Pallate, hotele dhe qendra tregtare, si i nxori zbuluar Vetingu ‘sheikët’ e drejtësisë shqiptare

Pallate, hotele dhe qendra tregtare, si i nxori zbuluar Vetingu ‘sheikët’ e drejtësisë shqiptare

Komisioni i Vetingut zbulon një pallat në emër të babait të gjyqtarit Petrit Aliaj, gjyqtari mori para nga Balili, u shkarkua në 2004 dhe u kallëzuar për fshehje pasurie në 2015, vendimi për fatin e tij ditën e hënë

Ditën e hënë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të vendosë për fatin e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj. Ky i fundit paraqiti katër raporte mjekësore, sikur ishte sëmurë, por gjatë kohës kur pretendonte se ishte në spital, gjyqtari ishte paraqitur në gjykatë dhe ka marrë pjesë në gjyqe. Për rrjedhojë, Komisioni i Vetingut vendosi ta hedhë poshtë raporti e tij të fundit mjekësor dhe të zhvillojë seancën dëgjimore në mungesë.

Petrit Aliaj është shkarkuar në vitin 2004 nga KLGJ, por Gjykata e Lartë e riktheu në detyrë dy vjet më vonë. Në vitin 2005 është paguar me 47 mijë dollarë nga vëllezërit Balili, si konsulent ligjor i tyre. Në vitin 2015, ILDKPKI e kallëzoi për fshehje pasurie, por nuk u hyri ‘gjemb në këmbë’, ndërsa edhe KLD-ja refuzoi ta shkarkonte. Petrit Aliaj ka marrë pjesë edhe në procesin e heqjes së burgimit të përjetshëm Dritan Dajtit. 

Gjatë leximit të gjetjeve nga verifikimi i pasurisë, përpos të tjerave, KPK ka zbuluar edhe një pallat në emrin e babait të gjyqtarit. Komisioni ka arritur në konkluzionin se babai i gjyqtarit Petrit Aliaj nuk e justifikonte pallatin me burime të ligjshme të ardhurash. Por, Petrit Aliaj, nuk është i vetmi që Komisioni i Vetingut ka ngritur dyshime për fshehje të pasurive me vlera qindra mijëra euro.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, kishte deklaruar një njësi shërbimi 519 m² në Korçë, blerë me 27.360 lekë/m2. Por, sipas Komisionit të Vettingut kjo njësi ishe pjesë e një qendre tregtare dhje se çmimi i saj sipas tregut është mbi 1.100 euro/m2.

Dy shkallët e Vetingut kanë ngritur dyshime se gjyqtari Artur Malaj ka fshehur një vilë 3-katëshe në territorin e një shkolle në Vlorë. Malaj ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me vilën, por gjyqtari, në deklaratat e pasurisë që ka dorëzuar në ILDKPKI, ka deklaruar si adresë banimi pikërisht këtë vilë. Vila është në emër të një zonje, e cila nuk kishe të ardhura për të ndërtuar.

Komisioni i Vetingut ngriti dyshime se prokurori Ramadan Troci kishte fshehur një apartament luksoz në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, të cilin e kishte arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Troci tha se nuk kishte asnjë lidhje me këto pasuri. Megjithatë, ai u shkarkua.

Sipas Komisionit të Vetingut, gjyqtari Dritan Seci ka fshehur një apartament në Tiranë si dhe një dhuratë 20 mijë euro. Ndërkaq, KPK ka arritur në konkluzionin se prokurori Çlirim Shahini ka fshehur një hotel në Sarandë. Sipas KPK-së gjyqtari Luan Dervishi është përpjekur të fshehë një apartament në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arifi: 13/06/2020 20:43

    Jo VETEM TE SHKARKOHEN POR DHE TE ARRESTOHEN,,,DHE TU SEKUESTROHET PADURIA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë