Partizani shthuret në Korçë, Tirana
rimerr kryesimin, rikthehet Elbasani

Partizani shthuret në Korçë, Tirana<br />rimerr kryesimin, rikthehet Elbasani
Partizani humbet në Korçë përballë Skënderbeut duke i lënë kreun e renditjes së kampionatit Tiranës që mposhti Vllazninë në kryeqytet me rezultatin minimal 1-0. Të kuqtë e drejtuar nga Duro udhëtuan drejt Korçës si kryesues dhe me rekordin e mos prekjes së rrjetës prej 820 minutash dhe pa humbje nga 30 Gushti kur mundeshin në Fier, por u rikthyen të tretët dhe me më shumë gola të pësuar se në 11 javë gjithsej kjo falë edhe disa gafave të arbitrit.

Kampionët në fuqi të kampionatit arritën që të shënonin tre herë në portën e demave të kuq. Në të 29’ vendasit fitojnë një penallti të dyshimtë të akorduar nga arbitri Lazer Alla, i cili nxjerr me të kuq edhe portierin Xhika si pasojë e ndërhyrjes së gabuar duke ndaluar Olyanikën. Partizani detyrohet të largojë Nexhipin për të futur në fushë portierin e tretë Gjonikaj, i cili ndalon Shkëmbin nga pika e bardhë, por miqtë përfshihen nga euforia duke ‘harruar’ goditjen nga këndi duke i lënë hapësirë Martins që shënon.

Me një lojtar më pak, Partizani tërhiqet në mbrojtje duke i lënë fushë të lirë veprimi Skënderbeut, i cili shënon në pjesën e dytë golin e dytë po me Martins me të njëjtën skemë, këtë herë jo nga këndi, por nga një gjuajtje e lirë e ekzekutuar nga Shkëmbi saktësisht në zonë për sulmuesin që e stopon dhe e dërgon në rrjetë me qetësi.

Në të 82’ Fejzullau del me të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Berishës duke e lënë ekipin me 9 lojtarë. Për golin e tretë mendon Sefa që pas disa javësh mungesë devijon me kokë saktësisht një krosim në portë duke ngritur stadiumin peshë. Fitorja ngjit kampionët në vendin e dytë. Në fund lojtartët e Skënderbeut kanë shprehur mbështetjen edhe për portierin e Partizanit, Alban Hoxha, pasi bashkëshortja e tij po kalon një moment të vështirë pasi solli në jetë një djalë.
alban hoxha
Tirana edhe pse me një kundërshtar të lehtë në letër, në fushë nuk arriti të shënonte më shumë se një gol ndaj shkodranëve me ish-sulmuesin e tyre, Bushic. Elbasani mund Teutën në shtëpi 0-2 duke rikthyer besimin për shpëtim.


Tifozat e Tiranës duke festuar jasht stadiumit

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë