PD pas Kuvendit Kombëtar, Kadilli: Asnjë vendim! Të ndahemi nga çdo e keqe e së kaluarës, edhe nga ato që na la Berisha! Fjalimi i Bashës? Askush s'mban mend asgjë

Fatbardh Kadilli, ish-rivali i Lulzim Bashës në garën për kreun e PD dhe njëherazi një prej kritikëve më të mëdhenj të tij brenda partisë, e konsideron Kuvendin Kombëtar të PD si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re. Në një intervistë për Report Tv Kadilli thotë se nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim.

"Partia është shumë më tepër se forumet që prodhojnë institucionet. Partia është frymë në radhë të parë, është kasion i përditshëm.  Vendosmëria dhe e shumë të tjerëve do të bëjë që opozita të vazhdojë. Opozitën do ta bëjë edhe në forumet e partisë, edhe jashtë forumeve të partisë. Opozita është vendim. Në këtë shoqëri ku opozitarizmi nuk është i kultivuar si traditë ne duhet ta ushqejmë", tha ai.

Kadilli shprehet se fjalimi i Bashës kishte një mesazh të cekët.

"Fjalim shumë i gjatë i z. Basha për një mesazh aq të cekët. Askush nuk e mban mend ta thotë mesazhin kryesor.  Unë nuk jam i prirur të mendoj se kryetari i partisë paska fituar, e mbylli dhe Kuvendin. Nëse ka menduar që t'i vendosë kapakun kazanit që zien, kazani do të shpërthejë.  Atëherë duke bërë sikur nuk kemi probleme dhe duke parë vetëm nga kundërshtari kemi harruar se nuk shërojmë dot vetveten nga disa fenomene që na kanë zvogëluar",  tha ai.

Duke cekur se çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike në të ardhmen Kadilli thotë se PD duhet të vendosë nëse do të jetë në gjendje të ndahet nga e kaluara.

"Të vendosim nëse do jemi ne në gjendje të ndahemi nga e kaluara jonë sado e dhimbshme të jetë. A do jemi ne në gjendje ta mbështesim sistemin e ri të drejtësisë. Duhet të ndahemi nga ccdo e keqe e së kaluarës, qoftë këto edhe të Berishës", tha ai.

I pyetur se  ç'shije i la fakti që kur mori fjalën në Kuvend Basha iku, Fatbardh Kadilli thotë se kreu i PD do të duhet ta dëgjonte fjalimin e tij dhe jo ato fjalime që i kishte lexuar më parë.

"Shije të mirë nuk më la në mënyrë absolute. Ai duhej të dëgjonte fjalimin që nuk e ka lexuar më parë dhe jo të atyre që ua ka lexuar më parë apo jua ka orientuar fjalimin. Nuk më la shije të mirë sepse unë pres që të reflektojë", tha ndër të tjera Kadilli në Report Tv.

 

K.T.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Vlerësimi që ju keni për punonjësit e Policisë së Shtetit është?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Manastirliu: Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç! 24% e popullsisë, e vaksinuar me të dyja dozat