Përgjimet e Ndranghetas, Braçe: Në dosje s'ka bisedë me asnjë nga PS! Opozita do të njollosë Shqipërinë, me analistë e ministra të korruptuar

Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur për përgjimet e publikuara nga antimafia italiane mbi bisedat e disa mafiozëve të Ndrangheta-s që flisnin për investime në Shqipëri.

Sipas Braçes nuk ka asnjë provë në dosje, që të gjithë ata persona që flasin në përgjime dhe të vënë nën akuzë nga antimafia atje, të kenë kryer ndonjë aktivitet në territorin e Shqipërisë. Këtu zv.kryeministri thekson se në përgjime nuk flitet për kryeministrin, dhe as për ndonjë ministër apo anëtar të PS, duke i quajtur akuzat e opozitës shpifje.

Sipas tij, opozita dhe ata që hedhin akuza ndaj qeverisë, e bëjnë për të njollosur Shqipërinë. Sipas Braçes për këtë çështje flasin avokatë dhe ish-ministra të korruptuar që s'kanë lexuar as dosjen me përgjime.

Kam 3 ditë që i ndjek me vëmendje zhvillimet. Kam kuptuar ata që shkruajnë në medien tuaj përfshirë dhe Carlo Bollinon e njohin dosjen. Kanë marrë fletët dhe i kanë raportuar të paktën atë që thonë dosjet.

Por kam dëgjuar analistë në zë nga këta që çdo natë u janë qepur me gurë shqiptarëve dhe s'mundet shqiptari të klojë një natë të qetë për shkak të ulërimave të tyre dhe urrejtes së tyre,  të cilët as e kanë lexuar, as e disponojnë dosjen, as i referohen ndonjë faqeje të asaj dosje por thjesht artikulojnë. Në atë dosje ka një element të rëndësishëm, të gjithë ata persona që flasin dhe të vënë nën akuzë nga prokurorë antimafia atje nuk rezulton të kenë kryer ndonjë aktivitet  në territorin e Shqipërisë, në atë lloj që pretendohen, për pastrim parash në ndërtim dhe në turizëm, në qendra tregtare.

Pra nuk ka bë atë konkluzion të prokurorisë antimafie të kryer një aktivitet kriminal nga ata persona në Shqipëri. Kjo dihet nga ata që kanë dosjen dhe jo nga ata që se kanë dosjen. Qellimi është politik të goditet qeveria kjo mazhorancë sa më afër zgjedhjeve nuk interesohet kush për ta në të vërtetë, nuk kanë asnjë lloj sensi kundër mafies dhe aktivitetit të saj. Disa prej këtyre i kam parë në sitiata ordinere me këta mafiozë.

Sbesoj se ashtu si i kam parë unë këta njerëz të luftojnë për të vërtetën dhe kundër mafias. Nga dosja sdel asnjë bisedë e përgjuar mes këtyre banditëve apo kryeministrit të Shqipërisë apo ndonjë këshilltari të kryministrit ndonjë ministri këshilltari ndonjë drjetori ska asnjë, ta nxjerrin bisedën e atij gjelit italian me filan ministër kryeministër deputet. Ku e kanë, nuk ka.

Janë 5 njerëz atje matanë shqipërisë që merren me aktivitet kriminal por ska asnjë të vërtetë . Duan të merren m thashetheme dhe të nxijnë imazhin e vendit tonë., Ndranghheta ka një aktivitet të shtrirë në Gjermani në Spanjë... imazhi i kësaj organizate në çdo vend është alarmant, por kur këtu ska një aktivitet të kësaj organizate pse duan ta bëjnë me zor.

Pashë dje një gjyqtar të korruptuar koëk e këmbë që merret me këtë temë, pashë një minsutër drejtësie të korruputuar që merret me këtë çështje. Nuk ka asnjë asnjë akt legal të kësja qeverie në favor të kësaj bande 0.

Pak ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku u ekzekutuan 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove në kuadër të grupit mafioz "Ndrangheta". Pas ekzekutimit të urdhër-arresteve u publikuan mbi 1500 faqe përgjime ku mafiozë të grupit famëkeq italian flisnin për planet e tyre për investime edhe në Shqipëri. Ndërsa SPAK ditën e djeshme ka deklaruar se do u dërgonte letërporosi autoriteteve italiane në lidhje me hetimet dhe përgjimet e bëra ndaj grupit mafioz 'Ndrangheta' nëse ka prova konkrete të lidhjes së tyre me zyrtarë e politikanë shqiptarë.

Edhe kryeministri Rama është shprehur se ky rast përfaqëson një tymnajë të neveritshme të hedhura nga opozita dhe mediat. Madje Rama citoi edhe konkluzionin e prokurorisë italine që thotë se edhe pse është folur për investime të mëdha në Shqipëri në fakt mafia italiane ka pasur vetëm në një dyqan të vogël dhe ka dështuar. 


Lajmi kryesor:

Dalja e Ndrea Prendit në TV për 21 janarin/ Braçe: Janë të trembur nga hetimet e prokurorëve të pavarur! Berisha e ka pohuar kudo se ai është urdhëruesi


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë