Në mungesë të një alternative të qartë, duket se Lulzim Basha është rikthyer pas në kohë në vitin 2005 për të gjetur frymëzim për të rrëzuar shumicën qeverisëse.
Pasi dështoi me sloganin e 'Republikës së Re' në zgjedhjet e 2017, Basha thotë se tani është “Koha për ndryshim”, një slogan i përdorur nga Sali Berisha 14 vite më parë.
Në zgjedhjet e vitit 2005 Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha përdori sloganin “Koha për ndryshim” për të ardhur në pushtet përballë PS-së me sloganin “Mbro të ardhmen”.
Lideri demokrat Lulzim Basha gjatë takimit me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte pas akuzave për qeverinë është shprehur se nuk mund të lejojmë që vendi të izolohet, prandaj është koha për ndryshim.
"Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë vecanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.
Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!" shkruan Basha.
Dje kryeministri i Italisë Conte u shpreh se qeveria duhet të përgatisë një platformë për daljen nga kriza, ndërsa opozita duhet të ulet në dialog pa kushte.
Takimi i Lulzim Bashes me Giuseppe Conten
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1677
Lajme të tjera
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Edison Ypi: Hidhu Doktor
24 Prill, 12:51
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?
23 Prill, 17:48
Me idete "brilante"te Sali Kriminelit do shkosh shume lart Luli,mender nje te madh do marresh ne zgjedhjet e 2021,mos u merzit koha kalon shpejt,zhdukuni te dy ti dhe kolera e ketij vendi Sali Krimineli.
PërgjigjuPo zot. Basha , PD Ka nevoje per ndryshim, ndryshimi jeni ju,lirojeni vendin per gjeneratat e reja. Merrni me vete dhe zot. Betisha, i beri 75 vjet i ka ikur truri.
Përgjigju