POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

PJESA III-Ekskluzive/ Dosja e SHISH, lidhja e ngushtë e ish-diplomatit shqiptar me spiunin rus

Dosja e spiunazhit rus në Shqipëri, hartuar nga agjentët e SHISH tregon se si rusi S.R i kamufluar si gazetar mundi të ndërtojë marrëdhënie me 18 persona të cilët në episode të ndryshme janë përdorur për interesat e tij. Mes tyre një person i njohur me pseudonimin “Djaloshi” i cili ishte shkolluar për diplomaci ne Rusi e më pas kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë. Agjentët e SHISH përmes përgjimit të telefonit të S.R regjistruan një bisedë me ish diplomatit shqiptar i cili jetonte jashtë dhe më pas e survejuan gjatë një vizite në Tiranë.

Në dosjen e SHISH në një episod të vetëm përmendet një ruse e martuar me një shtetas shqiptarë e cila bisedonte në telefon me S.R.

Një tjetër personazh interesant është edhe biznesmeni H.R me lidhje të forta biznesi tashmë i skeduar nga shërbimi sekret shqiptarë si pjesë e spiunazhit rus.

SHISH në këtë dosje flet edhe për një tjetër biznesmen shqiptarë pronar i një lokali të famshëm në Bllok.

Pas dy vite nën survejim dhe përgjim të rusit të kamufluar si gazetar dhe një tjetër rusi që mbërriti në Shqipëri si i punësuar nga OSBE, shërbimi sekret shqiptar mbërriti në këtë përfundim.

Sipas Raportit informativ Nr......, Date 01.06.2002, te ardhur nga DAI Nr..., burimi ka informuar se: “...duke vajtur here pas here ne ambasaden Ruse ne Tirane, ka arritur ne perfundim se A. A (punonjësi OSBE)  dhe S. R (gazetari rus)  duhet te jene punonjes te sherbimit sekret Rus. Ata jane djem te rinj, zotrojne dhe njohin shume mire gjuhen Shqipe, kane shume lidhje, shoqeri, njohin zakonet dhe doket tona si ne gezime ashtu dhe ne fatkeqesi, tipare keto te nje zbuluesi.

Per S. R , ai ishte me i sigurte qe eshte zbulues, sepse ai fillimisht ka ardhur ketu ne Shqiperi dhe ka qendruar e punuar si asistent, si praktikant per rreth nje vit, ne zyren konsullore te Ambasades Ruse, prane A. P. N ish konsull, i cili patjeter ka qene edhe zbulues dhe pas nje viti, mbasi u praktikua mire dhe me sukses, erdhi ketu, jo si konsull, por si gazetar i Gazetes Ruse. Ai ka shume njohje e miq ne Tirane, punon shume, leviz shume ne te gjithe Shqiperine.

Diplomati shqiptar
“Nga informacioni i dt.20.03.2002 del se nje dite me pare S ka folur ne telefon me A i cili i thote S se e bleva bileten. Neser avioni niset me dy e gjysem. S.R i propozon atij te takohen se bashku ne oren 12.”rrime diku e bejme muhabet. Dua te pyes per diçka neser…Ta tregoj neser. Une isha ne ambasaden Maqedonase. Ne fund te muajit eshte samiti per stabilitetin e Evropes [Juglindore]. Ka mundesi te vije Trajkovski. Dua ti marr nje interviste. Do te jete interesante.  Gjate nje bisede telefonike qe gazetari Rus S. R ka zhvilluar me nje te quajtur A.  me 13.06.2002, rezulton se A. do te vije ne Rinas [nga Kosova] me 14.06.2002, ora 14 me "“ADA AIR” dhe se ne oren 13.30 do te dale per ta pritur atje S.R .  Mbi bazen e informacionit te mesiperm nga data 14 deri me 16.06.2002, u organizua vezhgim ndaj subjektit S.R. Nga raportet e vezhgimit rezulton se: Me date 14, ora 13.30, ne aeroportin e Rinasit u pa te hyje dhe te parkohet para lokaleve makina tip Wolksvagen jeshile me targe CD 21-32 e ambasades Ruse te cilen e guidonte personi qe njihej nga sektori operativ. Ne oren 14.15 u pa te vinte ne drejtim te makines se lartpermendur dhe u takua perzemersisht me personin e ambasades Ruse, nje person rreth moshes 30-35 vjeç, me trup mesatar, rreth 170 cm, pak esmer, i qethur shkurt, me nje nishan ne faqe [ i cili nga vezhgimi po njihet me pseudonimin “Djaloshi”]. Pasi kane biseduar rreth 5’, djaloshi ka futur ne bagazhin e  makines nje cante te zeze ne forme valixheje dhe te dy personat kane hipur ne makine dhe jane nisur ne drejtim te Tiranes. Gjate rruges per ne Tirane,ne oren 14.40, makina kthehet  e futet brenda oborrit te fabrikes se pijeve “....” e cila ndodhet ne autostrade. Ketu u pa nga larg qe te dy bisedonin me nje person ne oborrin e fabrikes. Mbas 15 minutash makina e lartepermendur doli nga fabrika ne autostrade me Rusin dhe personin tjeter brenda dhe vazhdoi rrugen ne drejtim te qytetit te Tiranes. Ne oren 15.10 ata kane ndaluar para supermarketit [ish Vefa] perballe institutit te fiskultures ku kane zbritur nga makina dhe kane blere disa sende dhe jane nisur perseri. Ne oren 15.25 makina ka ndaluar afer kryqezimit te rruges “Bajram Curri” me rrugen “Vaso Pasha” ku ka zbritur “Djaloshi” dhe pasi ka mare çanten nga bagazhi eshte pershendetur me Rusin dhe ne oren 15.30 eshte futur ne banesen me nje shkalle ne rrugen “Vaso Pasha”, perballe kafe restorant “Roberta”. Ketu ai hyri ne shtepine e H.M, kati i katert. Nga ky moment deri sa ka vazhduar vezhgimi,  ne oren 21.50 ai nuk ka dale nga banesa.

Ne informacionin e dates 17.06.2002,veshguesi.... ka mesuar se subjekti me pseudonimin “Djaloshi” eshte i biri i .... dhe ka mbaruar shkollen e larte ne Rusi per Diplomaci dhe disa vite me pare ka punuar ne Ministrine tone te Puneve te Jashteme.  Nga masat e marra nga ana jone rezultoi se Subjekti S . R erdhi ne aeroport ne ora 13.30 me nje veture Wolksvagen  “Passat” 1.8 T me targe CD 21-32,me ngjyre jeshile te erret te cilen e drejtonte vete. Rreth ores 14.15 nga salla e tranzitit dolli personi qe ai priste dhe u takuan, hipen ne makinen e S.R dhe u nisen per ne Tirane. Krahas vezhgimit u krye edhe filmimi i subjektit S. R dhe i personit me emrin A.

Me avionin e ADA AIR te linjes Prishtine-Tirane me date 14.06.2002 kane qene 21 pasagjere. Ne listen e pasagjereve, me Nr.13 te saj eshte shenuar A.M .Po ashtu ne listen  per hyrjet e shtetasve Shqiptare  me date 14.06.2002 rezulton se ne aeroportin e Rinasit,midis te tjereve ka hyre edhe qytetari A. M .

A. ka qene gjysmen e dyte te qershorit ne Shtepi. Ka disa dite qe nuk eshte pare. Se ku ka shkuar nuk dihet. Ai eshte tip jashtezakonisht i mbyllur. Nuk flet me asnje njeri, as me komshijte qe ka ne deren perballe. As familjaret e tij, i jati dhe e jema nuk flasin me njeri ne shkalle. Komshijte dine vetem se quhet A..... dhe nuk dine se ku punon e me se merret.

A. ka studiuar edhe ne Moske per dipllomaci.  Ai ka punuar ne Ministrine e Puneve te Jashteme te Shqiperise. Eshte larguar nga kjo Ministri ne Shtator te vitit 1997. Pasi eshte larguar nga Ministria e puneve te Jashteme, ai ka shkuar ne Amerike. Nuk e di ne se eshte pajisur atje me dokumenta, por kemi vene re se po bejne perpjekje edhe prinderit e tij qe te shkojne ne Amerike. Ne liste kerkesat per vize te drejtorise konsullore te Ministrise se puneve te jashteme,date 12.07.2002 rezulton se i quajturi  A.M , me adrese Rruga “Ali Demi” ne Tirane ka ftuar per vizite miqesore shtetasen Ruse D. G, e vitlindjes 1977 me pasaporte  Nr.......

 L.A. sipas informacionit te dt.10.09.2002 ka informuar se: ”A . M ka kryer studimet e larta ne universitetin e Tiranes, fakultetin e Filologjise, dega e Gjuhes Ruse. Ka filluar studimet ne vitin 1989 dhe i ka mbaruar ato ne vitin 1993. Me sa kujtoj erdhi ne fakultet nga rrethi i Elbasanit. Shokun me te ngushte gjate viteve studentore ka patur A. H nga Peshkopia me te cilin ishin student te se njejtes dege. A bente perpjekje dhe mundohesh te studionte, por nuk ngjitej dot mbi nivelin mesatar.  Si A edhe A.H  rrinin te veçuar ne shoqeri, prandaj shoket e grupit mbanin nje qendrim paksa indiferent ndaj tyre.  

Pas perfundimit te fakultetit, A, A dhe dy-tre shoke te tjere i shkeputen lidhjet me shoket. A punoi ne Ministrine e Jashteme, kurse A ne SHIK. Me tej nuk di asgje per jeten dhe aktivitetin e tyre.”

Sqarojme se A.H ka te dhena ne DAI. Ne fund te vitit 2001 per të kemi patur kerkese informative. Kesaj kerkese i jemi pergjigjur duke i sqaruar te gjitha problemet. Aktualisht A. H eshte me banim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Spiuni rus pjesë e OSBE
Ne raportin informativ te dt.22.05.2001 te deges se kunderspiunazhit Fier, i ardhur me 22.11.2001,thuhet se….”Ne zyren e OSBE-se ne Fier punojne dy shtetas te huaj: Xh . MC eshte pergjegjes zyre dhe Bjellorusi A. A  i cili eshte rreth 32 vjeç dhe ka ardhur ne Fier nga Kukesi rreth tete muaj me pare. Kurse ne rap.inf. te dates 25.10.2001 po te kesaj dege thuhet se A. R  i cili ka thene se ka mbaruar shkollen e larte ushtarake ne kohen e ish Bashkimit .Sovietik dhe se ka punuar si oficer ne zbulimin ushtarak per disa vite. Pastaj ai ka kryer nje kurs njevjeçar per dipllomaci dhe me pas eshte derguar me pune prane zyrave te OSBE-se. A fliste mire gjuhen Shqipe. Ne rubriken e sqarimeve ne kete raport informativ thuhet se ne muajin Tetor 2000  eshte derguar informacion nga Drejtoria e SHIK-ut Kukes, sipas te cilit A mban mbiemrin A....., ndersa ne Fier rezulton me mbiemer R..... Ne mesazhin e references,  cilesohet se perfaqesues i OSBE-se ne Fier eshte A.K.” – Me pas siç do e shohim del se ai quhet A. J.

Duke folur ne telefon me nje gazetar Rus,me 14.12.2001 ne ora 22.21, S. R pasi i tregon atij per qendren e Vlores, detyrat e saj dhe vendin ku ajo ndodhet ne vilat e ujit te ftohte ne Vlore i thote atij : “Une bisedova me ate djalin qe eshte i OSBE-se. Ai eshte nje Rus, Bjellorus, ne Fier. Fieri eshte kryeqyteti i prostitutave. Atje eshte ngritur nje qender per reabilitimin e prostitutave. Kam folur me nje vendas atje dhe ai eshte gati t’ju ndihmoje, t’ua tregoje te gjitha gjerat. Do bisedoni me te sepse ato jane te mbyllura ne nje shtepi vagon….Ju telefonojini atij qe tani qe t’ju prese. Ai quhet A. J, me numer celulari ....... Eshte ne misionin e OSBE-se ne Fier.

Me 15.02.2002 S. R ka folur ne telefon me A. J. Nga biseda del se R e ka kerkojtur ate por nuk e ka gjetur. J pohon se ka qene ne hotel Tirana Internacional. – Une,thote R, pyeta per zotin J dhe me thane se nuk kemi njeri me kete emer.  A. J i thote bashkebiseduesit se Une do te vij ne Tirane te marten se do te iki ne shtepi, ne Minsk me leje. Do kthehem prape me 5 Mars.                                                      

Diplomati grek në Tiranë
Gazetari Rus S.R  ka folur ne telefon me atasheun e shtypit te ambasades Greke E. A ne daten 04.04.2002, ora 12.24. Biseda eshte zhvilluar ne gjuhen Ruse. S e ka pyetur bashkebiseduesin ne se ka kohe qe te takoheshin po ate dite. E eshte treguar menjehere i gatshem duke i thene: “Tani eshte ora dymbedhjete e gjysem. Prane ambasadave,ne rrugen e Durresit, eshte nje restorant qe quhet “NAPOLI”. Hajde atje ne oren nje e gjysem”. S e miraton duke ju pergjigjur se ne oren nje e gjysem do ta presi atje. E.A  eshte atashe shtypi prane ambasades Greke ne Tirane. Me Rusin R kane biseduar edhe here te tjera. Kemi informacion se E.A  ka kryer studimet ne Moske. Atje ai eshte njohur dhe eshte martuar me nje grua Ruse me te cilen ka nje vajze te vogel rreth nje vit e gjysem. Di shume mire gjuhen Ruse. Ka banuar me qira ne nje pallat qe ndodhet prane selise se ambasades Kroate, perballe librit Universitar.

Pronari Lokalit
Subjekti ka shkuar ne lokalin “Q..... ” qe ndodhet ne krah te.......Jane ulur te dy ne nje tavoline dhe ka porositur Xhin dhe Uiski. Pas 10 minutash ka dale prej andej dhe ka shkuar ne lokalin “R”. Ne veranden e “R”, subjekti ka takuar nje çift nje djale e nje vajze qe ishin ulur ne nje tavoline. Ai foli me djalin,kurse vajza qe duhet te ishte e dashura e tij,ishte me pak aktive. Pasi biseduan per 10 minuta , subjekti beri pagesen e porosise u nda me djalin dhe vajzen. Sipas verifikimit qe kane bere vezhguesit ...... dhe ...... ka rezultuar se djali ne fjale eshte i quajturi B. A, pronar i lokalit “Q....” .. B.... eshte pedagog ne Rusi dhe ka ardhur ne Shqiperi per pushime.  

Rusja e martuar me shqiptarë
Më datë 08.05.2001 Rudshenko i telefonon L . E. P dhe i thotë se : “…Nuk erdha se kam shumë punë. Po merrem me problemet e Maqedonisë.  Të telefonova, se nesër nuk do të jem. Dua të shkoj në kufi, të shikoj sesi është gjendja atje”. Më datë 24.05.2001 S.R ka biseduar përsëri me L. P , ku i thotë : “…Kam bërë gati materialin për botim dhe kam disa pyetje dhe sqarime. Ai e pyet për kohën e qëndrimit të saj në Lushnje, për burrin e saj, nëse merrte letra nga Moska, si dënoheshin gratë ruse, nëse i kanë kërkuar asaj të kthehej në Rusi etj. L e ka sqaruar atë, se ajo merrte një letër në vit, se gratë Ruse i transferonin në qytete të ndryshme të Shqipërisë, se shumë prej tyre u burgosën, se (edhe unë isha në vëzhgim, në kontroll nga mëngjezi në darkë). Do isha futur edhe në burg si agjente e Rusisë, po të mos kisha shkuar në Lushnje”.

Biznesmeni pro rus
Sipas informacionit të datës 06.06.2001, G.B  ish oficer i sigurimit, ka informuar se është ndodhur në një lokal të quajtur “Edera” (i cili ndodhet pranë Ambasadës Ruse, rruga “Asim Zeneli”), me disa shokë të tij kur aty ka ardhur gazetari rus S. R. Ai ishte djalë i ri, bjond, me sy të kaltër, sipas pronarit të lokalit ai vinte vazhdimisht.  Rusi kishte sjellë me vete një pako me vodka ruse, si dhuratë për lokalin e ri. Ai fliste shqip në mënyrë të kënaqshme. S i kishte thënë atij, se kishte qënë në hapjen e OPEL-it, ku e kishte ftuar H.R, i cili është djalë i mirë.

Arrestimet e terroristëve
Me 20.09.2001 S ka biseduar me nje burre ne Moske dhe i ka thene: “Tani nga Shqiperia ne Kosove dhe anasjelltas, hyjne e dalin njerez. Persa i perket Bin Ladenit, ketu po behen arrestime te qytetareve te shteteve Arabe. A eshte me interes te bej diçka per kete?” dhe pasi merr miratimin e bashkefolesit, S vazhdon : “Do te dergoj diçka. Ka deklarime te zyrtareve se ketu nuk ka grupe e te tjera.”

18 personazhet e dosjes së SHISH
1.      V. K, ish Këshilltar politik në Ambasadën Ruse në Tiranë. Ka qënë subjekt i punës tonë. Sipas të dhënave që kemi, aktualisht, është me punë në M.P. të Jashtme në Moskë.

2.      I.S , ish Ambasador i Rusisë në Tiranë. Ka qënë në ndjekje si subjekt.

3.      E. U, Konsull Rus. Është në ndjekje me DSI.

4.      A. A,[J] është pjesëtar i grupit monitorues i OSBE-së në vendin tonë.

5.      A. A , është atashe kulturor në Ambasadën Ruse. Ndiqet me materiale në DAI.

6.      E.V , është korenspodent i agjencisë “Novostin” në Sofje. (Radio ruse për Ballkanin Jugor)

7.      E. A, atashe Shtypi në Ambasadën Greke në Tiranë.

8.      H.R, është me materiale në DAI, për veprimtari të dyshimtë spiunazhi, në favor të shërbimeve sekrete ruse ndaj vendit tonë.

9.      A.M, lindur me 1970. Ka punuar ne M.P.J.deri ne 1997.        

10.  E. L , gazetar

11.  A.S , gazetar

12.  L. P, me origjinë Ruse, martuar me....... Ka vajzë ......, e cila është punësuar në Përfaqësinë Tregëtare Ruse në Tiranë.

13.  P. P, është me origjinë shule, nga një fshat rreth Prespës së Vogël, që i përket minoritetit Maqedon.

14.  I.         Ende e paidentifikuar nga ana jonë.

15.  N,     i pa identifikuar

16.  A. R, Shqiptar Maqedonie, gazetar tek “Fakti”

17.  G, gazetar Kinez.

18.  B. A.  nuk njihet nga ana e jone

d.ba./al.sp.
Komento

Komente

  • Highlanderi: 26/07/2018 18:06

    Futja pordhe e gri sallate, sa te ngryset kjo nate.

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 26/07/2018 14:03

    Budalliqe akoma merret Shiku si ne kohen e sigurimit???? Sipas shrimeve ska asgje komprometuese

    Përgjigju