Përgjaken rrugët nga aksidentet, 8 viktima për 4 ditë

Kjo ka qenë një javë e përgjakshme nga aksidentet rrugore. Për 4 ditë, konkretisht 15-19 maj janë shënuar 8 viktima.

Në Tiranë, në vendin e quajtur kryqëzimi i arkivës, një kamion ka përplasur një person me biçikletë. Kampioni e zuri poshtë 62-vjeçarin, duke i dëmtuar këmbët. Ky i fundit më pas ka ndërruar jetë në spital.

Më 17 Maj një aksident i rëndë ka ndodhur te Sulejman Delvina. Viktima, i identifikuar si Redi Karreci, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërsa për pasojë ka ndërruar jetë në vend 33-vjeçari. Përplasja e rëndë ndodhi në fillim të rrugës “Sulejman Delvina”, shumë pranë shkollës “Vasil Shanto” rreth orës 01:30. 33-vjeçari po qarkullonte jashtë orës policore, ndërsa policia dyshon se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara kur ka humbur drejtimin e automjetit.

Shpejtësia ka përgjakur rrugët dje edhe në Shkodër. Dy të rinj kanë humbur jetën. Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç vetëm një ditë më parë, humbën jetën në aksidentin tragjik që u regjistrua në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.

Gjatë natës së kaluar ka ndërruar jetë një 70-vjeçar pasi u aksidentua u regjistrua rreth orës  23:00, në rrugën e “Rinasit”. Më tragjik bilanci është bërë me viktimat e aksidentit të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin Milot Mamurras, ku humbën jetën 3 persona pasi makina ka çarë bordurën dhe ka rënë në kanalin me ujë.


Lajmi kryesor:

8 viktima për 4 ditë nga aksidentet/ Makina çan bordurën në Milot-Mamurras e bie në ujë, humbin jetën 2 kushërinjtë dhe shoku i tyre, po ktheheshin nga një mort (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani