Përpjekjet për të siguruar vaksinat, Ballkani Perëndimor orientohet drejt lindjes

Përpjekjet për të siguruar vaksinat, Ballkani Perëndimor orientohet drejt lindjes

Në përpjekje për të arritur imunitetin e popullsisë, vendet e Ballkanit Perëndimor po i drejtohen Kinës dhe Rusisë pasi blloku nuk mund të ofrojë furnizime me vaksina për ta.  Serbia është shfaqur si pararojë në garën e vaksinimit falë Kinës.

Serbia ka arritur të vaksinojë të paktën rreth 7 përqind të popullsisë së tij ka marrë të paktën një dozë vaksine,  dy herë më shumë se mesatarja aktuale e Bashkimit Evropian.

Shumica e vaksinave, rreth 1.1 milion doza janë të importuara  nga Sinopharm i Kinës, ndërkohë  një milion tjetër janë vendosur të arrijnë para marsit dhe vendi po negocion gjithashtu me Rusinë për të marrë doza shtesë dhe madje për të filluar prodhimin vendas të vaksinës Sputnik V deri në fund të vitit. Ajo është në bisedime me kompanitë farmaceutike të tjera gjithashtu, pavarësisht fillimit të vaksinave me tre lloje vaksinash deri tani.

Lëvizja nuk është pa rreziqe. As Agjencia Evropiane e Barnave e BE dhe SHB. deri më tani nuk kanë autorizuar vaksinën kineze Sinopharm pasi i mungojnë të dhëna e provës  në Fazën e 3 të disponueshme në revistat kryesore mjekësore. Hungaria, edhe pse pjesë e unionit europian i ka dhënë dritën jeshile vaksinës, në bazë të rregullave të emergjencës që lejojnë një shtet anëtar të BE të shkojë përpara nëse rregullatori i BE nuk ka marrë ende një vendim, me kusht që të marrë përsipër vetë përgjegjësinë.

Për Beogradin, shkalla e lartë e vaksinimit ka provuar vlerën e aktit delikat të balancimit gjeopolitik. Vendi është në bisedime të anëtarësimit në BE por kultivon lidhje të ngushta me Pekinin dhe aleaten tradicionale Rusinë.

Për BE-në, kjo është një kujtesë e pakëndshme që po përballet me një konkurrencë të fortë për ndikim në rajonin më të afërtë të saj, ku zhgënjimi po rritet për shkak të qasjes së ngadaltë të bllokut për të lejuar më shumë vende të bëhen anëtare.

Përhapja e vaksinimit vetëm po shton këtë zhgënjim. Katër nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë marrë ende një dozë të vetme pavarësisht premtimeve nga Brukseli.

Komisioni Evropian premtoi 70 milion € për të ndihmuar në sigurimin e dozave në Ballkanin Perëndimor  dhe mbi 500 milion € që unioni kontribuoi në platformën COVAX, i cili synon të garantojë qasje të barabartë në vaksinat dhe trajtimet e koronavirusit në të gjithë botën. Por ende nuk ka një afat kohor se kur vaksinat do të arrijnë në rajon dhe COVAX po has vështirësi të shumta.

Pritja për vaksinat i shtohet edhe një pritje të stërzgjatur të vendeve të rajonit për t’iu bashkuar BE-së, rrezikon të shtyjë Ballkanin Perëndimor më larg bllokut. Duke ndjekur shembullin e Serbisë, shumë vende të tjera në rajon - të cilët kanë regjistruar disa nga nivelet më të larta të vdekjes për frymë gjatë pandemisë - kanë filluar të kërkojnë ndihmë në lindje.

"Gjeopolitikisht, BE deri më tani ka humbur një mundësi të shkëlqyeshme për të demonstruar përkushtimin e saj ndaj rajonit," tha Andrius Tursa, këshilltar i Evropës Qendrore dhe Lindore në Teneo Intelligence.

"Kjo mund të dëmtojë perceptimin publik të BE-së në Ballkanin Perëndimor në një kohë kur zhgënjimi në lidhje me vonesat për anëtarësim është tashmë i lartë."

Kjo, shtoi ai, "lë një hapësirë për Kinën dhe Rusinë për të zgjeruar ndikimin e tyre në rajon. Suksesi i vaksinimit të Serbisë duke u mbështetur kryesisht në vaksinën kineze Sinopharm është një shembull kryesor i kësaj."

'Është vonuar, por nuk ka dështuar'

Një nga vendet që synon të ndjekë hapat e Beogradit është Maqedonia e Veriut, ku nuk është vaksinuar ende asnjë person.

Me dërgesën e parë COVAX që pritet të mbërrijë në mars, qeveria fuqimisht pro-BE ka vendosur tani të negociojë me Kinën në një përpjekje për të siguruar vaksinat sa më shpejt. Shkupi është gjithashtu në bisedime të drejtpërdrejta me Pfizer për rreth 800,000 doza të cilat shpreson t'i marrë këtë muaj.

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, tha se kjo lëvizje nuk duhet të shihet thjesht si një lëviazje politike.

"Unë nuk e konsideroj këtë si një luftë politike dhe gjeopolitike, kjo është një çështje e shëndetit publik," i tha ai POLITICO. “Ne të gjithë po përballemi me sfida në sigurimin e vaksinës. Vendet e BE po përballen me sfidat të shumta. Unë e shoh mekanizmin e solidaritetit evropian si të vonuar por jo të dështuar ".

Të tjerët janë më kritikë

"Edhe p.ara miratimit të vaksinave nga Agjencia Evropiane e Barnave i gjithë prodhimi i tyre është blerë paraprakisht dhe ne u lamë pas të prisnim për kohë më të mira," tha Dragan Danilovski, një epidemiolog në Shkup

Njëjtë si në shembullin e Titanikut, kur varkat e shpëtimit shpëtuan së pari udhëtarët e pasur; të varfërit u mbytën. Këtë herë kemi të njëjtën gjë. Në momente kritike, të gjithë përpiqen të sigurojnë veten së pari, "shtoi ai. Ai gjithashtu shprehu dyshimin se dërgesat COVAX do të mbërrinin siç ishte planifikuar.

Mali i Zi, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina presin dërgesat e para përmes COVAX në pranverë, por edhe ata po kërkojnë zgjidhje më të shpejta.

Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi Jelena Borovinić Bojović tha se përveç një kontrate të nënshkruar kohët e fundit për 150,000 vaksina kineze, ajo do të kërkojë të sigurojë 50,000 doza të vaksinës ruse Sputnik V. Qeveria boshnjake tha se në mes të janarit do të fillojë negociatat me Moskën, Pekinin dhe Pfizer dhe Kosova ndoqi shembullin e tij.

Politika e vaksinave

Serbia është përballur me akuza se po luan politikë  të rrezikshme me vaksinat, në një rajon që vuan nga paqëndrueshmëritë.

Beogradi shkaktoi zemërim në Kosovë – të cilën Serbia nuk e njeh si një shtet i pavarur - kur dërgoi vaksina në veri të vendit, ku jetojnë shumë serbë etnikë, pa leje të qeverisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se vendi i tij do të gjente një mënyrë për të ndihmuar Kosovën pa marrë parasysh etninë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është zotuar gjithashtu të dërgojë vaksina në Kosovë, popullsia e së cilës është kryesisht shqiptare.

Përveç Serbisë, Shqipëria është i vetmi vend tjetër i Ballkanit Perëndimor që ka filluar fushatën e saj të vaksinimit,  në sajë të një vendi të paidentifikuar të BE-së që i dërgoi Tiranës një dërgesë simbolike me 975 doza.  Qeveria shqiptare ka siguruar gjithashtu 500,000 doza direkt nga Pfizer, me 1,170 që kanë mbërritur deri më tani dhe 40,000 që do të dorëzohen në fund të Shkurtit. Pjesa e mbetur nuk pritet para vjeshtës.

"Në thelb nuk kemi asnjë program vaksinimi për momentin," tha epidemiologu shqiptar Ilir Alimehmeti.  Ai shtoi se shqiptarët ishin zhgënjyer nga BE kaq shumë herë sa që "pritjet nuk janë shumë të mëdha, kështu që zhgënjimi nuk mund të jetë shumë i madh".

Rama e ka quajtur shpërndarjen e vaksinave të BE "moralisht dhe politikisht të papranueshme", duke shtuar: "Nëse shihni se si BE e ka konceptuar këtë proces, për momentin ajo ka vendosur të mendojë vetëm për veten e saj.

Filipçe e Maqedonisë së Veriut tha se BE duhet të kuptojë se nuk do të ishte një vendim i zgjuar të linte një pjesë të Kontinentit të pa vaksinuar.

"Nëse disa pjesë të BE-së mbeten të rrezikuara, të gjithë do të jenë në rrezik," tha ai.

Përktheu nga POLITICO për Shqiptarja.com Suada Mehmetaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën