Përplasja, Meta: Pse s’mblodhe
komisionin, Xhafaj: Ule zërin

Përplasja, Meta: Pse s’mblodhe<br />komisionin, Xhafaj: Ule zërin
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është përplasur sot në mbledhjen e konferencën kryetarëve.  Meta i ka kërkuar Xhafës llogari me tone të larta se përse nuk e ka mbledhur mbrëmë Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ndërkohë që Xhafa i është kundërpërgjigjur duke i thenë se duhej të ulte zërin, pasi nuk merrte urdhra prej tij.

Ilir Meta: Pse nuk e mblodhe mbrëmë Komisionin, siç të kisha urdhëruar?

Fatmir Xhafa: Ule zërin,deri tani kemi dëgjuar parullën tënde ‘Me qetësi e dashuri”, por tani dashuria ka ikur, tani të rrijë qetësia. Kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për kuvendin. Kam dëgjuar e dëgjoj me vëmendje gjithçka që thuhet nga karrigia juaj. Komisionin e kam mbledhur rregullisht gjatë gjithë kësaj kohe, konform rregullores, PD ka bojkotuar komisionin rregullisht. Nuk marr urdhra për mbledhjen e komisionit.

Menjëherë pas kësaj deklarate, kreu i Kuvendit i ka kërkuar ndjesë Xhafës.
 
Ilir Meta: Ndjesë për tonin e lartë të zërit tim.

Në fillim të mbledhjes ka munguar Xhafa e Ruçi, çka ka bërë që Meta ti kërkonte të dyve praninë në mbledhje.

''I kam kërkuar Xhafës që të bëjë mbledhjen e komisionit për të reflektuar marrëveshjen e arritur me ndërkombëtarët por për habi kjo mbledhje nuk është bërë duke sjellë këtë situatë. Xhafa dje ka bërë një deklaratë dhe disa insinuata ndaj duhet te vijë këtu me të gjithë ekspertët që patën kohë të dalin publikisht kur i ftova, sepse historia e telefonit të prishur me reformën nuk mund të bëhet. Kam kërkuar transparencë që në fillim dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Pasi ambasadori amerikan me te drejtë i kërcënoi dy liderët më të mëdhenj të Shqipërisë kam kërkuar takim me të gjitha palët dhe kjo nuk ka ndodhur. I bëj thirrje zotit Xhafa të vijë këtu sepse boll janë dëmtuar procedurat parlamentare për këto ndryshime kushtetuese''.

Menjëherë pas kësaj në Kuvend ka mbërritur Ruçi dhe Xhafa, Shalsi dhe Leskaj.

Kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës Xhafaj ka shtuar se Komisioni nuk diskuton letra, qoftë kjo edhe e Hahn por amendamente të cilat më pas i dërgon ose jo në Kuvend, për të marrë ose jo miratimin e deputetëve.

Por nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se ka qenë opozita ajo që ka bojkotuar punimet e këtij komisioni.

Komisioni është mbledhur dy ditë para. Nuk mblidhet komisioni për të lexuar letrën e komisionarit Hahn, pavarësisht respektit që kemi. Letra e komisionerit Hahn nuk është ligj, marrëveshje, por letër. Komisioni nuk mblidhet për të lexuar letra, por për të shqyrtuar nene, ligje.  Mua më ka ardhur në mbrëmje një amendament, e përkthyer në një marrëveshje që priste mirëkuptimi e negociatorëve për të qenë e dakortësuar. Unë e kam pritur që ky amendament të kthehej tek komisioni në një normë juridike. Kur vjen kjo normë, unë thërrisja komisionin.A do ishte dakort Kuvendi apo jo, kjo ishte pastaj një çështje që do ta zgjidhë konferenca e kryetarëve."tha ai.
 
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë demokratike, Edi Paloka ka thënë se mazhoranca duhet ti përmbahet marrëveshjes që u mbështet edhe nga Hahn, SHBA e BE, ndëkrohë që ka shtuar se, vendi ëhstë në një situatë të rëndë që gati gati i ngjan një "puçi".

"Ndodhemi në një situatë shumë të rëndë. Ka një marrëveshje të sjellë nga Hahn që u mbështet nga të gjithë. Situata i ngjan një ‘puçi”Ajo që ndodhi në darkë, nuk pranoi të vijë në komision për të futur një rresht në draftin e reformës.. U arrit një marrëveshje, por ajo u rrëzua në orën 02:00. Ne duam të njhemi me draftin. Ky është skandali më i madh politik" tha ai.

Sakaq, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka theksuar se, palët nuk kanë në dorë një draft përfundimtar konkret për ti hapur rrugë procesit, por shtoi se në orën 23:00 të darkës anëtarët e komisionit kanë pasur një draft paraprak.
 

Ai ka shtuar se Xhafa duhet të mblidhte komisionin.
 
“Të gjithë antarët e komisionit u njohën me draftin e arritur në kuvend në 11 të darkës. Pëfaqësuesi i OPDAD. Ky draft përmbante propozime shtesë nga BE dhe zyra e kryeministrit. Xhafa duhet të mblidhte komisionin dhe të diskutohej për tu futur në seancë. Sa u takon ndryshimeve, ky është i negociuar sepse përderisa vjen nga ndërkombëtarët është absolut. Kam pasur rezervë pasi nuk kemi njohur ata që kanë bërë ndryshimet por kemi rënë dakort për t'i hapur rrugë procesit. I gjithë problemi është se duke pasur edhe material në dorë jemi të paqartë. 
Sot kemi një darft po s'kemi një draft, kemi një negociom po s’kemi negocimin.
 

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Komosionit të Posaçëm, Fatmir Xhafa i cili ka thënë se, ai ka folur në komision për një nen të mbetur pezull e që lidhet me vettingun dhe se nuk ka pasur pika të tjera.

“Në mbledhje të komisionit unë kam folur për një nen të mbetur pezull që lidhet me vetingun që ishte në proces negocimi. I cili mendoja se sipas negociatave do të miratohej. Ka qenë vetëm ky, nuk kishte pika të tjera. Ajo që tha Vasili është pjesërisht e vërtetë. Më ka ardhur një email që e ka edhe Vasili, nëse ai se ka unë ja vendos në dispozicion qëndrimin e negociatorit të LSI. Në cilësinë e kryetarit nuk e përfshija dot veten në një negociatë politike” tha Xhafa.

 
Edi Paloka ka thënë se në komision po vijon një teatër absurd dhe se palët kanë rrëzuar natën atë për të cilën kanë rënë dakort ditën, çka sipas tij duket si hakmarrje mes organizatorëve.

"Këtu vazhdon një teatër absurd. Xhafa tha se komisioni nuk mblidhet për letra por për projektligje. Ne na rezulton e pavërtetë se nuk ka pasur pse të mblidhet komisioni ndërkohë që ne ju pamë dje kur thatë se drafti është miratuar dhe nuk ka nevojë për tjetër. Nuk besoj se kjo është hakmarrje e vogël e juaja, kjo duket hakmarrje midis negociatorëve. Më vjen keq për përgatitjen dhe entuziasmin që treguam pa llogaritur rrëzimin e kësaj. Nuk e kishim llogaritur të prishen mesa natës ato për të cilat ramë dakort ditën. Nuk besoj se data 21 është historike sepse nesër nuk do përmbyset bota. Kemi kohë të mblidhemi dhe të diskutojmë që të sjellim në parlament draftin e duhur."tha ai.

Por kreu i Kuvendit Ilir Meta i është kundërpërgjigjur duke thënë se nëse ka vullnet kjo çështje zgjidhet për 2 ose 3 orë. Ai ka apeluar që të zgjidhet sot pasi ky është një moment historik.

“Nëse ka vullnet kjo çështje zgjidhet për 2,3 orë. Duhet ta zgjidhim sot sepse është një moment historik për republikën e Shqipërisë. Kjo situata është e paqartë si shkak e mungesës së transparencës tonë dhe të ndërkombëtarëve” tha ai.

Gramoz Ruci ka theksuar nga ana tjetër se, vendimi për kalimin e reformës u mor mbrëmë, por çuditërisht ai u rrëzua. Sipas tij, kjo nuk pritej as nga ndërkombëtarët.
 
“Dje kemi marrë një vendim por çuditërisht në orët e vona doli ajo që nuk pritej as nga ndërkombëtarët as nga ne. Duhet të vazhdojmë senacën atje ku e lamë dje” tha ai.. 

Sakaq, Paloka është kundërpërgjigjur duke thënë se, drafti që duhet të sillet duhet të jetë në përputhje me draftin e komisionerit Johannes Hahn.
 
Të mblidhet komisioni dhe të sjellë draftin sipas Hahn, ai është zgjidhja e vetme” tha Paloka.
 
Kreu i kuvendit, pak minuta përpara se të mbyllte për mediat mbledhjen, tha se palët po bëjnë përpjekje që kjo reform të miraothet nga të gjithë deputetët.

“Do bëjmë çdo përpjekje në minutat dhe orët që vijnë për ta votuar këtë reformë nga të gjithë deputetët e kuvendit të Shqipërisë. Jemi shumë afër konsensusit historik” tha Meta.







  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë