PD me dy rezoluta për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, Çollaku: Berisha po e përdor për protagonizëm politik

PD me dy rezoluta për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, Çollaku: Berisha po e përdor për protagonizëm politik

Kreshnik Çollaku

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratik Enkelejd Alibeaj dhe grupi i ‘Rithemelimit’, kanë depozituar në Kuvend dy rezoluta të ndryshme për të njëjtën çështje, atë të dënimit gjenocidit serb në Kosovë. Në një reagim në rrjetet sociale deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku shkruan se projekt-rezoluta e depozituar në Kuvend nga Enkelejd Alibeaj është propozuar që në 2021 nga ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe vjen pas një punë të përbashkët në grup për hartimin e saj.

Për Çollakun është një betejë e paarsyeshme dhe për protagonizëm, fakti që edhe Rithemelimi depozitoi të njëjtin material për të njëjtën çështje.

Sipas Çollakut çdo protagonizëm politik është i paarsyeshëm politik është i dëmshëm. Parlamenti shqiptar thotë Çollaku duhet të votojë unanimisht Rezolutën e Dënimit të Genocdit Serb në Kosovë.

Postimi i plotë i Çollakut

Rezoluta per genocidin serb,e verteta e tekstit dhe loja per protagonizem.

Ideja e nje rezolute per te denuar e mbajtur nje qendrim te plote shteteror ndaj genocidit serb ne Kosove,u lajmerua nga korriku i 2021 dhe ne shtator po te 2021 filloi puna per draftimin e kesaj Rezolute,nga Partia Demokratike.

Mandati i ri parlamentar sapo kishte filluar dhe grupi parlamentar i PD kishte filluar pergatitjet e planit opozitar per aktivitetin parlamentar.

Pervecse hartimit te nje rezolute te tille dhe ne menyre specifike me hartimin e nje plani qe cdo aset diplomatik,cdo lidhje nderkombetare e PD te vendosej ne mbeshtetje te Kosoves dhe perpjekjeve te saj per konsolidimin e shtetit dhe mbrojtjen e pavaresise dhe sovranitetit.

Ne ate kohe Lulzim Basha kryetar i PD angazhoi dhe kerkoi nje grupi te gjere ne PD,deputete qe mbulonin marredhenie me jashte,ish diplomate,eksperte te se drejtes nderkombetare vendas e te huaj te pergatitnim nje draft rezolute per genocidin serb ne Kosove.

Materiali duhet te ishte nje dokument i plote qe tejkalonte interesin e luftes opozitare dhe te shtrihej me gjere si nje dokument qe te konsolidonte qendrimin shteteror e institucional te Republikes se Shqiperise me ate ngjarje dhe rolin e Serbise ne ngjarjet tragjike ne Ballkan.

Hartimi i nje dokumenti i tille kerkoi angazhim te plote dhe korrespondencat e dokumentuara me te gjithe hartuesit e draftit me data dhe emra ekspertesh te perfshire disponohen e jane te bollshme.

Ky material voluminoz frut i nje pune grupi ne Partine Demokratike eshte dokumenti qe kryetari i grupit parlamentar z Enkelejd Alibej ka depozituar me kryesine e kuvendit ne pritje per tu paraqitur seances per votim.

Pikerisht vetem pak ore pas depozitimit zyrtar ,i njejti material i rrjedhur nga ndonje nga antaret e grupit te punes te hartimit te draftit miqeve te “rithemelimit” ,tashme jo si kerkese grupi por si nisme e disa deputeteve u dorezua ne kryesi te kuvendit si kerkese per mocion.

Eshte e teper te them se qartesisht kjo eshte nje beteje e paarsyeshme per protagonizem e cila na vendos te gjitheve ne pozite te veshtire,edhe si hartues te draftit edhe si grup parlamentar i PD.

Kjo beteje protagonizmi brenda vetes nuk ka pse del jashte mureve te selise apo partise tone e mbi te gjitha nuk ka pse perdoret ne ceshtje qe tejkalojne interesin e PD dhe jane ceshtje te interesit kombetar.

Nuk ka asnje rendesi kush merr autoresine e draftimit te nje rezolute per Kosoven,rendesi ka qe Parlamenti Shqiptar te mbaje nje qendrim te unifikuar e vote mbeshtetese per te denuar Genocidin Serb ne Kosove.

Me kete synim,cdo protagonizem i paaresyeshem politik eshte i demshem,sikunder cdo alibi e maxhorances per ta rrezuar Projekt Rezoluten demton jo individet por baltos e shtetin shqiptar ne Denimin e Genocidit Serb ne Kosove.

Parlamenti i Shqiperise duhet te votoje unanimisht Rezoluten e Denimit te Genocidit Serb ne Kosove,si nje akt qe mbeshtetet ne te verteten historike dhe ne interesin kombetar.

Miratimi i një rezolute për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë ka qenë një kërkesë zyrtare e Kosovës, përmes presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti. Osmani gjatë vizitës në Tiranë më 17 dhjetor të vitit 2020, u ka bërë thirrje bashkëkombësve deputetë që edhe Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si ai i Kosovës të dënojë gjenocidin serb në Kosovë. Osmani u shpreh gjatë fjalës saj se Kosova nuk mund të shpërblejë Serbinë me territore, ndërsa akuzoi këtë të fundin për gjenocid. Edhe në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Ilir Meta, Vjosa Osmani kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë, ku do të dënohej gjenocidin serb në Kosovë.

"Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën për krimet serbe në Kosovë dhe ka kërkuar që ata që e kryen gjenocidin të dalin para drejtësisë. Është krejtësisht e natyrshme që të presim që Shqipëria të jetë vendi i dytë që ta bëjë këtë, pas Kosovës,” theksoi Vjosa Osmani.

Gjatë 2 dekadave të fundit Kuvendi i Shqipërisë ka dënuar disa herë, përmes 15 rezolutave dhe deklaratave të njëpasnjëshme, krimet e përbindshme dhe gjenocidin e Millosheviçit ndaj shqitarëve të Kosovës. Se çfarë do të ndodhë me këtë propozim të PD ende është e paqartë.  (Ishte Sali Berisha i cili disa javë më parë tentoi të sajonte një kauzë të re politike, në përpjekje për dhe futur në kurth mazhorancën. Bëhet fjalë për propozimin e rezolutës nga ‘Rithemelimi’ i Berishës për dënimin e genocidit të Srebrenicës. Berisha u kujtua pas 27 vitesh për rezolutën, duke përdorur një nga masakrat më kobshme në Ballkan, për interesat e tij politike. 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën