Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 Nëntor. Me një vendim Gjykate Tirane e cila ka caktuar në mungesë masën e arrestit me burg, për tre vepra penale, efektivë të policisë kanë ushtruar kontrolle në dy banesat e tij në kryeqytet, njëra prej të cilave rezulton të jetë në emër të bashkëshortes së Kajmakut.
Që prej ditës së shtunë, policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e Kajmakut në zonën e Fushë-Prezë, ku mësohet se i vetmi që është gjetur në banesë ka qenë djali i tyre, i cili i ka pohuar policisë se nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e të atit apo nënës së tij, ku as kjo e fundit nuk është gjetur aty.
Burime pranë policisë bënë me dije se kontrolle për arrestimin e Kajmakut janë kryer edhe në banesën e ndodhur në zonën e “tregut elektrik”, në Tiranë, e cila rezulton të jetë në emër të bashkëshortes së Agim Kajmakut.
Ndërkohë, duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se ish-kryebashkiaku i Vorës nuk rezulton të ketë dalë jashtë territorit shqiptar. Agim Kajmaku, i shpallur në kërkim tashmë me vendim gjykate është nën akuzë për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.
Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Ndërsa avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor, siç e tregon edhe kjo shkresë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7775
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kap me drogë/ Agim Kajmaku bleu pasurinë 1 milionë lekë dhe ia shiti vetes 730 mijë USD, mbi 2.5 milionë USD llogari bankare dhe apartamente
18 Qershor 2022, 16:02
-
Bashkëshorti u kap me drogë, Merita Kajmaku 1.9 milionë USD në bankë: Janë kursime familjare dhe nga biznesi
17 Qershor 2022, 14:59
-
U kapën me 20 kg kokainë në Itali, zbardhet dëshmia e Kajmakut dhe nipit të tij...detaji që mund t'i implikojë, ja çfarë u gjet në çantë
16 Qershor 2022, 15:50
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet e kamionit me lule të Agim Kajmakut, i modifikuar për drogë! U nis për Holandë, ndaloi në Bari dhe u kap në Durrës
15 Qershor 2022, 14:57
-
VIDEO ekskluzive/ Momenti kur Agim Kajmaku shoqërohet për në qeli nga karabinierët dhe Guardia Di Finanza pas arrestimit! U prangos me 20 kg kokainë
14 Qershor 2022, 18:21
-
Arrestimi i Kajmakut me 20 kg kokainë, reagon për herë të parë PS: Përshëndesim zbatimin e ligjit për këdo
14 Qershor 2022, 11:26
-
Në Itali gjykohet për trafik droge, në Tiranë për falsifikim dokumentesh! Prokuroria: Kemi ankimuar vendimin e gjykatës për Agim Kajmakun
14 Qershor 2022, 10:40
-
U kap me 20 kg kokainë në Itali, pasuria e Agim Kajmakut ‘në sitë’ ! Do të verifikohet çdo lëvizje e ish-kryebashkiakut
13 Qershor 2022, 10:36
-
REAGIMET për arrestimin e Agim Kajmakut/ Alibeaj: Rama e mbrojti nga drejtësia! Bardhi: Kriminalizoi qeverisjen qendrore e lokale! Berisha: Pasqyroi fytyrën e qeverisë
12 Qershor 2022, 11:50
-
Ekskluzive/ U kap me 20 kg kokainë në Itali, ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku nuk ishte vetëm! Së bashku me nipin ndërronin vazot e luleve! U ‘fundosën’ nga pronari i fidanishtes
12 Qershor 2022, 07:48
-
Ekskluzive/ Arrestohet në Itali me 20 kg kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku! Droga kapte vlerën e 1 mln euro, e kishte fshehur në vazo me lule
11 Qershor 2022, 23:04
-
Abuzimi me tenderat/ PD: Paralajmërimi i Ramës për kryebashkiakët, përpjekje për t'i hedhur hi syve shqiptarëve, vijon të shpërblejë me tendera Agim Kajmakun
12 Korrik 2021, 12:30
Eh mor kajmak po ctu desh mor djale politika ty, nje cope fshatari. Gjete ate qe kerkove si breshka. U diskretitobe, leket ti hengren dhe burgun do e hash perseri, i shpetove grekut por jo Rilindjes, tung
PërgjigjuE turpshme per qeverine dhe Partine Socialiste qe ksndidati i tyre nuk i dorzohet drejtesise. Njelloj si kriminelet e ordinere. Kjo tregon sesa ordinere ka qene perzgjedhja e kandidateve.
Përgjigju