Prokuroria e Përgjithshme si SPAK: Janë ulur denoncimet e administratës ndaj korrupsionit! 'Përplasen' te krimi: Ka rënë

Prokuroria e Përgjithshme si SPAK: Janë ulur denoncimet e administratës ndaj korrupsionit! 'Përplasen' te krimi: Ka rënë

Olsian Çela

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani, në raportin e tij para në KLP lidhur me punën e Spak përgjatë 2023-it u shpreh i shqetësuar për numrin e ulët të referimeve nga institucionet publike mbi rastet e dyshuara për korrupsion.

I njëjti shqetësim është ngritur edhe nga prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportin vjetor që Prokuroria e Përgjithshme ka çuar në Kuvend. Në raport vihet re se krahasuar me vitin 2022, në vitin 2023 ka një ulje prej 36% të denoncimeve që vijnë nga nënpunësit publikë për vepra penale korruptive.

“Kallëzime nga nëpunësit publikë: në vitin 2023 rezulton të kenë ardhur në prokurori 650 kallëzime, që përbën ulje prej 36,95 % krahasuar me vitin 2022, në vitin 2022 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1031 kallëzime, që përbën rritje prej 27,28 % krahasuar me vitin 2021, në vitin 2021 rezulton të kenë ardhur në prokurori 810 kallëzime, që përbën ulje prej 3,57 % krahasuar me vitin 2020, ndërkohë që në vitin 2020 rezulton të kenë ardhur në prokurori 840 kallëzime, që përbën ulje prej 41,59 % krahasuar me vitin 2019”– thuhet në raportin e Çelës.

 Prokuroria e përgjithshme në raport evidenton se krimi ka pësuar ulje për vitin 2023. Sipas raportit përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit në vitin 2023 e ka qarku Dibër me 523 vepra penale për 100 mijë banorë dhe i lartë ky koeficent është në qarkun e vlorës me 1301 vepra penale për 100 mijë banorë. Nga ana tjetër kujtojmë se raporti vjetor i SPAK fliste për grupe kriminale agresive që kishin kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe të Europës.

**Ndiqni zhvillimet e mëposhtme për të tjera detaje nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme

(Kliko për të parë raportin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:08
Nga përndjekja te pornografia, dhjetëra denoncime në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Prokurorisë

1712524211_perndjekje.jpg

Një tjetër fenomen shqetësues që konsumohet në rrjetet sociale apo faqe të ndryshme është pornografia. Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme nënvizohet se janë rritur denoncimet për porongrafi gjatë 2023.

Pornografia

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit” është 17,96 % për vitin 2023, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 11,81 %. Nga të dhënat statistikore vërehet se në vitin 2023 numri i procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 117 i Kodit Penal “Pornografia”, është rritur me 50 % krahasuar me vitin 2022.

Shfrytëzimi i prostitucionit

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit” është 9,51 % për vitin 2023, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 10,07 %. Nga të dhënat statistikore vihet re në vitin 2023 tendenca në ulje 6,90 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në krahasim me vitin 2022.

Përndjekja

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit” është 56,34 % për vitin 2023, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 56,94 %. Nga të dhënat statistikore vërehet se në vitin 2023 numri i procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal “Përndjekja”, është ulur me 2,44 % krahasuar me vitin 2022. Ecuria e këtyre veprave penale në pesë vite, 2019-2023 paraqitet në grafikun e mëposhtëm (procedimet penale të regjistruara në prokurori):

Ora 22:38
Raporti i Prokurorisë për krimet seksuale, këto janë qytetet me më shumë dhe më pak raste! Rriten denoncimet për ngacmime

1712522664_ngacmimseksual.jpg

Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime seksuale është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë: Tiranë regjistruar 39 %, e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra në shkallë vendi, Durrës regjistruar 12 % e procedimeve, Fier dhe Vlorë përkatësisht me nga 8 % të procedimeve të regjistruara, etj sipas paraqitjes grafike. Ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këto grupvepra penale është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Elbasan, Kukës, Lezhë, regjistruar secila rreth 2 % e totalit të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi për këtë grup veprash dhe prokuroria Dibër me 1% të procedimeve në shkallë vendi për këtë grup veprash.

Kështu thuhet në raportin e  paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 ka ulje prej 23,46 % të numrit të procedimeve të regjistruara për krime seksuale në krahasim me vitin 2022 dhe një ulje prej 39,08 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2022. Në lidhje me të pandehurit për këtë grup veprash penale, vihet re ulje e numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2022 prej 28,13 %, ulje e numrit të të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë me 38,95 % dhe ulje e numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 18,18 % përkundrejt vitit 2022. Grafikisht tendenca e krimeve seksuale për vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, paraqitet si vijon:

Ngacmimi seksual

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime seksuale” është 59,68 % për vitin 2023, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 53,70 %. Pra vihet re rritje e këtij treguesi krahasuar me vitin 2022. Në vitin 2023, në grupin e krimeve seksuale vihet re një ulje prej 14,94 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a i Kodit Penal “Ngacmimi seksual”, në krahasim me vitin 2022. 

Ora 20:36
Bilanci i prokurorisë së Përgjithshme për 2023: Krimi ka pësuar ulje! Në krye të listës Vlora, koeficientin më të ulët Dibra (Harta)

1712515372_prokuroriaepergjithshme.jpg

Të dhënat statistikore të përpiluara nga Prokuroria e përgjithshme të cilat i janë dorëzuar Kuvendit tregojnë se krimi ka pësuar ulje për vitin 2023. Siç rezulton nga të dhënat, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit në vitin 2023 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë.

KOEFICIENTËT E KRIMINALITETIT PËR 100,000 BANORË

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koeficenti i kriminalitetit ka qenë 920.

Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë:

-Në qarkun Berat që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2023 është 672;

-në qarkun Dibër që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 523;

-në qarkun Elbasan që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 583;

-në qarkun Fier që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 758;

-në qarkun Gjirokastër që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1154;

-në qarkun Korçë që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 809;

-në qarkun Kukës që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 797;

-në qarkun Lezhë që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1209;

-në qarkun Shkodër që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 844;

-në qarkun Vlorë që përfshin Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1301 dhe në qarqet Tiranë e Durrës që përfshijnë Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e Durrës koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 917.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llazi Metaliu: 08/04/2024 02:21

    Menyra se si punon SPAK, ku baze merret informacioni, nese mund te quhet i tille nga Institucioni ne drejtim te organeve hetimore, i ben te gjithe te kene frike pse punojne, sepse mund te akuzohen per cdo gje. Nje specialist qe punon ne administrate ka shume me teper horizont dhe nivel se nje punonjes i SPAK-ut, kjo ndodh ne cdo vend te botes. Por menyra se si filloi SPAK te opunoje, duke akuzuar kedo dhe duke marre per baze cdo denoncim, krijoi efektin e kundert, mosbesim te SPAK, pse jo edhe te lodrat e tij qe nuk mund te perjashtohen. Nje punonjes administrate i kushton tere jeten karieres se tij, studime, thellime, fantazi, sakrifica, dhe papritur merret ne pyetje nga nje kallzim, duke krijuar stress ne familje, ne jeten e tij, dhe merrert ne pyetje nga nje prokuror qe niveli i tij eshte dukshem shume me i ulet se i specialistit. Kjo me ka ndodhur edhe ne kohen e monizmit, hetuesi apo prokurori kerkon te te gozhdoje, sepse don te justifikoje punen e tij, edhe ai ka nje kariere per te bere dhe kerkon viktima me cdo kusht. P.sh. Tahiri ne Itali dolii pafajshem, ne Shqiperi u denua, por edhe raste te tjera. Kendveshtrimi i SPAK eshte te kape njerez, kendveshtrimi i punonjesit te administrates eshte te beje detyren. Por te realizohet nje objektiv, duhen harxhuar para. Kush ne SPAK ka nivel te njejte me ate qe punon ne administrate. Askush. Dhe te mos harrojme qe cdo denoncim eshte bere nga politika, qe kerkon te fitoje ne menyre te padrejte, dhe ka fituar jo pak opozita, pa punuar fare. Ne kete menyre SPAK, pervec nivelit te ulet, po kthehet ne parti politike, dashur pa dashur. Nese do kthehet ne parti politike, le te kthehet. Besimi ne popull fitohet duke filluar nga denimet qe nga prishjet, 1997, 1998, Gerdeci, etj. Keto ceshtje nuk po hetohen, kur material ka boll. Pse ankohen atehere qe nuk ka denoncime, kur faktet jane. Asnje person qepunon ne administrare nuk do denoncoje, sepse krijon probleme te medha per veten e tij. Pervec rasteve te vjedhjeve te rendomta flagrante, perdhunimeve etj, qe keto do jene prezente.

    Përgjigju
    • Besi: 08/04/2024 08:35

      qenke punonjes i spakut edhe ti po si mendon meqe permende tahirin nuk doli i kenaqur nga denimi qe mori ne shqiperi tahiri po sic duket kur vjen puna tek ideologjia politike te tere behen jo profesioniste kudo qenkan ne administrate, ne spak po nuk funksionon keshtu hyrja ne BE as detyrat e shtepise te lena per te hyre ne familjen e madhe europiane. Po nje gje duhet te keni parasysh edhe ju ne spak kur denoncimi eshte shpifje e nxitur nga interesa klienteliste populli mo askush me larg tij do donte nje fashikull paralel me denoncimin jo te mos e beni hga frika se nuk do bjere numri i denoncimeve por te pakten te fitoni besimin e partnereve qe vijne tu japin mbeshtetje sepse po investohen shume me teper se kujtoni ju qe e kerkoni dhe dopjo mandatin po nuk eshte trofe gjuetie sa pergjegjesi perpara kolegeve te mos ndjehen te turperuar nga sjellje arrogante te stisura nga denoncimet kryesisht dhe ne vecanti atyre qe u vjen era e batakqillekut 1 km larg. Keto raste duhet te jene me fashikuj paralel te mos kalojne asesi pa u ndeshkuar. Kjo formon opinion te mire dhe te qendrueshem per drejtesine e re ne popull dhe para partnereve dreqi e mori

  • sapa: 07/04/2024 19:27

    U kenaq duke fjetur ky i ashtuquajturi prokuror!A kane ndergjegje keta njerez kur e dine se cfare problemsh ka shqiperia?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille