Përballja e Tiranës me serbët, Egbo: Besoj te çunat! Batha: Jemi inferiorë, s'e shikoj si luftë politike

TIRANE-Trajneri i Tiranës Egbo nuk i trembet ekipit serb të Cervena Zvdezdës, pasi beson te djemtë e tij që mund të bëjnë mrekullinë duke qenë se fati vendoset vetëm në një ndeshje. Formacionin, thotë se do ta vendosë nesër.

"Do të japim maksimumin, do të marrim rezultatin që na takon në fushë. Varet nga ne, nëse futemi dhe japim maksimumin. Cdo gjë është e mundur. Ne gjithmonë do të japim 100% dhe do të besojmë deri në fund se cdo gjë mund të ndodhë.

Kam besim te çunat. Për formacionin do të vendos nesër. Cdo ndeshje ka specifikën e vet, do të shikoj se kush do të jetë gati dhe kush jo nga lojtarët, pasi kanë shpenzuar shumë energji në ndeshjen e fundit.

Faktori fushë është edhe nuk është avantazh. Ekipi serb është me shumë vlerë, por duke qenë me një ndeshje gjithcka mund të ndodhë. Është ekip agresiv, që di të lozë futboll, me kualitete. Ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta. Kundërshtari di të sulmojë me shumë opsione.

Edhe pikat e dobëta ua dimë" tha ai. Por ai i trembet ai një ndërhyrje nga jashtë me dron si në Beograd me kombëtaren apo parulla? "Ne merremi me gjërat brenda fushe dhe jo jashtë. Ne fokusohemi te fusha" tha tekniku.

Për kapitenin Batha kjo nuk është luftë politike. "Nuk e shikoj si luftë politike, është thjeshtë një ndeshje futbolli, i vlerësojmë shumë si ekip sepse kanë bërë edhe ata historinë e vet, ne do të përpiqemi ta shijojmë ndeshjen, shpresojmë te një rezultat pozitiv sado që jemi, si të themi inferiorë nga vlerësimet që janë bërë.

Por futbolli ka treguar se mund të ndodhë gjithcka. Edhe nëse shkojmë te penalltitë është arritje për ne" tha ai. Ndeshja e vlefshme për Champions League do të luhet nesër në 20:00 në Air Albania.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/08/2020 23:05

    Bravo Batha,<<Kapitene>> si ti I mungojne futbollit shqipetar per te ngritur moralin,se te gjitha I ka ne rregull!Sa me fat qe jemi qe je vetem kapiten futbolli e jo ushtrie se do ta kishe ndritur ne rast lufte.

    Përgjigju
  • xebo: 24/08/2020 22:14

    batha i thone b*thes ne disa zona te thella malore ska faj qe ndihet inferior ky mjafton ti shikosh turirin.Ekbo tironc denbabaden mer plak pershtatje totale fillo nga ngjyra deri ke zhargoni tiranas qe perdor.Fitore tirona.

    Përgjigju
  • Murat Milano: 24/08/2020 21:36

    Ndeshjen e fiton Tirana.

    Përgjigju
  • KokeBatha: 24/08/2020 21:03

    Hajde kapiten leshi hajde, jemi inferior thot legeni, jo po ulni brekët dhe jepuani me rradhë..

    Përgjigju
  • vjeshta: 24/08/2020 20:26

    Teherona! Keni me hangër nja 3-4!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë