Përpjekja e fundit e opozitës parlamentare, Murrizi në Report TV: Do ripropozojmë amendamentin për listat e hapura në seancën e 5 tetorit

Opozita parlamentare do të bëjë përpjekjen e fundit që PS të marrë në konsideratë propozimet e saj për hapjen e listave. Në seancën e 5 tetorit ku priten të votohen ndryshimet në kodin Zgjedhor, kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të ripropozojë amendamentin për hapjen e listave, jo më pak se 2/3.

Në Kuvend ne do të ripropozojmë amendamentin e propozuar në emër të 11 deputetëve, për nenin 163 që është thembra e Akilit, që është zbatimi i Kushtetutës në kod, hapja e listave jo më pak se 2/3, që nuk është implementuar te propozimi i PS. Do shohin draftin final në seancë, për të parë dhe çfarë do të bëhet me votën tonë. Shpresojmë që PS këto dy ditë të reflektojë dhe të heqë herësin”, tha Murrizi.

Sfida e radhës për mazhorancën është sigurimi i votave nga deputetët e opozitës parlamentare për të votuar në seancë paketën me ndryshimet në kodin Zgjedhor.

“Unë nuk jam as komandant apo lider supreme i opozitës, as tutor as protektor. Përgjegjësi morale mbaj për votën time, por dhe për grupin parlamentar që unë drejtoj. Për dy grupet e tjera nuk është përgjegjësi e imja. Në komision deputeti Zeneli ka votuar pragun 1%, një kërkesë e jona. Ne kërkuam që kryetari i Partisë të kandidojë në 12 qarqe, për të maksimalizuar numrin e votave për partinë”, tha Murrizi.

Si anëtar i Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve të KQZ-së, Myslim Murrizi e quajti një gabim përjashtimin nga PD të Ilir Rusmajlit për të qenë në krye të KQZ-së së re. Teksa njoftoi për tërheqjen e Odeta Berberit si anëtare e rregullatorit, Murrizi akuzoi PS-PD për procesin e realizuar deri më tani.

“Njëra nga të propozuarat e mazhorancës ka dhënë dorëheqjen. I zgjedh pa i pyetur ose ua zgjedhin pa i pyetur. Të zgjidhesh në 18:30 dhe të japësh dorëheqjen në orën 09:30 kjo tregon seriozitetin e dy partive që kanë nënshkruar mbajtjen në pronësi të KQZ-së për interesa të ngushta.  Të pranosh Ilirian Celibashin si kandidaturë për të drejtuar KQZ, apo një deputet të PS dhe të eliminosh zv kryeministrin e PD, kjo tregon atë që unë kam thënë prej kohësh që këta janë një ndërmarrje bashkë, filial i PPSH dhe pjellë e komunizmit”, u shpreh ai.a

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 04/10/2020 08:15

    Megjithate ti Myslim si njeri i shitur qe je nuk behesh me deputet.Mos kujtoni se duke share kundershtaret e Rames ata qe te futen ne listat ku je sot (njelloj si Bamir Topi me shoke para teje )keni kapacitet per tu bere deputet.Evetmja gje qe mund te arrish eshte te te ofroje Rama (skllavopronari jot ) ndonje vend pune ose te besh ndonje firme ndertimi .

    Përgjigju
  • toni: 03/10/2020 18:56

    Bravo Murrizi...

    Përgjigju
  • Miza murriz: 03/10/2020 15:16

    Kur u bere edhe i faktor, qe sdi te flasesh shqip, ketij vendi i rafte rufeja e i marrte te gjithe perpara, me ne kre 140 kryehajdutet e faqezinjte e parlament i thençin se nw thelb eshte nje çerdhe hajdutesh e te paudhesh qe skane as minimumin formimit intelektual.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa