Presidenti Trump me të vërtetë është një figurë i cili në çdo dalje të tij di të prodhojë lajme dhe pse jo edhe detajet tek ai bëjnë diferencën.

Ditën e djeshme së bashku me Melanian dhe djalin ata festuan Pashkët në Shtëpinë e Bardhë. Çdo gjë duket kaq e bukur siç është edhe festa.

Por detajet nuk i shpëtojnë syrit kritik.

Mesa duket Trump është pak i shpërqëndruar, por pranë tij është Zonja e Parë Melania e cila me një gjest fare të vogël i kujton të vendosë dorën në zemër teksa këndohet himni kombëtar.

Dhe kjo është gafa e rradhës e Kreut të Shtëpisë së Bardhë i cili megjithatë është me fat që ka në krahë një grua kaq të vëmendshme si Melania.