44

    Mjafto q Meta te na zhduket nga syte se na mbyti

    Përgjigju
  • Vlora: 16/05/2022 09:29

    Alibeaj vertet eshte ndare nga grupi i rithemelimit,por ne praktike vepron njesoj si Berisha e Co.Kerkon qe socialistet te pranojne personin qe Ai do per president,apriori! Mendesi Berishiste dhe e turpeshme!Ne fund do arrijme qe me plot te drejte socialistet te perzgjedhin nje figure gjitheperfshirese,qe ka respektin e shumices se popullit shqiptar,kurse Alibeajt do ti mbetet turpi dhe njolla se sabotoi perzgjedhjen e nje porsidenti me konsensus.Dhe jo se i behet vone atij per kete!

    Përgjigju
    • Patrioti vertete: 16/05/2022 19:38

      Grup qe e quan veten opozite demokratike, por nuk eshte e tille aspak. Opozite me cadra, me rrezime shtyllash, me rrugacerira, me pune sistematike kundra antaresimit ne BE, kundra ambientit te paster, me sajesa inceneratoresh dhe falsifikime shifrash per te bere scoop, kundra kendesh lojrash, marrezira te pafund. Nje opozite qe nuk njeh sistemin e zgjedhjes demokratike, por qe thote me ke vjedhur dhe me takon mua presidenti. Jane po keta qe me 71 vota zgjodhen Nishanin president. Rama, mos be gabim, zbato sistemin, propozo nje figure te pranueshme dhe mos u merr me Alibe Isa Tosken, qe nuk ka asnje ndryshim nga Berisha. He, vella, prandaj je votuar. Puno fort dhe sakte. Kjo eshte detyra jote.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet