PD nis protestat në rrethe/ Tubim në Burrel, demokratët: Rama, armik i popullit, duhet të largohet (VIDEO)

Partia Demokratike ka nisur protestat në rrethe nga Burreli ditën e sotme, ndërsa në datë 16 shkurt do të zhvillohet tubimi para Kryeministrisë. Të organizuar nga partia Demokratike, një grup qytetarësh të Burrelit marshuan për 30 minuta në këmbë për të protestuar në kryqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit.

Ata bllokuan për disa minuta rrugën nacionale në shenjë proteste ndaj qeverisë që sipas tyre po e varfëron gjithnjë e më shumë qytetarin shqiptar. Sipas demokratëve, rritja e çmimeve, papunësia, largimi i të rinjve jashtë vendit, falimentimi i bizneseve dhe infrastruktura e munguar janë disa nga arsyet që i kanë nxjerrë në protestë.

Sipas partisë Demokratike, kjo është protesta e parë që starton tubimet në rrethe, për të kulmuar me protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë. Ndërkohë që Basha sot bëri thirrje nga Ballshi për pjesëmarrje në protestën e 16 shkurtit në Tiranë (lexo ketu)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 03/02/2019 14:54

    Qoft edhe ne tubime;nuk duhet te perdorim fjalet me ekstreme-ofenduse apo percaktuse te se keqes-per te derguar mesazhe-,kujtdo qoft,si edhe kryeministrit.Te kerkosh nderimin e qeverise-kur nuk e gjen veten brenda saj -eshte me se normale.Opozita kurdoher eshte ne te drejten e saj ,te kerkoj rrezimin e qeverise.Perpos kesaj ,opozita duhet te kerkoje edhe forcimin brenda saj,per nje qeverisie te arrire.

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 02/02/2019 12:51

    Paskan dale nga shpellat pa Ik dimri... amon se sikur ishim pak kohe rehat pa shiku kto lloj mostrash

    Përgjigju
  • dulja: 02/02/2019 12:19

    ore ke quani armike ju ai berisha juaje i beri gjemen keti vendidhe ju rrinite si pulate ju vrau ju shiti e cfare nuke ju beri ajo PD dhe ju .....turpe

    Përgjigju
  • Funny: 02/02/2019 11:25

    Po pse 50 vete ne Burrel..,jane Populli i tan Shqipnis!!!

    Përgjigju
    • Rruqja: 02/02/2019 16:35

      Sa ngjan me ariun ky trimi i Burrberishes a thua se din nga lidhet gomari .po i ka dhan Basha nje pace me kom derri dhe thot Armik i popullit se kshu asht paguar me thon .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia