Patate me mish të grirë në furrë nga zonja Vjollca

Patate me mish të grirë në furrë

Përbërësit:

800 gr-1 kg patate ( të zjera)

500 gr mish të grirë

2 lugë gjelle vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji piper të kuq

1 lugë kafe kumin

1 qepë mesatare

2 domate

1/2 tufë majdanoz

Beshamel

50 gr gjalp

40 gr miell

250 ml qumësht

250 ml lëng mishi ose pule

100 gr djath i verdhë që shkrin

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë patatet për 20-25 minuta I qërojmë ato dhe I presim në kubikë me brinjë 1 cm dhe I shtojmë si bazë në një tepsi të lyer me vaj 22x 22 cm. Në një tigan të thellë me 2 lugë gjelle vaj kaurdisim mishin e grirë deri sa të ndryshojë ngjyrë I japim shije me kripë, piper të zi, piper të kuq, kumin i përziejmë dhe shtojmë në të 1 qepë të prerë në kubikë të vegjël I I përziejmë sëbashku deri sa qepa të fillojë të zbutet, shtojmë domaten në kubikë, mjadanozin e grirë I përziejmë për 2-3 minuta dhe menjëherë shtrojmë kimën mbi patate në tepsi e nivelojmë mirë.

Beshameli

Në një tigan salce shkrijmë gjalpin dhe shtojmë në të 2 lugë gjelle miell rreth 40 gr e kaurdisim deri sa mielli fillon të ziejë në gjalp dhe e shuajmë fillimin me qumësht e më pas shtojmë lëng mishi ose pule vazhdojmë përzierjen me tel evzësh deri sa fillon të valojë, kripë, piper, arrëmoskat dhe në fund fikim zjarrin shtojmë dhe djathin të grirë në rende e përziejmë sa djathi të shkrijë dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e kimës në tepsi, vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen