Përplasja Kushtetuese/ Komisioni i Venecias nis misionin fakt-mbledhës për çështjen Xhaçka! 4 grupet parlamentare dëgjohen online, opinioni jepet në mes dhjetorit

Përplasja Kushtetuese/ Komisioni i Venecias nis misionin fakt-mbledhës për çështjen Xhaçka! 4 grupet parlamentare dëgjohen online, opinioni jepet në mes dhjetorit

Komisioni i Venecias dhe deputetja Olta Xhaçka

Tiranë- Komisioni i Venecias nis sot misionin fakt-mbledhës për çështjen Xhaçka.

Ndryshe nga herët e tjera, delegacioni nuk vjen fizikisht.

Takimet do të bëhen online me të 4 grupet parlamentare veç e veç, referuar vendimit dhe kërkesës së Kuvendit që iu drejtua Komisionit për ndihmë.

Misioni nisi në orën 13:00 me grupin e PS dhe në orën 14:30 është caktuar seanca e dëgjimit me grupin e PD dhe kreun e saj Gazment Bardhi. Më tej do vijohet me dy grupet e tjera parlamentare.

Përplasja kushtetuese PD-PS u dërgua në Venecia si kazus nëse GJK mund të imponojë deputetin se si duhet të votojë.

Bëhet me dije se Opinioni i Venecias del në mes të muajit dhjetor, pasi të analizohen faktet e mbledhura.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite