Pas konfliktit me gruan, qëlloi me armë zjarri në ajër! Shpallet në kërkim 50-vjeçari në Vlorë

Pas konfliktit me gruan, qëlloi me armë zjarri në ajër! Shpallet në kërkim 50-vjeçari në Vlorë

Foto ilustruese

Një 50-vjeçar i identifikuar si V.H., është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës. Pas një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, të identifikuar me inicialet L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët